Komuna e Tetovës sot ka vazhduar me punë në rrugën Strasho Pinxhur. Sipas udhëheqësit të sektorit për tokë ndërtimore dhe rrugë Memet Jonuzi, ata nuk kanë pasur takim me këshilltarët e pavarur që kundërshtuan prerjen e drurëve, ndërsa këtë vendim për vazhdimin e punëve e kanë marr pas takimit që kanë pasur me pronarët e dyqaneve.
“Ne insistuam si komunë edhe nuk u zhvillua ai takim. Kishim me vetëm me qytetarët apo me shitësit e lokaleve. Insistuam të kishim një takim me këshilltarët dhe komunën, por për fat të keq nuk e patëm atë takim. Ditën e premte zhvilluam takim me banorët e kësaj lagje dhe ramë në përfundim se duhet të vazhdohet me punë me projektin që është në fuqi dhe që është i parparë”, deklaroi Memet Jonuzi, Komuna e Tetovës.
Kjo sipas Memetit do të thotë se komuna e Tetovës do të vazhdojë edhe me prerjen e drunjve që kanë ngelur në këtë pjesë.
“Sipas projektit që kemi ne edhe sipas kërkesës së qytetarëve të paraparë dhe vazhdimin e drunjve deri tek udhëkryqi kanë mbetur edhe tetë drunj deri tek udhëkryqi dhe njëkohësisht ne kemi edhe projekt për realizmin apo mbjelljen e fidanëve të reja, ashtu siç është paraparë sipas projektit ”, pohoi Memet Jonuzi, Komuna e Tetovës.
Javën që lamë pas këshilltarët e pavarur të listës Më mirë për Tetovën dolën në terren ku kërkuan nga Kasami që të ndërpritet prerja e drunjve në këtë rrugë. Kasami të premten vendosi që punët të fillojnë nga dita e sotme, ndërsa gjatë ditës së nesërme është caktuar edhe senati e këshillit ku do të shihet nëse këta këshilltarë që bëjnë shumicën do ta mbështesin edhe më tej Kasamin.
