Vance: Presioni i vazhdueshëm i SHBA-së është i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza

0

“Një presion i vazhdueshëm i SHBA-së do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin e enklavës palestineze në të ardhmen”, tha zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance.

Në një intervistë me NBC News, Vance tha se ishte e pamundur të dihej saktësisht se kur do të liroheshin pengjet.

“Por ne kemi shpresa të mëdha, prandaj presidenti Trump do të shkojë atje për të mirëpritur pengjet në fillim të kësaj jave”, shtoi ai.

Donald Trump niset nga Uashingtoni këtë pasdite sipas orës lokale për të vizituar fillimisht Tel Avivin.

Sipas kushteve të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, 48 pengjet (20 të gjallë dhe 28 trupa)  që kanë mbetur në Gaza pritet t’i dorëzohen Izraelit para mesditës të së hënës.

J.D. Vance konfirmoi se “presion i vazhdueshëm” nga SHBA-të do të jetë i nevojshëm për të siguruar stabilitetin në Gaza.

Zëvendëspresidenti siguroi se 200 ushtarët amerikanë që do të jenë të pranishëm në zonë “do të monitorojnë kushtet e armëpushimit”.

Pas Tel Avivit, Donald Trump do të udhëtojë për në Egjipt ku do të kryesojë, së bashku me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, një “samit paqeje” në Sharm el-Sheikh, në prani të udhëheqësve nga më shumë se 20 vende dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Asnjë përfaqësues i qeverisë izraelite ose i Hamasit nuk do të marrë pjesë në nënshkrimin e një “dokumenti që do t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës”./vizionplus.tv

Pas mbylljes së qendrave të votimit, reagon Albin Kurti

0

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qytetarët e Kosvës sot kanë dëshmuar kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet dhe përgjegjësi. 

Në postimin në Facebook pas mbylljes së vendvotimeve, Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë mbështetur partinë që ai drejton dhe kandidatët e saj nëpër komuna. 

“Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi. Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara”, ka shkruar ai.

Sipas Kurtit, tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, t’i numërojnë votat dhe t’i ruajnë ato e vullnetin e shprehur të qytetarëve.

PDK-ja thotë se është fituese e zgjedhjeve

0

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se janë fitues të zgjedhjeve të lokale. Në një konferencë për media, ajo u shpreh se kanë fituar më së shumti komuna pa balotazh. 

E u shpreh i bindur se Uran Ismaili ia ka dalë të jetë në balotazh në Prishtinë.

“PDK-ja është fituese e këtyre zgjedhjeve, ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më shumti komuna në balotazh. Ka marrë më shumë vota partiake, duke u konfirmuar si forca e parë për asamblistë. Jemi të bindur se Uran Ismaili është në balotazh”, ka thënë ajo.

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë

0

Në gjithë territorin e Kosovës në orën 19:00 ka përfunduar periudha e votimit për zgjedhjet lokale që u mbajtën këtë të diel.

Sipas KQZ-së, procesi ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa incidente të mëdha, ndërsa gjatë ditës janë raportuar vetëm disa vonesa të vogla në hapjen e qendrave të votimit në disa zona e fotografim të fletëvotimeve.

Rezultatet e para preliminare pritet të publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë orëve në vazhdim.

VMRO-DPMNE akuzon Spasovskin për përfshirje në “Pulse”! Spasovski: Përpjekje e dëshpëruar për ta fshehur të vërtetën

0

Tragjedia në diskotekën “Pulse” në Koçan sot u gjend në qendër të një përplasjeje të ashpër politike, pasi VMRO-DPMNE, duke iu referuar bisedave telefonike të publikuara, e akuzoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski për përfshirje dhe mbrojtje të pronarit të diskotekës. Spasovski i mohoi menjëherë akuzat, duke i quajtur ato një përpjekje të dëshpëruar të pushtetit për ta keqpërdorur tragjedinë dhe për të fshehur përfshirjen e funksionarëve të vet. Në një konferencë për media, Viktorija Andonovska nga VMRO-DPMNE paraqiti pretendime nga, siç tha ajo, një bisedë telefonike e publikuar nga 17 shkurti 2022, midis djalit të pronarit të “Pulse” dhe një vajze të quajtur Bojana.

“Nga biseda nxirret përfundimi logjik se pushteti i LSD-së me mjeshtëri e kishte mbrojtur pronarin e “Pulse”, dhe se në këtë ishin të përfshirë edhe ministra. Sipas asaj që është publikuar në media, më 17 shkurt 2022, djali i pronarit të “Pulse”, Dejan Jovanov – Deko, Mihail, telefonon një vajzë të quajtur Bojana dhe e njofton se Oliver Spasovski (ministri i Punëve të Brendshme) ishte telefonuar në SPB Shtip për të ndikuar në favor të diskotekës. Dhe atë me fjalët: “Oliver Spasovski është telefonuar në Shtip, në polici, për ne.” Pas kësaj Bojana e pyet Mihailin pse ishte telefonuar Oliver Spasovski, nëse për të ulur gjobën dhe për çfarë gjobe bëhet fjalë”, tha Viktoria Andonovska nga VMRO-DPMNE.

Për këtë arsye, VMRO-DPMNE publikisht e pyeti Prokurorinë Publike dhe prokurorin Lupço Kocevski nëse e kanë hetuar këtë rast, nëse e kanë thirrur Spasovskin për bisedë dhe nëse “po e fshehin dhe e mbrojnë atë”.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, tani deputet – Oliver Spasovski, menjëherë pas kësaj i mohoi ashpër këto pretendime. Spasovski reagoi me kundërakuza, duke pohuar se kjo është “një përpjekje e dëshpëruar e VMRO-DPMNE-së për keqpërdorimin e fundit të tragjedisë në Koçanë për qëllime politike”.

“I mohoj me ashpërsi gënjeshtrat dhe manipulimet që i përhap VMRO-DPMNE. I hedh poshtë si të pavërteta tërësisht. Kjo është një shembull klasik i manipulimit të dëshpëruar. Asnjëherë, në asnjë moment, nuk jam telefonuar për të penguar ndonjë kontroll – përkundrazi, fakti që ka pasur kontrolle kudo është dëshmia më e fortë se as nuk kam ndikuar, as që ka pasur ndonjë përpjekje për këtë. Këto gënjeshtra që i përhap pushteti janë përpjekje e dëshpëruar e VMRO-DPMNE-së për keqpërdorimin e fundit të tragjedisë në Koçan për qëllime politike, në një moment kur opinioni tashmë e di se pikërisht funksionarët e tyre, nga të gjitha nivelet e pushtetit, kanë qenë drejtpërdrejt të përfshirë në rastin “Pulse” dhe tani janë të mbrojtur”, tha Oliver Spasovski, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Prokuroria e ka miratuar plotësisht aktakuzën dhe së shpejti pritet të caktohet seanca e parë gjyqësore. Në të njëjtën kohë, familjet e viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan kanë paralajmëruar se do të fillojnë me bllokada njëorëshe derisa të nisë procesi gjyqësor.

A do të ketë zgjedhje të parakohshme? Rexhepi: Pas lokaleve, patjetër të ketë edhe zgjedhje të parakohshme

0

Mundësia për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilën kryeministri Hrisitjan Mickoski e përmendi kalimthi në një fjalim në Forumin e Biznesit në Strumicë disa ditë më parë, i ngrohu shpresat e koalicionit AKI. Prej andej vazhdimisht përsëritin se pas zgjedhjeve lokale, në pranverë, duhet të mbahen zgjedhje të parakohshme. Për këtë foli edhe Skender Rexhepi, në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë.

“Unë besoj thellë se pas zgjedhjeve lokale Aleanca Kombëtare për Integrim do të fitojë në të gjitha komunat dhe me këtë shteti do të jetë i detyruar të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Presioni qytetar në shtet do ta detyrojë shtetin të shkojmë në zgjedhje të reja parlamentare dhe atëherë kohezioni mes pushtetit lokal dhe atij qendror do të jetë shumë më lehtë i zbatueshëm”, deklaroi Skender Rexhepi.

Por kësaj i kundërvihen fuqishëm nga VLEN-i. Izet Mexhiti nuk pret zgjedhje të parakohshme.

“Duan t’i motivojnë rrejshëm aktivistët e tyre se pas zgjedhjeve lokale do të ketë zgjedhje të parakohshme. Unë vlerësoj – dhe në bisedë edhe me kryeministrin dhe me partnerët e koalicionit – se Qeveria ka legjitimitet, ka numra, ka program, i ka detyrat përpara vetes dhe mendoj se është e panevojshme të bëhen shpenzime shtesë të mëdha”, tha Izet Mexhiti.

Kryeministri Mickoski, edhe pse vazhdimisht thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë të nevojshme dhe se duhet të realizohet ajo që është planifikuar në program, megjithatë në Forumin e Biznesit në Strumicë, javën e kaluar, përmendi një mundësi të tillë.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR
– VMRO-DPMNE është favorite dhe koalicioni do të ketë një fitore të fortë, më të madhe – të paktën sipas fjalëve – se ajo e vitit 2021, dhe është logjike të shkaktohen zgjedhje të parakohshme parlamentare për të siguruar një mandat të ri katërvjeçar. Nëse e shohim këtë si një vendim politik, do të pajtohesha, por nëse e shohim nga logjika shtetërore, atëherë mendojmë ndryshe.

Nënkryetarja e LSDM-së, Kaja Shukova, në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se janë të përgatitur për zgjedhje të parakohshme dhe se gjendja në parti është e konsoliduar.

KAJA SHUKOVA – NËNKRYETARE E LSDM-së
– Mund të them me përgjegjësi se ne jemi të përgatitur për zgjedhje të parakohshme parlamentare kurdo që të jenë. Mbështetja është gjithnjë e më e madhe, dhe nëse do të jetë mars apo prill – do të shohim. E rëndësishme është që LSDM është e gatshme.

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare hapet shpesh herë, por megjithë deklaratën e kryeministrit Mickoski për një mundësi të tillë, ai shpeshherë siguron se ato nuk janë të nevojshme.

Pas arrestimit për spiunazh, Fatmir Sheholli shtrohet në spital

0

Fatmir Sheholli i cili u arrestua këtë javë nën dyshimet për spiunazh është duke u trajtuar në Spitalin rajonal të Gjilanit.

Gjendja e Shehollit është stabile por nën përkujdesjen e mjekëve, njofton Dukagjini.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Gjilanit, Afrim Cana.

“Pacienti është pranuar gjatë ditës së djeshme për shkak të disa ndryshimeve në gjendjen e tij shëndetësore, pas kontrolleve që i janë kryer në emergjencën e spitalit të Gjilanit nga mjekët adekuat është rekomanduar vazhdimi i përkujdesjes mjekësore. Nuk ka asgjë shqetësuese dhe pacienti është në gjendje stabile por të njëjtit i është rekomanduar të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe aktualisht është duke u trajtuar në Klinikën e Interno-s”, tha Cana.

Kujtojmë se Fatmir Sheholli është arrestuar të enjten nga Prokuroria Speciale e Kosovës nën dyshimin për përfshije në spiunazh. Kësisoj të njëjtën ditë policia ka bastisur banesën e tij prej ku sekuestroi një numër të madh dokumentesh.

Të premten, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Shehollit, i arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

Mural me Rei Manajn në Mitrovicë, pas triumfit historik ndaj Serbisë

0

Rei Manaj i cili shënoi supergol në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë, u përjetësua në mural në Mitrovicë. Pasi Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultat 1:0, një mural i cili tregon momentin e festës së Manajt pas golit, u vendos jashtë palestrës “Minatori” në Mitrovicë. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka shënuar fitore të rëndësishme në kualifikimet për kampionatin botëror 2026 si mysafire ndaj Serbisë mbrëmë në Leskovc me rezultat 1:0. Gol i Manajt siguroi për kuqezinjtë tri pikë të mëdha në luftën për vendin e dytë në grupin K. Ndeshjet e radhës, Shqipëria do t’i luajë kundër Andorrës në udhëtim më 13 nëntor dhe Anglisë si vendëse më 16 nëntor.

Vulat zëvendësohen me regjistrime elektronike! Qytetarët e Maqedonisë gjatë udhëtimeve në BE, do të japin të dhëna biometrike

0

Që nga sot ka nisur zbatimi gradual i sistemit të ri digjital për hyrje dhe dalje në pikat kufitare të 29 vendeve anëtare të Zonës Shengen, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Sistemi parashikon regjistrimin elektronik të të dhënave të qytetarëve nga vendet e treta – përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut – gjatë kalimit të kufijve të jashtëm për qëndrime deri në 90 ditë. Gjatë udhëtimit të parë, qytetarët do të duhet të japin të dhëna biometrike, si gjurmë gishtash dhe fotografi, ndërsa vulat në pasaporta do të zëvendësohen me regjistrime elektronike. Zbatimi i plotë i sistemit pritet të përfundojë deri në prill të vitit 2026, kur ai do të vihet në funksion në të gjitha pikat kufitare.

Specat e ajvarit në Kërçovë deri në 50 denarë për kilogram! Tregtarët ankohen për mungesë blerësish

0

Në tregun e Kërçovës, çmimi i specave të avajrit këtë sezon varion nga 40 deri në 50 denarë për kilogram, në varësi të cilësisë dhe llojit. Megjithatë, tregtarët thonë se këtë vit ka më pak blerës dhe interesimi është dukshëm më i ulët krahasuar me vitet e kaluara.

“Nuk ka shitje të mjaftueshme, nuk ka as popull, ata që ishin këtu janë larguar dhe ka shumë pak shitje”

Sipas tyre, arsyet kryesore është gjendja e rënduar ekonomike e qytetarëve, të cilët po përpiqen të kursejnë edhe në produktet tradicionale të dimrit.

“Këta në paktë janë 50, ata me kg janë 60 denarë. Kërçova si Kërçovë nuk ka shumë njerëz ata që janë aq. Shumë dobët populli del në treg. Më shumë marrin nëpër pilara nëpër dyqane kështu që në treg vijnë vetëm të shtunave”

Edhe pse për momentin tregu është i qetë, tregtarët shpresojnë se me afrimin e fundjavës dhe uljen e temperaturave, do të rritet kërkesa për speca dhe përgatitjet dimërore.

Një kavanoz ajvar nëpër markete varion nga 250 denar deri në 350 denar varsisht nga lloji dhe kompania. Ndërkaq qytetarët thonë se 30 kg speca nga 50 denarë janë 1500 denarë plus vaji dhe produktet tjera del diku 2500 denarë. Me 30kg speca mund te nxjerrësh 10 deri në 13 kavanoza ajvar.