Ka dështuar edhe përpjekja e dytë brenda ditës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Seanca nuk ka mundur të vazhdojë me zgjedhjen e nënkryetarëve, pasi LDK-ja nuk ka pranuar që të votohet nënkryetari i saj pa u zgjedhur më parë nënkryetari nga grupi i dytë më i madh parlamentar.
Pavarësisht insistimit të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, që procedura të vazhdojë, deputetët e LDK-së kanë kundërshtuar dhe më pas kanë lëshuar sallën.
Pas kësaj, Haxhiu ka njoftuar se seanca konstituive do të vazhdojë të dielën në orën 10:00.
“Në rrethanat në të cilat jemi, seanca konstituive vazhdon punimet të dielën në orën 10:00”, ka deklaruar Haxhiu.
