Gjatë javës së kaluar, me automjet të posaçëm janë mënjanuar gjithsej 86 automjete nga sipërfaqet publike në Qytetin e Shkupit. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, 14 janë mënjanuar nga vend parkimet zonale, ndërsa 72 automjete të tjera me urdhër të policisë rrugore në bazë të kundërvajtjeve të kryera: parkim në rrugë, rrugicë për çiklistë, kalim për këmbësorë, trotuar, sipërfaqe të gjelbra, në kundërshtim me shenjat rrugore, si dhe në thirrje nga një person i tretë.
Siç kumtojnë nga Qyteti i Shkupit, kontrolluesit e vend parkimeve kontrolluese në periudhën e njejtë kanë sanksionuar gjithsej 173 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, përkatësisht për shërbim të papaguar të parkimit. Prej tyre, 14 automjete janë mënjanuar me automjetin e posaçëm, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar në vend parkim.
“Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike ‘Parkingu i qytetit’ u bëjnë thirrje qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet e tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë vetëm në vend parkimet e shënuara. U bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të shërbimeve për parkim, me kohë ta rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokuesi në gomë. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS porosisë apo me kartelë gërvishtëse”, thuhet në kumtesën e sotme të Qytetit të Shkupit.
