Trajneri i Serbisë jep dorëheqje, pas humbjes ndaj Shqipërisë

0

Trajneri i Përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkovic Piksi ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë.

Tekniku serb, deklaroi në konferencën për shtyp, se nuk do të jetë në stolin e kombëtares së tij, për duelet e ardhshme.

“Kisha në bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt. Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është”, tha Stojkovic.

Manaj: Nuk ka rëndësi kush luajti, por që Shqipëria fitoi

0

Pas golit që i siguroi Shqipërisë tri pikë, Rey Manaj tha se duhet shijuar ky moment se rëndësi ka që Shqipëria fitoi pikët. E për kartonin e verdhë që mori, Manaj tha se nuk e ka pa fare, që siç theksoi, ishte duke festuar me shqiponjë

“Nuk ka rëndësi kush luajti, por që Shqipëria i fitoi tri pikët. U them të gjithëve që të shijojnë këtë moment. Para 11 viteve kemi luajtur me Serbinë. Sonte i rrahëm në shtëpinë e tyre. Duhet të kënaqemi dhe të festojmë të gjithë.
Pasi shënova gol nuk e pash fare që mora karton. Unë festova me shqiponjë”, tha Manaj.

Shqipëria mposhti Serbinë

0

Ka përfunduar gjithçka. Shqipëria e mposhti Serbinë me rezultat 0-1 me super-golin e Rey Manajt i cili e bombardoi portën serbe në minutën e 46-të të takimit.

Bëri shqiponjën, Manaj u ndëshkua me karton të verdhë

0
Albania's Rey Manaj celebrates after scoring his side's opening goal during the World Cup Group K qualifying soccer match between Serbia and Albania, at the Dubocica Stadium in Leskovac, Serbia, Saturday, Oct. 11, 2025. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Golin ndaj Seebisë, Rey Manaj e festoi duke e bërë shqiponjën. Por menjëherë pas këtij veprimi, arbitri mori vendimin që të ndëshkohet me karton të verdhë.

Goli i Manajt, e dërgoi Shqipërinë në epërsi ndaj Serbisë.

Ndeshja po zhvillohet në Leskovc

Manaj, Shqipëria në epërsi ndaj Serbisë

0

Shqipëria është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes me Serbinë në Leskovc. Rey Manaj shënoi gol të bukur në minutën e dytë shtesë.

Ai festoi duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare.

Ka pasur thirrje “mbyte shqiptarin” pas golit të Manajt.

Festa e kuqezinjve ishte e zjarrtë e pasionante.

Koreja e Veriut mban paradë ushtarake, shfaq raketën e re ndërkontinentale

0

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, udhëhoqi një paradë të madhe ushtarake, në të cilën u shfaq raketa e re balistike ndërkontinentale para personaliteteve të ftuara ndërkombëtare, raportoi të shtunën media shtetërore, KCNA.

Parada, e cila filloi të premten në mbrëmje, shënoi 80-vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet dhe pasoi festimet e mbajtura të enjten.

Kryeministri i Kinës, Li Qiang, ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, u panë pranë Kimit gjatë paradës, ndërsa personalitete të tjera të huaja e ndoqën ngjarjen nga tribuna.

Në paradën ushtarake, Koreja e Veriut – vend i armatosur me armë bërthamore – shfaqi raketën e saj më të avancuar ndërkontinentale: Hëasong-20, e cila u përshkrua nga KCNA si “sistemi më i fuqishëm strategjik bërthamor” i vendit

Seria e raketave Hwasong i ka dhënë Koresë së Veriut aftësinë për ta shënjestruar çdo pjesë të territorit amerikan, megjithatë ka ende dyshime lidhur me sofistikimin e sistemit të drejtimit për ta arritur cakun, si dhe për aftësinë e kokës bërthamore për ta përballuar rihyrjen në atmosferë.

“Hwasong-20 përfaqëson, për momentin, kulmin e ambicieve të Koresë së Veriut për armë bërthamore me rreze të gjatë veprimi. Duhet të presim që sistemi të testohet para fundit të këtij viti”, tha Ankit Panda nga Instituti Carnegie për Paqe Ndërkombëtare, me seli në SHBA.

“Sistemi ka gjasa të jetë projektuar për shpërndarjen e shumë koka luftarake… Shumëfishimi i tyre do të shtojë presionin mbi sistemet ekzistuese të mbrojtjes raketore të SHBA-së dhe do të forcojë atë që Kim e sheh si të nevojshme për të arritur efekt të qëndrueshëm frikësimi ndaj Uashingtonit.”

Ndër armët e tjera të shfaqura në paradë ishin raketa balistike hipersonike, raketa lundruese, një lloj i ri i raketahedhësve të shumëfishtë dhe një hedhës për dronë vetëvrasës, tha Hong Min, analist i Koresë së Veriut në Institutin Korean për Unifikim Kombëtar.

Gjatë paradës ushtarake, Kim mbajti një fjalim ku shprehu “inkurajim të ngrohtë” për trupat koreanoveriore që operojnë jashtë vendit, duke shtuar se heroizmi i ushtrisë së tij do të shihet jo vetëm në mbrojtjen e Koresë së Veriut, por edhe në “postblloqet e ndërtimit socialist”, raportoi KCNA.

“Ushtria jonë duhet të vazhdojë të rritet në një forcë të pathyeshme që shkatërron çdo kërcënim”, tha Kim.

Kim zhvilloi bisedime më herët të premten me Medvedevin, i cili tha se sakrifica e ushtarëve koreanoveriorë që luftojnë për Rusinë në fushatën e saj ushtarake në Ukrainë e dëshmon besimin në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kim i tha Medvedevit se shpreson të vazhdojë forcimin e bashkëpunimit me Rusinë dhe të angazhohet ngushtë në shkëmbime të ndryshme për të arritur qëllime të përbashkëta, sipas KCNA.

Vietnam dhe Koreja e Veriut gjithashtu nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, përfshirë ato midis Ministrive të Mbrojtjes, të Jashtme dhe të Shëndetësisë, raportoi KCNA pa dhënë hollësi të mëtejshme.

​Gjenden turistët nga Zvicra që kishin humbur në Shqipëri

0

Dy turistë nga Zvicra, gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut, kanë humbur rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet lokale.

Policia e Komisariatit të Librazhdit është mobilizuar menjëherë për të lokalizuar dhe asistuar çiftin e huaj.

Pasi u realizua një kërkim i detajuar në terren, pas disa orësh, turistët janë lokalizuar dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët falënderuan punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë, si dhe punonjësit e zonave të mbrojtura.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve të huaj në Shqipëri.

SHBA-të thonë se nuk do të ketë asnjë ushtar amerikan në Gazë

0

Shtetet e Bashkuara do të udhëheqin Qendrën e koordinimit civil-ushtarak që do të mbështesë stabilizimin në Gaza, por nuk do të kenë trupa në Rrip.

Këtë e ka konfirmuar admirali Brad Cooper, komandant i Centcom-it, pas një vizite në një avanpost të IDF-së së bashku me të dërguarin amerikan Steve Witkoff.

“Djemtë dhe vajzat e Amerikës në uniformë po i përgjigjen thirrjes për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme sipas drejtimit të Komandantit të Përgjithshëm në këtë moment historik”- ka shkruar ai në një postim në X, ky rezultat i madh do të arrihet pa ushtarë amerikanë në terren.

Formacioni i Shqipërisë ndaj Serbisë

0

Shqipëria e ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja nis në orën 20:45 e cila do të luhet në stadiumin “Duboçica” në Leskovc.

Skandal: Doktori duke përdorur kokainë! Reagime dhe hetime: Ministri e shkarkon, Oda e Mjekëve shqyrton rastin

0

Një video skandaloze që u bë publike tregon ish-drejtorin e Klinikës Universitare të Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, duke përzier kokainë dhe duke shpjeguar përdorimin e saj, madje duke pohuar se kishte marrëveshje me shpërndarës për të siguruar lëndën më të pastër. Ky incident shkaktoi reagime të fuqishme në publik, dhe menjëherë pas daljes së videos, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, vendosi shkarkimin e tij, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ndiqet edhe përgjegjësi penale.

“Brenda afatit më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri sipas procedurave ligjore. Puna në Klinikë vazhdon pa pengesa”, tha Azir Aliu.

Kuzmanovski përmes rrjeteve sociale dërgoi falje për publikun, duke theksuar se kjo ndodhi para se të merrte funksionin e drejtorit të Klinikës, por se do të vazhdojë të punojë si doktor.

“Shpreh keqardhje të thellë dhe kërkoj falje për veprimin që ka ndodhur shumë para se unë të merrja menaxhimin e Klinikës për neurologji. Kërkoj falje për të gjithë ata që i kam zhgënjyer, dhe do të vazhdoj të punoj si doktor, atë që di më së miri, dua dhe jetoj, të shpëtoj jetë, ndihmoj dhe punoj për të mirën e komunitetit”, Deklaroi Igor Kuymanovski, ish-drejtor i Klinikës së Neurologjisë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se kjo është një çështje serioze dhe se një doktor në këtë gjendje mund të rrezikonte jetën e pacientëve. Prandaj kërkoi nga Oda e Mjekëve të ndërmarrë masa.

“Mendoj se Oda e Mjekëve duhet të reagojë për të bërë një vlerësim se sa kohë ka ndodhur kjo, pra nëse një doktor në një gjendje të tillë mund të trajtojë pacientë. Kjo është një çështje shumë serioze, ndoshta jetët e disa pacientëve të tij mund të ishin rrezikuar nëse ai do të ishte në një gjendje të tillë, pa paragjykuar, por kjo çështje meriton analizë dhe kontroll serioz nga Oda”, u shpreh Venko Filipçe.

Nga Oda e Mjekëve thonë se rasti do të shqyrtohet së shpejti dhe se më pas do të vendoset çfarë do të ndërmerret.

“Oda e Mjekëve me shqetësim ndjek informacionet lidhur me dr. Igor Kuzmanovski dhe thekson se profesioni i mjekut ka një dimension specifik që kërkon sjellje të lartë etike dhe morale. Rasti konkret dhe informacionet e disponueshme lidhur me të do të shqyrtohen nga organet dhe trupat e Odës, të cilët do të veprojnë sipas kompetencave”, thotë Oda e Mjekëve.

Ndryshe, jozyrtarisht thuhet se tashmë po zhvillohen bisedime me tre kandidatë potencialë për drejtor të ri të Klinikës së Neurologjisë.