Spasovski i reagon VMRO-së: Asnjëherë nuk kam telefonuar për të penguar kontrollin në “Pulse”

0

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i ka cilësuar si të pavërteta shkrimet mbi përfshirjen e mundshme të tij për të parandaluar një kontroll në diskotekën “Pulse” në Koçan, përcjell TV21. Reagimi i Spasovskit vjen pas konferencës së sotme të VMRO-DPMNE-së për këtë rast.

“Asnjëherë, në asnjë moment, nuk kam telefonuar për të penguar ndonjë kontroll, përkundrazi, fakti që kontrolle janë kryer kudo është dëshmia më e fortë se as nuk kam ndikuar, as që ka ekzistuar ndonjë përpjekje e tillë”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.

Izraeli zotohet se do t’i rrënojë tunelet e mbetura të H’amasit pasi të jenë liruar pengjet

0

Izraeli do t’i shkatërrojë të gjitha tunelet e mbetura nëntokësore në Rripin e Gazës, të cilat përdoren nga luftëtarët e Hamasit, pavarësisht arritjes së armëpushimit me këtë grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe vende të tjera, tha të dielën ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.

“Sfida e madhe e Izraelit pas fazës së kthimit të pengjeve do të jetë shkatërrimi i të gjitha tuneleve terroriste të Hamasit në Gazë”, shkroi Katz në platformën sociale X.

Ai tha se operacioni do të kryhet drejtpërdrejt nga ushtria izraelite, si dhe “përmes mekanizmit ndërkombëtar që do të krijohet nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Shteteve të Bashkuara”.

Katz tha se u kishte dhënë urdhër trupave “të përgatiten për realizimin e misionit”, duke shtuar se qëllimi i Izraelit mbetet çmilitarizimi i Gazës dhe çarmatosja e Hamasit.

Pas tërheqjes fillestare të trupave, raportohet se forcat izraelite ende kontrollojnë më shumë se gjysmën e Rripit të Gazës. Çdo tërheqje e mëtejshme varet nga gatishmëria e Hamasit për t’i dorëzuar armët.

Gjatë luftës dyvjeçare në Gazë, ushtria izraelite ka raportuar në mënyrë të përsëritur se ka shkatërruar tunele të Hamasit, megjithatë shkalla e rrjetit të mbetur nëntokësor mbetet e paqartë.

Para ofensivës izraelite, zyrtarët thoshin se tunelet shtriheshin për disa qindra kilometra, përfshirë edhe nën zona urbane.

Armëpushimi në Gazë filloi të zbatohet më 10 tetor, dy ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se Izraeli dhe Hamasi e arritën marrëveshjen e shumëkërkuar për armëpushim në Gazë dhe për lirimin e pengjeve, sipas planit të tij për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare në enklavën palestineze.

Lufta në Gazë filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi hynë në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.

Lufta hakmarrëse e Izraelit ka vrarë mbi 67.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e ndan numrin e civilëve nga ai i luftëtarëve. Ofensiva ka zhvendosur shumicën e 2 milionë banorëve të Gazës, ka shkaktuar shkatërrime masive dhe uri të madhe./REL

VMRO-DPMNE: Çfarë po fsheh Prokuroria dhe Kocevski? A ka “ndërhyrë” Spasovski për pronarin e “Pulse”?

0

Nga VMRO-DMPNE pyesin Prokurorinë Themelore Publike dhe kryeprokurorin Lubço Kocevski nëse ka ndërmarrë masa ndaj ish-ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski, pasi në media u publikua një bisedë mes djalit të pronarit të diskotekës “Pulse” dhe një vajze, ku u përmend emri i Spasovskit, përcjell TV21. Nga VMRO pyesin nëse Prokuroria po e mbron Spasovskin.

“A është e vërtetë që Oliver Spasovski ka telefonuar në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shtip dhe ka kërkuar të “ndalen” policët në Koçan për të shpëtuar pronarin e diskotekës “Pulse”? Çfarë po fshehin Prokuroria Publike dhe Kocevski? Sipas informacioneve që kanë dalë në publik, të zbuluara nga mediat, po dalin në pah zbulime tronditëse dhe përfshirje e niveleve të larta të pushtetit të LSDM-së në rastin e punës ilegale të diskotekës Pulse. Konkretisht, mediat publikuan një bisedë telefonike midis djalit të pronarit të Pulse-it, Mihaillit, dhe një vajze me emrin Bojana. Nga kjo bisedë mund të nxirret përfundimi logjik se pushteti i LSDM-së e ka mbrojtur me kujdes pronarin e Pulse-it, dhe se në këtë kanë qenë të përfshirë edhe ministra. Sipas asaj që është publikuar në media, më 17 shkurt 2022, djali i pronarit, Dejan Jovanov, i njohur si Deko, Mihaill, i telefonon Bojanës dhe e njofton se Oliver Spasovski (ministri i Punëve të Brendshme) ka telefonuar në SPB-Shtip për të ndikuar në lidhje me diskotekën. Ai i thotë:
“Oliver Spasovski ka telefonuar në Shtip, në polici, për ne.” Më pas Bojana e pyet Mihaillin se pse ka telefonuar Oliver Spasovski, nëse është për të ulur gjobën, dhe për çfarë gjobe bëhet fjalë? Mihailli i thotë se kishte marrë informacion për një gjobë që do t’u vendosej nga Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP), në shumën prej 40.000 eurosh, dhe se ndërhyrja kishte për qëllim që policia të mos i bezdiste më. “Ai i kishte thënë shefit të policisë në Koçan të vinte menjëherë nesër në bisedë informative te shefi për Maqedoninë Lindore… do t’i ‘shkundin pak’… të dhj**** mirë,” përfundon Mihaill. Prokuroria Publike dhe Ljupço Kocevski duhet të sqarojnë nëse kanë hetuar këtë rast dhe nëse e kanë thirrur Oliver Spasovskin për bisedë informative, nëse është bërë ndonjë verifikim në policinë e Shtipit dhe Koçanit, dhe nëse ka ekzistuar një ndërhyrje e tillë nga ana e tij. A kanë vepruar Prokuroria Publike dhe Ljupço Kocevski sipas ligjit, apo po e fshehin dhe mbrojnë Oliver Spasovskin?”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Shqipëria ndalon përkohësisht qarkullimin e trotinetëve elektrikë

0

Policia e Shtetit ka vendosur të ndalojë përkohësisht qarkullimin e trotinetëve elektrikë.

Kjo u njoftua në një takim të Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Ndalimi i trotinetëve elektrikë është bërë përkohësisht, deri në hartimin e një plani të plotë, siç deklaroi ministrja Koçiu.

Deri atëherë, do të përgatiten rregulla të reja strikte, që do të përfshijnë lëvizjen, moshën dhe shpejtësinë, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë. Gjithashtu, dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrë biznesi për dhënien me qira ditore, që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi do të bëhet vetëm pas përfundimit të këtij procesi dhe do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve. Ne do të hartojmë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë”.

“Do të përcaktojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike mund të përdoren dhe ku jo, si dhe kriteret për moshën e përdorimit, masat mbrojtëse si kaska, ndriçimi dhe shpejtësia e lejuar. Megjithatë, deri në hartimin e një kuadri të plotë rregullator, interesi publik kërkon ndërhyrje të menjëhershme”, tha ministrja Koçiu.

Policia e Shtetit do të bllokojë qarkullimin e trotineteve nga dita e hënë, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 991 raste aksidentesh të shkaktuara nga këto mjete.

“Që nga dita e hënë Policia e Shtetit do të përfshihet në një operacion për ndalimin e qarkullimit të këtyre mjeteve, dhe për këtë kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë këtij procesi. Ne kemi bërë një analizë të hollësishme lidhur me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin se përdorimi i këtyre mjeteve shkakton një rrezik të menjëhershëm për sigurinë publike. Mjafton të përmendim faktin që vetëm gjatë vitit 2024 janë raportuar 991 raste aksidentesh me këto mjete nga Urgjenca. Midis këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete dhe dëmtime shumë të rënda”, tha Proda.

“Do ta transformojmë qytetin”, Valbon Limani tregon programin për infrastrukturë

0

Kandidati i AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani, ka prezantuar një pjesë të programit dhe vizionit të tij për komunën. Ai tregoi se ka hartuar një planifikim urban për zhvillim modern hapësinor që do ta transformojë qytetin në një hapësirë të gjallë funksionale dhe bashkëkohore. Përmendi projektim për urën e re që do të quhet “Ura e Harmonisë”, transformimin dhe hapjen e bulevardin kryesor, parkimin nëntokësor pranë komunës dhe rilindjen e qendrës së qytetit me nënkalim për automjetet dhe këmbësorët. Foli edhe për mbështetjen ndaj ekonomisë dhe të rinjve.

“Për të nxitur ekonominë vendore dhe për të krijuar më shumë mundësi punësimi, do të zbatojmë një politikë të re mbështetëse për bizneset dhe inovacionin. Taksat komunale për kompanitë e reja do të reduktohen nga 6 mijë denarë vetëm në 1 mijë denarë në 5 vitet e para të funksionimit. Rinia e ardhmja jonë – për çdo të ri apo të re deri 30 vjeç do të mbështesim start-upet e tyre me 60 mijë denarë”, tha Limani.

Kontrabandë me makina luksoze dhe falsifikim dokumentesh! Kallëzim penal kundër pesë personave, përfshirë dy zyrtarë të MPB-së

0


Ministria e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Shkupit kundër pesë personave, përfshirë edhe dy zyrtarë të MPB-së, për kontrabandë të makinave luksoze dhe falsifikim dokumentesh. Të dyshuarit – D.K., G.S. dhe S.S. – akuzohen se kanë qenë pjesë e një skeme ndërkombëtare për kontrabandimin e automjeteve në kërkim ndërkombëtar. Ata përdornin targa dhe dokumente të rreme për t’i regjistruar automjetet në Maqedoni. Dy zyrtarët e MPB-së, A.K. dhe A.Sh., dyshohen se kanë përgatitur dhe lëshuar lejet e qarkullimit për këto automjete. Hetimet vazhdojnë, ndërsa disa pjesëmarrës të tjerë në këtë rrjet tashmë janë dënuar ose po ndiqen në Bullgari.

Federata serbe zyrtarizon dorëheqjen e Stojkoviqit

0

Humbja nga Shqipëria është përjetuar shumë rëndë në Serbi. Selektori Dragan Stojkoviq ka njoftuar të shtunën mbrëma se ka dhënë dorëheqje. Këtë të dielën e konfirmoi edhe Federata e Futbollit e Serbisë.

Në ndeshjen e së martës ndaj Andorrës, Serbinë do ta udhëheqë trajneri i të rinjve, Zoran Mirkoviq. Ai që të dielën nisi punën.

Kritikat janë të shumta edhe për lojtarët e Serbisë.

Ndërkohë Velko Paunoviq pritet të jetë selektor i ri i Serbisë. 48-vjeçari së fundi e ka udhëhequr Oviedon në Spanjë.

Të premten Federata e Futbollit e Serbisë do ta zyrtarizojë selektorin e ri, shkruan në njoftim

Nisin përgatitjet për futjen e ndihmave në Gazë sipas planit të paqes

0

Të dielën kanë filluar përgatitjet për t’i shtuar ndihmat që do të hyjnë në Rripin e Gazës, i cili është dëmtuar rëndë nga lufta, sipas një marrëveshjeje të re për armëpushim që shumë njerëz shpresojnë se do të sjellë fundin e luftës dyvjeçare, raporton AP.

Trupi izraelit që merret me ndihmat humanitare në Gaza, COGAT, ka njoftuar se pritet që të dielën të hyjnë rreth 600 kamionë me ndihma në Gazë, sipas marrëveshjes së arritur.

E Kajroja zyrtare ka njoftuar se po dërgon 400 kamionë me ndihma në Gaza të dielën. Këta kamionë duhet të kontrollohen nga forcat izraelite përpara se të lejohen të hyjnë në enklavë.

Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane ka bërë të ditur se kamionët përmbajnë ndihma mjekësore, çadra, batanije, ushqim dhe karburant.

Në muajt e fundit, OKB-ja dhe partnerët e saj kanë arritur të shpërndajnë vetëm 20% të ndihmave të nevojshme në Gaza për shkak të luftimeve, mbylljes së kufijve dhe kufizimeve izraelite.

Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në javën e saj të fundit

0

Një javë para Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025, të cilat do të mbahen më 19 tetor, partitë politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur vazhdojnë t’ua prezantojnë qytetarëve programet dhe kandidatët e tyre. Sot janë paralajmëruar tubime dhe takime të drejtpërdrejta në disa komuna në të gjithë vendin.

Që nga fillimi, partitë politike patën një fushatë aktive, duke shpalosur programet e tyre para qytetarëve.

Voton Memli Krasniqi, thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e votës

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka votuar.

Ai dhe bashkëshortja e tij, e kanë ushtruar të drejtën e votës në shkollën “Hasan Prishtina”.

Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë masivisht.

“Katër vite janë shumë dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai i cili vendos për të ardhmen e tyre, për një jetë më të mirë për ta. Besoj që sot do të jetë një ditë feste për qytetarët ane e mbanë”, ka thënë ai.