Sulmet me dronë iranianë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik kanë shtyrë agjencitë e inteligjencës amerikane të hetojnë mundësinë e përfshirjes ruse, qoftë përmes ofrimit të informacionit mbi objektivat ose teknologjisë së përparuar, raportuan dy zyrtarë amerikan, shkruajnë mediat e huaja.
Të paktën dy objekte të CIA-s u goditën në mars. Njëra ishte në kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, Arabi Saudite , dhe e dyta ishte në Irakun lindor. Disa burime thanë se ishin shënjestruar edhe vende të tjera të CIA-s, por nuk dhanë detaje.
Zyrtarët perëndimorë në rajonin e Gjirit dyshojnë se Rusia e ndihmoi Iranin të përmirësonte aftësinë e dronëve të tij Shahed për të goditur objektivat me saktësi ekstreme. Analistët amerikanë vlerësojnë se dy Shahed të përparuar u përdorën në sulmin ndaj ambasadës amerikane në Riad .
Saktësia e shënjestrimit të Shahed-136 iraniane u përmirësua falë sistemit rus të navigimit satelitor Kometa-M, tha një burim tjetër. Kremlini e mohoi këtë informacion, duke e quajtur “lajm të rremë”, pas një raporti të ngjashëm nga Wall Street Journal në mars.
Daniel Hoffman, një ish-shef i stacionit të CIA-s, nuk mendon se do të ishte e habitshme nëse Moska do të ndihmonte Teheranin të godiste objektet e CIA-s, duke pasur parasysh bashkëpunimin strategjik midis Rusisë dhe Iranit.
“Ata po përpiqen të zvogëlojnë ose eliminojnë ndikimin amerikan në zonat që i kanë përcaktuar si sferat e tyre të ndikimit”, tha ai.
