Mickoski: Autostrada Kërçovë–Ohër do të përfundojë vitin e ardhshëm

TË FUNDIT

Deri në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm pritet të përfundojë rruga Kërçovë–Ohër, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, ky vit është i veçantë pasi janë duke u ndërtuar gjashtë segmente autostradash.

“Autostrada Kërçovë–Ohër, nëse gjithçka shkon sipas planit, pres që në tremujorin e parë, më së voni vitin e ardhshëm, të përfundojë dhe ky segment të vihet në përdorim, në mënyrë që qytetarët të mund ta shfrytëzojnë. Në të njëjtën kohë, pres që këtë muaj, ose më së voni në fillim të muajit të ardhshëm, të fillojë edhe segmenti Bllacë–Shkup. Kemi marrë gjithashtu informacion pozitiv nga huadhënësi për segmentin Bukojçan–Kërçovë, ku nuk kanë pasur vërejtje. Tani presim të përfundojë zyrtarisht pjesa e ankesave, që të mund të vazhdojmë më tej me procedurën”, tha Micksoki.