Propozimi për kryeparlamentarin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut erdhi pas tryezës së përbashkët të partive shqiptare në fillim të vitit 2017, rikujtoi mbrëmë në Debatin Zgjedhor në TV21, Syrija Rashidi, kandidat për deputet i koaliconit “Tash është koha” në zonën zgjedhore 5.
Ai shtoi se kjo arritje nuk është individuale e ndonjë partie politike, por e të gjithave, sepse siç tha, “BDI ka pasur edhe nga 20 deputet por kryeparlamentarin nuk e ka bërë shqiptar”.
