Kasami premton katër mega-projekte për zgjatjen e bulevardeve në Tetovë! Rexhepi premton qendër rekreative të zhvilluar në Tetovë

0

Kandidati i VLEN-it për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, inspektori nga afër punimet në bulevardin “V.S Bato”, që do të lidhet me rrugën e Porojit. Gjatësia e bulevardit është 1.5 km, gjerësi 7 metra dhe do të ketë trotuar 2 metra të gjerë, tregoi Kasami. Ai premtoi se në mandatin e tij të ardhshëm do të punojë edhe për zgjatjen e bulevardeve të tjera të Tetovës.

“Në mandatin e ardhshëm përveç që përfundojmë këtë ask të bulevardit “V.S Bato” drejt Porojit, do të ndërtojmë edhe një aks tjetër drejt qarkores së Treboshit. Përveç kësaj do të bëjmë edhe katër mega-projekte për zgjatjen e bulevardeve tjera. Përfundojmë bulevardin “Ilinden” nga posta deri te rrethrotullimi, stadiumi i qytetit, projekt që do ta hapë zemrën e qytetit”, tha Bilall Kasami.

Kandidati i AKI-së për kryetar të Tetovës, Bajram Rexhepi, zhvilloi një aktivitet për të shpalosur një nga pikat e programit – zhvillimin e qendrës rekreative në Tetovë. Tregoi se e kanë në planë ta zgjerojnë edhe me shteg biçikletash që qytetarët të mund ta kalojnë kohën e lirë.

“Pikërisht bëhet fjalë për zhvillimin e kësaj qendre rekreative që fatkeqësisht ka mbetur ndër të vetmet në Tetovë për këto 4 vite jo që nuk është investuar as edhe një projekt të vetëm në këtë anë, por përkundrazi edhe nuk është mirëmbajtur. Plani jonë është ta zhvillojmë këtë qendër rekreacioni, ta zgjerojmë edhe me një shteg biçikletash që qytetarët kohën e lirë të tyre së paku në këtë pjesë të qytetit të mund ta kalojnë edhe ta shfrytëzojnë për rekreacion”, tha Bajram Rexhepi.

Trumpi thotë se ka konsensus për pjesën më të madhe të planit të armëpushimit në Gazë

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se për “pjesën më të madhe, ekziston konsensus” se si do të funksionojnë fazat e tjera të planit të armëpushimit në Gaza, por shtoi se ka detaje që do të shqyrtohen ende.

Ai ka thënë se Hamasi po i mbledh pengjet për t’i dorëzuar, raportoi Guardian.

Trumpi ka theksuar se beson se marrëveshja do të zbatohet nga të dyja palët pasi “të gjithë janë të lodhur nga lufta”.

Presidenti amerikan pritet të mbledhë liderët botërore në një samit për Gazën gjatë vizitës në Egjipt javën e ardhshme. Është raportuar se do të shkojë edhe në Izrael.

Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur drejt veriut të Rripit të Gazës të premten pas hyrjes në fuqi të armëpushimit. 48 pengjet e mbetura, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë, pritet të lirohen të hënën.

Mendi Qyra shpalos projektet për Strugën! Rrugë, parkingje, zhvillim turistik dhe kulturor

0

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, vazhdoi takimet me qytetarë duke shpalosu projektet e tij për komunën, për të cilat edhe kërkon besimin e votuesve. Krahas projekteve infrastrukturore, si rrugë të reja, parkim nëntokësor në qytet dhe projekte për turizmin, tha se do të angazhohet edhe për pjesën e kulturës, duke sjellë festival të ri “Vera e Strugës”. Qyra, i cili ka marrë mbështetje të koalicionit VLEN, para qytetarëve u shpreh se ka marrëveshje me popullin për kandidaturën e tij, andaj u bëri ftesë të gjitha partive që ta përkrahin.

“Kemi projekte të rëndësishme. Një rrugë Moroishtë-Stugë, ndërrimin e tubave të asbestit, mandej kemi parkingjet nëntokësore në qendër të qytetit dhe në plazhin e qytetit. Kemi një port që do të bëjë lidhjen me Pogradecin dhe një fshat turistik, mundësisht edhe 2, që do të jenë projekte pak më afatgjate”, tha Mendi Qyra

Flamuri shqiptar vendoset në stadiumin e Leskovcit, një ditë më parë nuk ishte

0

Federata Serbe ka rikthyer flamurin shqiptar në stadiumin “Duboçica” të Leskovcit ku do të luhet takimi mes Serbisë dhe Shqipërisë, raporton TopChannel.

Një ditë më parë, gjatë stërvitjes së Kombëtares shqiptare në këtë stadium, flamuri kuqezi nuk ishte vendosur.

Federata serbe reagoi duke thënë se nuk vendosën flamurin në mënyrë që të shmangnin ndonjë incident dhe që do ta vendosnin ditën e ndeshjes.

Serbia e Shqipëria luajnë sonte nga ora 20:45 për kualifikimet e Botërorit 2026.

Mexhiti: Po përfundon projekti në “Maksut Sadik” dhe po fillon ndërtimi i kampusit “Nënë Tereza”

0

Kandidati për kryetar të Çairit nag radhët e VLEN, Izet Mexhiti tha se po përfundon projekti për rrugën Maksut Sadik, ndërsa bëri të ditur se që sot to të fillojë ndërtimi i kampusit “Nenë Tereza”.

“Një projekt i cili po përfundon në rrugën “Maksut Sadik”, rrugë e cila e lidhë  Çairin me bulevardin “Nikolla Karev”, me universitetin, pra është rrugë e rëndësishme, e cila po përfundon, pra po finalizohet. Këtu po përfundon projekti “Maksut Sadik” cili është rrugë e që shkon edhe drejtë Universitetit, drejt dijes, pra, në të njëjtën kohë po fillon një projekt, një investim historik për Çairin. Dhe sot pra ka fillu, realizimi i kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, një projekt tjetër i rëndësishëm për Çairin”, tha Mexhiti

“Spital mobil, nga një çdo ditë në një lagje”, Osmani prezanton programin për shëndetësinë: Prioritet gratë dhe të moshuarit

0

Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e AKI-së, Bujar Osmani shpalosi programin e tij për shëndetësinë që fukusi do të jetë te të moshuarit dhe gratë. Siç tha Osmani, të moshuarit do të vizitohen në shtëpitë e tyre nga ekipe mjekësore, ndërsa për gratë, do të ndërmerren masa për parandalimin e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera. Osmani gjithashtu tha se do të ketë edhe spital mobil, nga një për çdo ditë në një lagje

“Fillimisht për më të moshuarit, të cilët në një mënyrë edhe janë më të lënduar sa i takon shëndetit, përgatisim ekipe shëndetësore, mjekë dhe infermierë që do të shkojnë dhe do t’i kontrollojnë ata në shtëpitë e tyre kur ka nevojë, veçanërisht ata të cilët jetojnë vetë. Komuna etablon spitalin mobil, një çdo ditë në një lagje do jetë një spital mobil, në të cilën qytetarët vullnetarisht do mund të bëjnë kontrollet preventive shëndetësore dhe kjo është shumë e rëndësishme edhe për detektimin e rasteve individuale, por edhe për rritjen e vetëdijes së përgjithshme. Pastaj, çështja e grave ka qenë prioriteti im i rëndësishëm në programin, shëndetësor. Masat e parandalimit për kancerin në gji, për sëmundje tjera, edhe ato fizike edhe ato mentale, komuna do ketë projekte të veçanta për t’i bërë prioritet për ato. Dhe prandaj fillojmë një epokë të re të një Çairi më të shëndetshëm”, tha Bujar Osmani.

Grabitja në Gostivar, u morën rreth 18 kilogramë ar në vlerë 1.8 milionë euro

0

Në ngjarjen e mbrëmshme në Gostivar, ku disa persona të armatosur e të maskuar grabitën në një artari në Gostivar, SPB Tetovë ka dhënë detaje, Siç tha Fatmir Rexhepi, personat kanë marrë rreth 18 kilogramë ar në vlerë prej 1,8 milionë euro, shkruan Tv21. Ai shtoi se vetura e cila dyshohet se e kanë përdorur personat, është gjetur e djegur në Mavrovë, e cila është dërguar për inspektim. Rexhepi bëri të ditur se autorët ende janë në kërkim.

Vjosa Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj kushtetuese, ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti.

 Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim.

Presidentja i ka uruar suksese z.Kurti, kryeministër në detyrë, me shpresën që Republika e Kosovës sa më parë të ketë Qeveri me mandat të plotë kushtetues.

Me veturë zyrtare kaloi në dy vija të plota, MPB: Është sanksionuar shoferi

0

Nga MPB thonë se është identifikuar dhe sanksionuar personi që me automjet zyrtar në bulevardin “Aradhet Partizane” në Shkup kaloi mbi dy vija të plota dhe përdori “flesherë”, përcjell TV21.

“Sot (11.10.2025), zyrtarë policorë nga SPB-Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me B.B., pas publikimit të videos më 09.10.2025 në rrjetet sociale, ku shihet se në bulevardin “Aradhet Partizane” ai drejtonte një automjet zyrtar të markës “Škoda” me targa të Shkupit, duke përdorur pajisje për sinjalizim (rotacione) dhe duke kaluar mbi dy vija të plota. Ndaj B.B. janë ndërmarrë masa sipas nenit 139 paragrafi 11 dhe nenit 30 paragrafi 5 të Ligjit për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor.”, thonë nga MPB./tv21.tv

“Nuk mund të mbaj fëmijët e mi, kam probleme shëndetësore”, Selena Gomez shpreson se një ditë do të bëhet nënë

0

Selena Gomez ka shpresë që jeta e saj do të imitojë artin e saj magjik.

Pas finales së sezonit të dytë të Wizards Beyond Waverly Place, këngëtarja dhe aktorja, e cila u martua me Benny Blanco në shtator, ndau dëshirën e saj për t’u bërë nënë ndërsa reagoi ndaj zhvillimit të personazhit të saj.

“Alex Russo është mami”, shkroi Selena mbi një video në një postim në Instagram Story më 9 tetor. “Shpresoj që një ditë të jem edhe unë”.

Fjalët e Selenës erdhën pas finales befasuese të sezonit, ku Alex u sakrifikua për të mbyllur një portal që do të shkaktonte apokalipsin, menjëherë pasi u zbulua se Billie (Janice LeAnn Brown) ishte vajza e saj.

Selena, (33), ende nuk është bërë nënë, por ajo ka qenë e hapur për dëshirën e saj për të krijuar një familje, duke ndarë më parë vështirësitë që ka hasur për shkak të problemeve shëndetësore.

“Nuk e kam thënë kurrë më parë… por fatkeqësisht nuk mund të mbaj fëmijët e mi”, rrëfeu Selena për Vanity Fair në shtator 2024. “Kam shumë probleme mjekësore që do ta vinin në rrezik jetën time dhe të foshnjës”.

Gjatë rrugëtimit të saj shëndetësor, Selena dhe Benny, të cilët filluan lidhjen në vitin 2023, janë optimistë për të krijuar familjen e tyre në mënyrën e tyre.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë, sigurisht, por unë i dua fëmijët”, tha këngëtarja e “Younger and Hotter Than Me” në mars në podcast-in e Jay Shetty. “Më pëlqen t’i bëj ata të qeshin; janë thjesht aq të ëmbël. Kështu që, absolutisht, kur të vijë ai moment, do të jem shumë e emocionuar”.

Në të vërtetë, ndërsa Selena ëndërron për të ardhmen e saj si nënë, ajo ka reflektuar gjithashtu mbi mënyrën se si ky rol do të ndikojë në karrierën dhe mënyrën se si ajo përballet me famën.

“Mendoj se kjo do të ndodhë më shumë kur të kem fëmijë. Do të vendos kufijtë e mi për hir të qetësisë sime. Si do të duket kjo? Nuk kam asnjë ide. Ndjej se u detyrohem shumë njerëzve në botë ndonjë buzëqeshje, përqafim apo foto. Kështu që, është shumë e vështirë. Në përgjithësi, është shumë, sepse e dua atë që bëj”.