S’dihet nëse do të zgjatet afati për “çmimet e ngrira”! Nëse shtrenjtohen derivatet e naftës, Qeveria s’ka çfarë bën

TË FUNDIT

Ende nuk dihet nëse do të vazhdohet masa për ngrirjen e çmimeve për produktet bazë, por Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zbulon se janë duke u analizuar edhe modele tjera për t’u intervenuar tek importuesit bazë dhe të tregtarëve me shumicë.

 “Sipas të gjithë të dhënave nuk ka rritje gjatë muajt dhjetor dhe janar duke marrë parasysh vendimin për ngrirjen e produkteve bazë është akoma herët se a do të vazhdojë masa për të cilën veçse ka filluar të flitet në opinion janë duke u analizuar edhe modele tjera dhe sipas të gjitha gjasave do të intervenohet edhe ne marzhën e importuesve të ushqimeve bazë dhe të tregtarëve me shumicë dhe pakicë dhe në atë mënyrë do të zvogëlojmë ndikimin e rritjeve të çmimeve të produkteve bazë”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sa i përket çmimeve të derivateve të natës, ato edhe mund të rriten, por për këtë Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë nuk mund të bëjë asgjë, pasi që nuk varet nga shteti.

 “Maqedonia veriut nuk është prodhues as i naftës, as i derivateve te tjera të naftës, por nuk besoj se që është edhe vend i rajonit, mua me gëzon fakti se kemi çmime më të lira në rajon, duke u krahasuar me Kosovën, Serbinë, Shqipërinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe kështu me radhë, dhe nuk mund të ndikojmë sa i përket çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës se janë në kuadër të brezave ndërkombëtare edhe atje përcaktohet çmimi”,pohoi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Më rritjen e çmimeve te energjisë elektrike si dhe të derivateve të naftës, në Maqedoni filloi edhe rritja e çmimeve të produkteve bazë, pas çka qeveria ngriu çmimet e disa prej produkteve bazë, ndërsa më pas në mënyrë shtesë e zgjati afatit e ngrirjes deri më 28 shkurt 2022.