Pakënaqësi për ndryshimet në Shërbimin Gjyqësor! Sindikata e Pavarur eAdministratës Gjyqësore kërkon transparencë

TË FUNDIT

Sindikata e Pavarur e Administratës shpreh pakënaqësi për mungesën e transparencës në procesin e miratimit të Ligjit për Shërbimin Gjyqësor, duke theksuar se nuk është e informuar për disa nga ndryshimet e publikuara në ENER. Sipas sindikatës, shtesat në paga për punonjësit e sistemit gjyqësor vazhdojnë të kushtëzohen nga institucione të tjera, ndërsa roli i sindikatave në procesin e avancimit dhe vlerësimit të punonjësve është minimizuar. Kryetari i kësaj sindikate Goran Risteski deklaroi se janë ftuar nga Ministri i Drejtësisë për të marrë pjesë në diskutimet lidhur me këtë projektligj, ku do të paraqesin propozimet dhe vërejtjet e tyre. Siç theksoi, një pjesë e kryesisë për sistemin gjyqësor tashmë është në negociata me Ministrin e Drejtësisë.

“Që nga publikimi i Projektligjit për Shërbimin Gjyqësor në ENER, janë vërejtur disa ndryshime për të cilat sindikata nuk ka qenë e informuar. Si Sindikatë e Pavarur e Administratës Shtetërore, ne e konsiderojmë këtë si mungesë transparence. Për këtë arsye, kemi paraqitur kërkesë për pjesëmarrje në Komisionin Parlamentar për Çështje Legjislative dhe Juridike, komision që shqyrton tekstin e projektligjit pas fazës së draftit”, tha Goran Risteski.