Pozita e shqiptarëve në Maqedoni, si i gjeti pavarësia në ’91-shin, e si janë sot?

Must Read

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes...

Publikohet platforma për mësim online, Zaev dhe Carovska: Do ta modernizojmë sistemin arsimor

https://youtu.be/JQCcmEbVMSs Nga tetori kështu do të duket një orë mësimi online.

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to....
- Advertisement -

Më 8 shtator 1991 shqiptarët e Maqedonisë e bojkotuan referendumin për pavarësi.

Ky vit nuk i gjeti ata në pozitë të lakmueshme politiko-shoqërore, sidomos pas demonstratave të ‘81-shit në Kosovë, ku shqiptarët ishin nën presion të vazhdueshëm. “Nuk kishim as të drejtat elementare që garanton një shtet demokratik”, rikujton Hysni Shaqiri, deputet në përbërjen e parë parlamentare të Maqedonisë. Bojkoti ndodhi që të mos lejohej keqpërdorimi i shqiptarëve për shtet të pavarur, kur në fakt nuk përfilleshin nga shteti, e kjo do të dukej edhe më pas në Kushtetutën e shtetit të ri.

- Advertisement -

 “Kërkesa bazë e shqiptarëve në këtë periudhë ishte që shqiptarët të jenë pjesë konstituive e shtetit, si kategori e popullit shtetformues. Kur erdhi momenti për aprovimin e Kushtetutës, edhe aty shqiptarët nuk u përfillën dhe përjetuan një katarsë më të rëndë se sa referendumi, aty na u mohua përsëri e drejta që të jemi popull shtetformues dhe definimi ynë në kuadër të kushtetutës së re, thënë thjeshtë, ishte si pakicë kombëtare, me të drejta të kufizuara”, deklaroi Hysni Shaqiri, deputet në përbërjen e parë parlamentare.

Deputeti tjetër i përbërjes së parë kuvendore të Maqedonisë, Muhamed Halili, thotë se shpresat e shqiptarëve të Maqedonisë në vitin ‘91 ishin rikthimi i të drejtave të mohuara në Jugosllavi.

- Advertisement -

 “Ishte e vështirë që të bëjmë hapa më kolosal sepse i gjithë fokusi ynë ishte në aspektin gjuhësor dhe kulturore në atë aspekt na iku gjendja ekonomike, forcat politike maqedonase e shfrytëzuan këtë dhe e bënë një privatizim, që në atë kohë e lëvdonin, por më vonë doli se është privatizim kriminal, një partiak, një etnik, e kështu me radhë”, u shpreh Muhamed Halili, deputet në përbërjen e parë parlamentare.

Dhuna, terrori i shtetit ndaj shqiptarëve dhe moszgjidhja e shumë çështjeve ishte arsyeja që çoi drejt konfliktit të vitit 2001, gjë që bëri që edhe ish-deputeti Hysni Shaqiri, të veshë unifromën e UÇK-së. “Durimit i erdhi kulmi. Shqiptarët nuk mund të vepronin më me mjete demokratike. Lufta u bë diçka e pashmangshme” shprehet ai. E edhe sot, 29 vite pas pavarësisë dhe 19 vite nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është i kënaqur me statusin e shqiptarëve.

- Advertisement -

“Çështja thelbësore dhe bazë për ardhmërinë e një populli është statusi i atij populli se si trajtohet brenda një shteti. Ne, deshëm apo jo, duhet ta pranojmë si realitet edhe sot në vitin 2020 se shqiptarë[t në kuadër të ndryshimeve kushtetuese me Marrëveshjen e Ohrit trajtohen si pakicë, si minoritet dhe edhe e drejta e gjuhës, është bërë një manipulim shumë perfid, që rrallë shtete të botës e kanë, ku një popull ta trajtojë si kategori numerike, statistikore, siç ne trajtohemi në Maqedoni”, potencoi Hysni Shaqiri, deputet në përbërjen e parë parlamentare.

Ish-deputeti Halili thotë se 29 vite janë pak për historinë por janë shumë për një gjeneratë. Përparime ka, por shton se ecja ka qenë e ngadalshme.

“Sot problemet e arsimimit dhe gjuhës, përjashto kushtetutshmërinë dhe zyrtarizmin e shqipes, janë të dukshme por megjithatë kemi ngecje në lëmi të tjera si rezultat i kriminalizimit të strukturave politike shqiptare në gati dy deceniet e fundit dhe megjithë pesimizmin dhe pakënaqësitë që i shohim dhe i kemi përditë, lirisht mund të themi se Maqedonia në aspektin kushtetues është shtet juridik pranë, pra në teori, por në aspekt të zbatimit praktik të jurisprudencës, ngec prej gjitha shteteve të Evropës Juglindore”, theksoi Muhamed Halili, deputet në përbërjen e parë parlamentare.

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për dallim nga vitet e ’90-ta, sot kanë përfaqësim më të lartë në shumicën e institucioneve shtetërore, ndonëse tek disa të tjera përqindja vazhdon të jetë e pamjaftueshme për përfaqësim të barabartë. Në Kuvend për momentin janë 32 deputetë shqiptarë, nga 6 parti të ndryshme. Kryeparlamentari po ashtu është shqiptar. Sipas marrëveshjes politike të shumicës aktuale, pritet edhe kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të qeverisë. Funksionojnë 3 universitete në gjuhën shqipe, ndërsa 2 zëvendëskryeministra dhe 6 ministrat e kabinetit të ri janë shqiptarë, për dallim nga vetëm 1 zëvendëskryeministër dhe 1 ministër që  ishin në qeverinë e 1991-shit.

- Advertisement -

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...

Publikohet platforma për mësim online, Zaev dhe Carovska: Do ta modernizojmë sistemin arsimor

https://youtu.be/JQCcmEbVMSs Nga tetori kështu do të duket një orë mësimi online. Në konferencën e...

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë

Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si...

Xhaferi: Identiteti është vërtetuar me Kushtetutë, punësimet etnike janë të mira për biznesin

https://youtu.be/gTUcRgYdozA Pas reagimeve të shumta në opinionin publik për shkak të memorandumit bullgar i cili u është...

Hapja e kufijve në rajon – javën ardhshme! Datën do ta përcaktojnë ministrat e shëndetësisë

https://www.youtube.com/watch?v=gLkAe3Hd5jQ Maqedonia e Veriut bashkë me vendet e rajonit pritet të vendosin përfundimisht për kalimin e lirë...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -