Parashqevi Simaku këndon sërish shqip! Biznesmeni Elton Ilirjani përkulet para saj dhe i bën një dhuratë të shtrenjtë

TË FUNDIT

Parashqevi Simaku këndon sërish shqip! Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën muzikës shqipe, Parashqevi Simaku një natë më parë, ku kanë kaluar një darkë së bashku.

Ai ka ndarë video në rrjetet sociale, teksa Parashqevi Simaku këndon shqip me zërin e saj të paharrueshëm.

Në një nga videot, duket teksa Parashqevia këndon rreshtat e këngës ‘Globi, dhuratë për ditëlindje’.

Ndërsa biznesmeni shqiptar shihet deri sa i jep këngëtares bizhuteri të shtrenjta nga koleksioni i tij.