Maqedonia përballë Kazakistanit sonte në “Todor Proeski”! Milevski dhe Dimitrievski: Fitorja na mban në garë për Botërorin

0

Në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, sonte në orën 20:45, përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të jetë nikoqire e Kazakistanit.

Ky takim është i parafundit për të dyja përfaqësueset në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Për “kuqeverdhët”, ndeshja ka rëndësi të madhe, sepse me fitore do të ruajnë gjasat për t’u kualifikuar në Botëror.

“Çdo ndeshje është e rëndësishme. Ky që vijon është më i rëndësishmi, me Kazakistanin. Pajtohem se do të jetë e vështirë. Kazakistani tregoi edhe në ndeshjen e parë me ne , se është ekip cilësor. Ka seleksionues të ri, filozofi e re, të paktën nga ajo lojë që e pamë ndaj Lihtenshtajnit. Do të jetë e vështirë ajo pjese për analizë për përgatitje por mendoj se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo lloj sfide që na pret”, theksoi Bllagoja Milevski – seleksionues.  

Portieri Stole Dimitrievski pret mbështetje të madhe nga tribunat dhe siguron se skuadra mendon vetëm për fitoren.

“Shumë e rëndësishme ndeshja e radhës. Presim që të ketë numër ti madh i tifozëve në stadium që të kemi mjaftueshëm mbështetje që të fitojmë. Qëllimi jonë është të dalim dhe të fitojmë. Asgjë më shumë”, theksoi Stole Dimitrievski – portier.

Në Grupin J, përfaqësuesja e Maqedonisë kryeson me 12 pikë, Belgjika ka 11 dhe një ndeshje më pak, Uellsi është i treti me 10 pikë gjithashtu me një ndeshje më pak, Kazakistani ka gjashtë, ndërsa Lihtenshtajni është pa pikë.

Taravari: U largova për të mos u defaktorizuar shqiptarët! Mexhiti: E ka humbur busullën politike

0

Nëpër tubimet e fushatës zgjedhore, ende flitet për kalimin e Taravarit nga VLEN te AKI. Vet Taravari thotë se nuk ka mundur të shoh defaktorizimin e shqiptarëve në Qeveri, andaj siç shton, ka dalë në anën tjetër që të mos defaktorizohen edhe komunat.

“Në qoftë se e vlerësoja personalisht, do të duhej të rri aty si Izeti dhe Bilalli, të rri, të heshti, ta marr një rrogë ministri, t’i bëj disa punësime, po ani se në Gostivar, Tetovë e Çair, kryetarët e këtyre komunave urbane do të jenë kukulla, sikur ministrat që janë tash në këtë qeveri “, tha Arben Taravari – AKI. 

Nga ana tjetër Izet Mexhiti nga Saraji tha se Taravari e ka humbur rrugën dhe se BDI po fshihet pas një emri tjetër si AKI.

“Xhaxhi Ali I thotë anëtarësisë së vet, votoni dhe vraponi për kandidatin që e servon Taravari, mirëpo nuk e di si ku përfundon Taravari, siç nuk ka ditë me ato zik-zaket e tij, herë te VLENI herë andej, herë këndej, e ka humbur busullën”, pohoi Izet Mexhiti – VLEN.

Siç dihet fillimisht Arben Taravari si kryetar i ASH-së, u nda nga Ziadin Sela për tu bashkuar me VLEN-in, me çka pas zgjedhjeve parlamentare u bë pjesë e Qeverisë. Më vonë Taravari u nda nga VLEN-i për t’iu bashkuar AKI-së, ose Frontit Europian, pjesë e së cilës është edhe Ziadin Sela.   

Kurti kritikon exit poll-et: Ndërhyrje në zgjedhje! Organet e drejtësisë dhe të sigurisë të merren me këtë çështje

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar exit poll-et që u publikuan mbrëmjen e djeshme menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, përcjell TV21. Kurti tha se huqja për mbi 16 pikë përqindje, flet për inxhiniering për ndërhyrje në zgjedhje.

“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit poll-et e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme. Se kush ishte fituesi. Ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht një huqe. Kjo është cenim i demokracisë, i zgjidhjeve të lira dhe integritetit e sigurisë të shtetit tonë. I ftoj organet e drejtësisë dhe të sigurisë që të merren me këtë çështje”, tha mes tjerash Kurti./tv21.tv

Kurti: LVV-ja forca kryesore politike në nivel lokal! PDK-së ndoshta i hiqet Hani i Elezit

0

-Lëvizja jonë jo vetëm që e ka ruajtur rritjen nga cikli, në ciklin tjetër zgjedhor, por është ngritur si forca kryesore politike në Republikën e Kosovës, edhe në nivelin lokal, tha kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në konferencën për shtyp një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, përcjell TV21. Kurti tha se LVV-ja ka fituar pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime, ndërsa pret që edhe n[ë Gjilan të korrin fitore pa balotazh, pas numërimit të votave nga diaspora.

“LVV-ja i fitoi tre komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani, e bëhen katër, PDK-ja i fitoi tri komuna pa balotazh, e ndoshta ju hiqet Hani i Elezit e mbeten dy, LDK-ja i fitoi dy komuna pa balotazh, ndërkaq AAK-ja dhe NISMA nga një”, shtoi mes tjerash Kurti./tv21.tv

Britania do të jetë nikoqir i konferencës për rindërtimin e Gazës

0

Kryeministri britanik, Kir Starmer, do të njoftojë gjatë vizitës së tij në Egjipt se Britania do të jetë nikoqir i një konference ndërkombëtare kushtuar ardhmërisë së Rripit të Gazës, njoftoi Qeveria britanike.

Starmer do të prezantojë rolin udhëheqës të Britanisë në fazën e ardhshme të planit paqësor, nën patronazhin e SHBA-së. Konferenca, që do të zgjasë disa ditë, do të fokusohet në rindërtimin e Gazës dhe mbështetjen e reformave të Vetëqeverisjes palestineze, për të lehtësuar proceset lokale.

Mes pjesëmarrësve pritet të jenë: Gjermania, Italia, Arabia Saudite, Jordania, Vetëqeverisja Palestineze, si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, përfshirë Banka Evropiane për Zhvillim dhe Ripërtëritje dhe Banka Botërore.

Data e konferencës ende nuk është konfirmuar.

Gjermania ka paralajmëruar gjithashtu se do të organizojë një takim të ngjashëm me Egjiptin. Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful, theksoi se Izraeli dhe SHBA-ja duhet të marrin pjesë në konferencë, duke shtuar se Gjermania do të ofrojë ndihmë humanitare dhe do të mbështesë krijimin e strukturave administrative në Gazë.

Ushtria izraelite pranoi shtatë pengjet e parë të liruar nga Hamasi

0

Ministria izraelite e Punëve të Jashtme konfirmoi emrat e shtatë pengjeve të parë të liruar nga Hamas: Gali Berman, Ziv Berman, Matan Angrest, Alon Ohel, Omri Miran, Eitan Mor dhe Gai Gilboa-Dalal.

Hamas nisi sot lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, ku shtatë persona u dorëzuan mëngjesin e sotëm te Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Ky lirimi është pjesë e marrëveshjes për armëpushim.

Forcat izraelite konfirmuan se pengjet janë dorëzuar te Kryqi i Kuq dhe janë në rrugë për t’u ribashkuar me ushtrinë izraelite. Sipas planeve, ato do të transportohen me avion në bazën ushtarake Reim në jug të Izraelit.

IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), siç raporton The Guardian, konfirmoi marrjen e këtyre shtatë pengjeve sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga Trump. Në një njoftim në X, IDF deklaroi se pengjet do të nënshkruhen për kontroll mjekësor të parë pas arritjes në territorin izraelit.

Pas lajmit për lirimin e pengjeve, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Tel Avivit, duke valvitur flamuj izraelitë dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrimin: “Ata po kthehen në shtëpi”.

Një numër i madh njerëzish është mbledhur gjithashtu në rrugët e jugut të Izraelit, pranë kufirit me Gazën, duke pritur të presin 20 pengjet e mbetura që Hamas i mban që nga viti 2023.

Brenda 72 orëve pas ri-drejtimit të ushtrisë, të gjitha 48 pengjet që Hamas i mban do të jenë të liruar dhe dorëzuar te forcat izraelite të sigurisë.

Pas lirimit të pengjeve, Izraeli do të lirojë 250 palestinezë të dënuar ose të dyshuar për krime sigurie, si dhe 1,700 të rritur dhe 22 të mitur të mbajtur në Gazë gjatë luftës, si dhe trupat e 360 luftëtarëve.

Qeveria izraelite ka bërë me dije se pret që të gjitha 20 pengjet e gjalla të mbajtura në Gazë të lirohen sot dhe po përgatitet për lirimin e rreth 2,000 palestinezëve sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Trump mbërriti në Izrael, u prit nga udhëheqësit dhe familjarët e tij

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael, ku u prit nga homologu i tij, Isaac Herzog, dhe kryeministri Benjamin Netanyahu. Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.

Në Izrael ndodhen edhe vajza e Trump, Ivanka, dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner. Air Force One u ul në Tel Aviv pak minuta më parë. Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm, Steve Witkoff, dhe Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve negociata të ndërmjetësuara nga SHBA, Katari, Egjipti dhe Turqia. Ajo parashikon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite ende gjallë dhe kthimin e trupave të rreth 28 pengjeve të vdekur.

Në këmbim, Izraeli do të lirojë rreth 2,000 të burgosur palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat kryesore të Hamasit. Një pjesë e forcave izraelite do të tërhiqet nga zona të caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet të hyjë nën mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë.

Trump: Lufta në Rripin e Gazës përfundoi

0

Lufta në Rripin e Gazës ka përfunduar, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, para se të nisej për vizitë në Izrael dhe Egjipt, ku sot pritet të mbahet një samit për arritjen e paqes në enklavën palestineze.

Trump theksoi se vizita “do të jetë një moment shumë i veçantë”.

“Të gjithë mezi presin ta përjetojnë këtë moment,” tha ai.

Presidenti amerikan shtoi se shumë njerëz, si në Izrael ashtu edhe në botën arabe, “po e përshëndesin” marrëveshjen e paqes, e cila u ndërmjetësua nga administrata e tij.

“Të gjithë janë të entuziazmuar dhe të emocionuar,” përfundoi Trump.

Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën me momente intime në jaht

0

Katy Perry dhe Justin Trudeau po e bëjnë publike romancën e tyre.

Në disa fotografi të siguruara nga Fox News Digital, çifti i ri është parë duke shkëmbyer përkëdhelje dhe përqafime në jahtin e Perry-t, Caravelle, pranë brigjeve të Santa Barbara-s javën e kaluar.

Në njërën nga fotot, ish-kryeministri kanadez shihet duke i dhënë një puthje në faqe këngëtares së “Dark Horse”, ndërsa e tërheq pranë vetes për një përqafim. Në një tjetër, Perry – e veshur me rroba banje me ngjyrë të errët – shihet e përqafuar me Trudeau-n, ndërsa 53-vjeçari vendos dorën në pjesën e pasme të saj.

Një përfaqësues i Perry-t nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Fox News Digital për koment.

Çifti u pa për herë të parë në korrik, duke darkuar në restorantin Le Violon në Montreal, sipas pamjeve të siguruara nga TMZ. Një dëshmitar tha për median se ata shijuan kokteje dhe ndanë disa pjata bashkë, përfshirë një me mish gaforre.

Gjatë darkës, çifti ishte nën vëzhgimin e rojeve të sigurisë, dhe pas saj, ata kaluan nëpër kuzhinë për të falënderuar stafin për shërbimin.

Pak ditë më vonë, Trudeau mori pjesë në koncertin e këngëtares së “Teenage Dream”, i cili ishte i shitur plotësisht në Bell Centre të Montrealit.

Në foto dhe video të shumta të postuara në rrjetet sociale, Trudeau – i shoqëruar nga vajza e tij 16-vjeçare, Ella-Grace – shihej i buzëqeshur dhe i entuziazmuar teksa ndiqte performancën e Perry-t.

Në një video tjetër, ai shihej duke kënduar me këngën e saj të vitit 2013, “Dark Horse.”

“Ky është vërtet momenti më i lumtur që e kemi parë pas shumë kohësh,” shkroi një fans në X.
“Udhëheqës botëror ditën, ëndërrimtar adoleshent natën,” shtoi një tjetër.

Romanca e re vjen pas ndarjes së fundit të Perry-t nga Orlando Bloom, me të cilin ajo ka një vajzë katërvjeçare, Daisy Dove.

Perry dhe ish-i fejuari i saj konfirmuan ndarjen në korrik, pas më shumë se një dekade së bashku.

“Për shkak të interesit të madh dhe diskutimeve rreth marrëdhënies mes Orlando Bloom dhe Katy Perry-t, përfaqësuesit kanë konfirmuar se gjatë muajve të fundit, Orlando dhe Katy janë përqendruar në transformimin e marrëdhënies së tyre për t’u fokusuar tek bashkëprindërimi,” tha një përfaqësues i ish-çiftit për People.

“Ata do të vazhdojnë të shihen së bashku si familje, pasi prioriteti i tyre kryesor ka qenë – dhe gjithmonë do të mbetet – rritja e vajzës së tyre me dashuri, stabilitet dhe respekt të ndërsjellë.”

Në atë kohë, një burim i tha People se Perry dhe Bloom kishin jetuar “në një ishull stresi” për muaj të tërë.

“Katy dhe Orlando kanë përjetuar prej vitesh të njëjtat probleme,” tha burimi. “Të dy kanë pasur shumë angazhime, çka e ka bërë të vështirë të gjejnë kohë për njëri-tjetrin dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet. Kur mungon komunikimi, marrëdhënia bie në një pikë të ulët.”

“Ngandonjëherë dashuria nuk mjafton për t’i mbajtur bashkë dy njerëz që kanë stile dhe qasje të ndryshme ndaj jetës,” shtoi një tjetër burim. “Kjo mund të errësojë edhe vetë dashurinë.”

 Gjakovë, kandidati që vdiq para pak javësh merr 52 vota​​

0

Në zgjedhjet lokale të së dielës në komunën e Gjakovës, qytetarët kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Nikollë Perkaj ka marrë 52 vota në këto zgjedhje.

Perkaj kishte ndërruar jetë disa muaj më parë pas një aksidenti trafiku, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.