Në 24 orët e fundit në Greqi është regjistruar rekord i ri negativ i rasteve të vdekjes nga Kovid-19 në nivel ditor, 71 persona e humbën jetën, ndërsa është ulur numri i të infektuarve të rinj në krahasim me ditët paraprake, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Njëjtë si edhe javën e kaluar, për shkak të numrit më të vogël të testeve të bëra, rastet e reja janë nga 2.000, gjegjësisht 1.698, ndërsa, 392 pacientë janë kyçur në aparate, gjegjësisht 26 më shumë se dje.
Numri më i madh i rasteve të reja, sërish janë në Selanik, 435 dhe në Atika, 405.
Nga fillimi i pandemisë, në Greqi ka 74.205 raste të Kovid-19, ndërsa janë regjistruar 1.106 raste të vdekjes.
