Shkelet afati për tenderin e stadiumit të Tetovës! Kasami nuk flet më për riparim, por për ndërtim të ri nga themeli

TË FUNDIT

Kaluan 25 ditë nga kur kryetari i komunë së Tetovës Bilall Kasami tha se  brenda 10 ditësh do të hapet tenderi i ri për riparimin e stadiumit të futbollit. 

 “Unë besoj se jo më shumë se 10 ditë do të behët edhe shpallja, pra për momentin para masën e kemi projektin ideor e kemi dhe njëherë e them brenda 10 ditësh do behët shpallja e tenderit”, tha Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës ( 25 Tetor 2023 ).

I pyetur së fundmi për këtë afat, Kasami nuk foli konkretisht, por tani siç duket është ndryshuar plani. Kasami nuk flet më për riparim, por për ndërtim të stadiumit të ri nga themeli.

 “Aty tani unë mund të jap edhe një lajm të mirë edhe për faktin se ka vonesa dhe ne do të gjejmë një zgjidhje që do të jetë më e mirë për Tetovën edhe kjo do të thotë se mund edhe të shkohet  dhe me konceptim e ndërtimit edhe të një stadium të ri”, pohoi Bilall Kasami- kryetra i  komunës Tetovës .

Premtimin për riparimin e stadiumit Kasami e dha para zgjedhjeve komunale. Afatet e dhëna disa herë u shkelën, rindërtimi nuk u bë. E tani kur flitet për ndërtim të stadiumit të ri, i bie që Shkëndija do të vazhdojë edhe gjatë kohë të luajë në stadium të vjetër dhe jashtë Tetovës për ndeshje ndërkombëtare.