DOGANA: MBLEDHJA E TAKSAVE KA SHËNUAR RRITJE

0

Dogana e Kosovës ka publikuar sot performancën e tremujorit të parë të këtij viti dhe po ashtu ka publikuar edhe krahasimet me vitin e kaluar sa i përket kësaj periudhe.

Në një komunikatë për media, Dogana tregon se gjatë këtyre tre muajve ka rënie të sasisë së mallrave të importuara, derisa ka një rritje të lehtë të vlerave importuese, kurse me rëndësi të cekët se mbledhja e taksave ka shënuar rritje.“Në periudhën raportuese 2014 – 2015 për regjimin IM4 (import), pesha neto ka rënë prej 88,722,685.51 Kg apo shprehur në përqindje -12.61%. Derisa taksat e mbledhura janë rritur. Gjatë periudhës raportuese 2014 – 2015 për të gjitha regjimet e importit, taksat kanë shënuar ngritje në shumë prej 3,394,737.06 ose shprehur në përqindje 2.08%. gjatë vitit 2015 kemi mbledhjen e 166,5 milion eurove derisa vitin e kaluar kishim 163,1 milion euro”, thuhet në këtë komunikatë për media.Po ashtu në këtë performancë janë përfshirë edhe kundërvajtjet doganore, të cilat gjatë këtij viti kanë arritur në numrin prej 263. Dogana thekson se numri i kundërvajtjeve është si rezultat i kontrolleve më të mira dhe efikase, të cilat bazohen në selektimin përmes riskut.

Në aspektin e luftimit të korrupsionit në tre muajt e parë të vitit Dogana ka pasur 15 raste të dyshimta, derisa në procedura disiplinore deri tani janë 23 oficerë doganor për shkelje të natyrave të ndryshme.

FMN: Një valë e re e krizës ekonomike do ta kaplojë botën

0

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, ka paralajmëruar së fundmi për një valë të re krize financiare që do të përfshijë mbarë botën. “Rreziqet për stabilitetin financiar botëror po rriten”, tha francezja të enjten në Washington.
Probleme, para së gjithash, mund të shkaktonin përqindjet e ulëta apo dhe ato negative, si dhe luhatjet dramatike në kursin e këmbimit, transmeton gazeta shqip.
“Edhe ekonomia botërore po rritet gjithnjë e më me ngadalë”, tha Lagarde në një fjalim, duke mbajtur fokusin në takimin e radhës së FMN-së që do të zhvillohet javën e ardhshme.
Produkti i Brendshëm Bruto në rang global këtë vit do të rritet po aq shpejt sa në 2014-n, kur plusi regjistrohej në nivelin e 3,4 përqindëshit.
“Rritja ekonomike globale do të ecë përpara, por ajo do të njohë shtresa dhe rritje të pabarabartë të sektorëve”- tha ajo.
Ndërsa vendet më të rrezikuara nga kriza, ajo parasheh që do të jenë Rusia, Brazili dhe Lindja e Mesme. Zhvillimi në ekonomitë e rëndësishme botërore si SHBA-ja dhe Britania e Madhe do të jetë i kënaqshëm, edhe Eurozona do të njohë rritje, por situata në disa vende në zhvillim dhe të zhvilluara, do të njohë “ditë të këqija”. Para së gjithash, Rusia, Brazili dhe shumë shtete të Lindjes së Mesme do të hasin probleme ekonomike. India, Kina dhe shtete të Afrikës, rajonet në jug të Saharasë, do të kenë një gjendje më të stabilizuar.
“Politikat joshëse për të thithur para në Eurozonë dhe Japoni, do të jenë një ndihmë për zhvillimin ekonomik”, theksoi Lagarde, por sjell me vete edhe rreziqe. “Ajo kërkon më shumë tolerancë për investitorët. Kjo mund të çonte në bursa të mbinxehura.”
Ajo ka porositur që Qeveritë duhet të mos i braktisin reformat
“Lëkundjet e forta në këmbimet valutore do të ishin përtej tyre edhe një rrezik më vete për ato vende që kanë borxhe në shuma të mëdha në valutë të huaj”, tha Lagarde. Para së gjithash vende në zhvillim, të cilët vuajnë nga çmimet e ulëta të lëndëve të para dhe duhet t’u frikësohen rritjeve të mundshme të përqindjeve për kreditë, mund të binin si pasojë në vështirësi.
“Rreziqet mund të trajtohen në mënyrë individuale, por ne duhet të jemi gati të hasim një prapsje strukturore të likuiditetit (pra, tërheqje të kapitalit)”, tha zonja Lagarde. Qeveritë për këtë arsye duhet të këmbëngulin për reforma të vazhdueshme dhe rregulla strikte për të tërhequr kapitale dhe të pengojnë gatishmërinë e tepruar të rrezikut ndaj investitorëve.
Ndër të tjera, shefja e FMN-së tha se “sot ajo që ne duhet të bëjmë është të shmangim që mediokriteti i ri të kthehet në ‘një realitet të ri’”. Zonja Lagarde tha gjatë fjalimit para organizimit të Këshillit të Atlantikut javën që vjen, që mbahet çdo gjashtë muaj mes FMN-së dhe Bankës Botërore se “e gjithë hapësira dhe nivelet politike duhen vënë në shfrytëzim”.
Ndërsa rritja globale mezi po njeh një mesatare rritjeje të krahasueshme me atë të tri dekadave të fundit, zonja Lagarde tha se nuk është e mjaftueshme të kapërcehen vetëm përqindjet e larta të papunësisë, barrierat nga borxhet e kreditë dhe stanjacioni në disa prej ekonomive më të mëdha të botës.
Për të ruajtur stabilitetin në terma afatgjatë të ekonomisë botërore, zonja Lagarde tha se fuqitë globale duhet të forcojnë forumet e politikave që bëjnë të mundur ndërtimin e arkitekturës financiare ndërkombëtare.
Dhe gjithashtu zonja Lagarde sinjalizoi se ajo mund të mbështeste përfshirjen e juanit kinez në koshin e rezervave valutore të FMN-së

Greqia i pagoi FMN-së, këstin prej 495 milionë dollarësh

0

Greqia i pagoi FMN-së, këstin prej 495 milionë dollarësh, duke i dhënë fund pasigurisë disa ditore dhe duke qetësuar investitorët.
Pagesa ishte jetike për t’i siguruar Greqisë miratimin e një pakete të re huash dhe qëndrimin në Eurozonë.
Ministrat e financave të BE-së kishin rënë dakort më parë ta zgjasnin afatin e pagimit të borxheve nga Greqia, me kusht që ky vend të paraqiste një plan reformash të thella ekonomike.
Athina paraqiti një sërë masash javën e kaluar për të luftuar evazionin fiskal dhe mashtrimet. Papunësia në Greqi është sa dyfishi i mesatares së vendeve të Eurozonës.

Udhëheqësi i B.B në Kosovë: Për mos zhvillimin e vendit, përgjegjës janë pozita e opozita

0

Kosovarët ecin mbi pasuri miliardëshe të pashfrytëzuar, e janë fuqia më e re e më e lirë punëtore në tregun e madh të Evropës. Por, janë populli më i varfër i këtij kontinenti.
Për gjendjen e rëndë socio-ekonomike në Kosovë, shefi i Bankës Botërore në Kosovë, Jan Peter Olters, fajëson udhëheqësit politik të pozitës dhe opozitës. Të dyja palët sipas tij kanë përgjegjësi për këtë situatë.
Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai thotë se kjo nuk do të mund të tejkalohet nëse liderët në vend nuk fillojnë të mendojnë përtej interesave afatshkurta partiake.
I pari i Bankës Botërore në Kosovë vlerëson se Kosova ka disa avantazhe të mëdha për zhvillim. Ndër to janë resurset minerare, popullsia e re dhe qasja në tregun e madh evropian.
Megjithatë, përmend se ka telashe me këto resurse nga të cilat nuk përfiton plotësisht. Ndër to është energjia dhe kombinati metalurgjik Trepça.
“Çështja më triki politike dhe më e gjerë është Trepça. Trepça, ka katër sfida në vete. Sfida politike se kush është pronar i saj, sfida ambientale, sfida financiare me shumat e mëdha të borxheve dhe sfida infrastrukturore. Nuk është në fazën në të cilën do të mund të prodhonte”.
Sipas tij, nuk do të duhej të ishte e vështirë të thuhej se këto janë elementet kryesore të strategjisë së rritjes dhe këto do të duhej të rizhvilloheshin.
“Vërtetë të transformonin ekonominë e Kosovës, që të mos ketë vetëm rritje 3 apo 3.5 për qind por të lëvizë në 5, 6 e 7 për qind për një periudhë relativisht të gjatë kohore. Është e vështirë por jo e pamundur”, thotë Olters.
Por, për të transformuar ekonominë, sipas tij, kërkohet zbatim i ligjit dhe forcim i sistemit gjyqësor. Gjithashtu duhet energjia elektrike dhe krijimi i kushteve të favorshme për të zhvilluar ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe tërheqja e investimeve të huaj.
Këto investime fillimisht duhet të kërkohen tek kosovarët që jetojnë jashtë vendit të cilët me remitenca kanë pasur një rol në zhvillimin ekonomik të Kosovës, “dhe mendoj se remitencat mund të ofrojnë shumë më shumë”.
“Është një rrjetë që ekziston, një rrjetë që mund të përdoret për të zhvilluar eksportin, njerëzit që kanë informacione për tregje”, thotë Olters.
Ky rrjet do të mund të shfrytëzohej, sipas tij, për të shitur produktet bujqësore, të cilat kanë treguar sukses viteve të fundit në vend. Megjithatë duket mjaftë sfiduese nxjerrja e tyre në treg për disa arsye.
“Njëra prej gjërave që juve ju mungon është shija e ushqimit. Dhe është shumë e vështirë të gjesh ushqim lokal, në zonat ku Kosovarët jetojnë. Kjo ka lidhje tregtare me zonat ku ka komunitete. Mendoj se mund të shfrytëzohet më shumë sesa është duke u shfrytëzuar…”
Ndërkaq, për ata që dëshirojnë të investojnë në Kosovë, Olters, vlerëson se duhet të krijohen lehtësira institucionale më të mëdha dhe tu ofrohet më shumë garanci për investimet e tyre.
Sipas tij, nëse një kosovarë që jetonë në Austri vendos të investoj në Kosovë e ka të vështirë të marrë kredi nga bankat austriake pasi ato nuk e njohin investimin në Kosovë dhe të njëjtën telashe e gjenë edhe në Kosovë pasi bankat kosovare nuk e njohin atë si klient.
“Pra, kjo është një fushë e cila duhet të rregullohet”.
Në përgjithësi, thotë se është duke u ecur në rrugë të mbarë por klima e biznesit në shumë mënyra është e vështirë sepse në çdo pjesë duhet të punohet.
“Duke i përmirësuar disa e duke i lënë disa të tjera, kjo nuk e rritë klimën e biznesit aq shumë sa doni ju. … ti mund të vendosësh shumë hallka në zingjir, por nëse vendos disa hallka të dobëta atëherë nuk mund ta tërheqësh atë zingjir. Dhe mendoj se këtu Kosova ka shumë fusha që kanë nevojë për vëmendje urgjente, dhe prap them se duhet të filluar nga energjia”, thotë Olters.
Mungesa e energjisë është një pengesë e madhe për të realizuar investime dhe Kosova ka nevojë për investime shtesë, në sektorët industriale të prodhimit e tregtisë.
Por mbi të gjitha duhet të ndryshoj mënyra e funksionimit të palëve të ërfshira në këtë zinxhirë. Bizneset nuk do të duhej të mbajën numrat e ministrave në telefon.
“Duhet ta ndryshojnë mënyrën sesi punojnë dhe duhet të jenë në gjendje ti kalulkojnë kostot e çdo hapi që bëjnë. Dhe në të njejtën mënyrë për investitorët e huaj. Nuk ka investitor të huaj që po konsideron Kosovën si destinacion për investim, dhe pret të shkojnë rrjedhat ashtu siç duhet”.
Kjo për shefin e Bankës Botërore nuk është diçka e re.
“Çdokush që ka punuar këtu e kanë vërejtur këtë në rrethana të ndryshme. Struktura ligjore për disa fusha në fakt është mjaft mirë. Kosova ka vështirësi në pjesën e implementimit”.
Ai thotë se ka pasur përmirësime mbresëlënëse por ende ka punë për të bërë.
“Kosova nuk duhet të jetë e kënaqur me gjendjen se ku është tani”, thotë Olters.
Ai porositë vendësit që të identifikojnë prioritetet, të shohin se ku ka nevojë për reforma urgjente ta ndihmuar sektorin privat që të jetë i suksesëshëm.
“Dhe pa qenë i suksesshëm sektori privat nuk mund të kesh vende të punës”.
Për të arritur këtë, ai thotë se duhet të ndërtohet strategji afatgjatë dhe të viven në shfrytëzim të gjitha këto resurse të ndërlidhura me njëra tjetrën.
Një ndër to është edhe edukim, i cili aktualisht nuk është në përputhje me cilesinë që duhet të jetë.
Sipas të parit të Bankës Botërore në Kosovë janë disa fakultete që janë të forta dhe prodhojnë goxha shumë të diplomuar, por janë disa fusha që nuk janë të mjaftueshme.
“Dhe në anën tjetër ne kemi të diplomuar të cilët nuk mund të gjejnë punë, dhe në të njëjtën kohë ne kemi kompani që kërkojnë puntorë e nuk mund ti gjejnë. Pra, ndoshta nuk është problemi tek kualiteti si përshtatje e asaj çfarë kërkohet dhe asaj se çfarë po ofrohet nga shkollat/universitetet”, thekson Olters.
Në lidhje me këtë, ai thotë se me eksperiencat që Kosova ka mund të kthehet në debat brendshëm që disa prej këtyre eksperiencave mund të adaptohen në kontekstin e Kosovës dhe mund të hapin kanale të karrierës të cilat jo detyrimisht duhet të jenë të natyrës akademike, por mund të jenë më të larta sesa janë tani.
“Njerëz të ndryshëm kanë aftësi të ndryshme, talente, interese. Nuk mund ta ndërtosh një vend pa ngritje akademike dhe nuk mund ta ndërtosh një vend pa (të aftësuar profesional)…. në fund të gjitha e kanë rëndësinë e tyre”.
Por, cilido qoftë drejtimi që një student merr dhe puna që ai bënë cilësia e edukimit, trajnimit ka rol të rëndësishëm.
“Një kontroll i brendshëm dhe i jashtëm i cilësisë që të sigurohemi se çfarë po mësohet është relevante dhe lidhet se me çfarë po kërkohet nga tregu”.

Aksident i rëndë në “rrugën e përgjakshme” të Prishtinës

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Dy vetura janë përplasur rreth orës 17:00, duke shkaktuar edhe lëndime, sipas dëshmitarëve në ngjarje.
Kjo rrugë të shtunën ishte shkas i protestave të banorëve të “Kodrës së Trimave” që kërkonin të shtroheshin më shumë pengesa për të ndalur shpejtësinë e veturave.
Banorët e “Kodrës së Trimave” këtë rrugë e quajnë “rrugë të përgjakshme” për shkak të aksidenteve të shumta fatale që kanë ndodhur.