Ministri bullgar i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji e ka konfirmuar pozitën parimore të Bullgarisë për mbështetjen e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, kumtoi pres-qendra e MPJ-së bullgare.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Stoev theksoi se Bullgaria, për ta mbështetur fillimin e negociatave inkuadruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE-në, ka nevojë nga veprimet konkrete dhe garancionet për plotësim të përhershëm dhe të pakthyeshëm të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017.
“Presim nga Republika e Maqedonisë së Veriut të tregojë vullnet politik për tejaklimin e dallimeve. Bullgaria nga ana e saj mbetet në mënyrë aktive e angazhuar në gjetjen e mundësive për zgjidhje të çështjeve të hapura”, tha Stoev.
Gjatë takimit të Stoevit me Varhejin, i cili gjendet për vizitë në Bullgari, ministri Stoev e ka theksuar vazhdimësinë e politikës së qeverisë teknike në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që del nga Deklarata e Kuvendit popullor nga 10 tetori i vitit 2019 dhe pozita kornizë, e miratuar nga Këshilli ministror më 9 tetor të vitit 2019.
Shefi i diplomacisë bullgare e ka njoftuar eurokomisarin Varheji me proceset aktuale në dialogun bilateral me Maqedoninë e Veriut, duke i theksuar, përpjekjet e Sofjes dhe investon për rindërtimin e besimit në të gjitha nivelet, si dhe me konsultimet eksperte ndërmjet dy ministrive për punë të jashtme, të zbatuara, në nismë të Bullgarisë.
“Bullgaria mbetet deri në fund në mbështetjen e rrugës evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke e përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të udhëhequr nga ajo pozitë, investuam përpjekje serioze për mbajtjen e dialogut të hapur me fqinjët tanë për kthim të besimit në marrëdhëniet”, tha Stoev.
