Trumpi mbërrin në Egjipt për të nënshkruar marrëveshjen e paqes në Gazë

0

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Sharm el-Sheikh të Egjiptit për një samit paqeje të 20 liderëve botërorë.

Ai u prit në tapetin e kuq nga presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi.

Të dy burrat biseduan për disa çaste përpara se Trumpi të vazhdonte rrugën me limuzinën e tij.

Më shumë se 20 udhëheqës botërorë – përfshirë nga vendet arabe dhe myslimane, po qëndrojnë në Egjipt në një shfaqje të rëndësishme mbështetjeje për planin e tij.

Mbledhja do të jetë një tjetër fitore për presidentin, përfshirja personale e të cilit çoi në marrëveshje.

Ai ka deklaruar se lufta në Gaza ka mbaruar ndonëse negociatat nuk kanë mbaruar

OBSH paralajmëron për përhapje të baktereve rezistente ndaj ilaçeve

0

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur shqetësim të hënën për numrin në rritje të infeksioneve bakteriale që janë rezistente ndaj ilaçeve, çka komprometon efektin e trajtimeve për shpëtimin e jetës dhe i bën plagët e vogla apo infeksionet e shpeshta, potencialisht vdekjeprurëse.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi ka paralajmëruar se një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator më 2023, ka treguar rezistencë ndaj trajtimeve me antibiotikë të ndryshëm.

“Këto gjetje janë shumë shqetësuese”, ka thënë Yvan J-F. Hutin, kreu i departamentit të OBSH-së për çështje të rezistencës antimikrobiale.

“Teksa rezistenca ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet, neve po na mbarojnë mundësitë e trajtimit dhe po rrezikojmë jetë njerëzish”.

Ka vite që disa baktere kanë krijuar rezistencë ndaj ilaçeve të krijuara për t’i luftuar ato, duke i bërë trajtimet krejtësisht të padobishme.

Ekspertët besojnë se kjo situatë është rezultat i përdorimit masiv të antibiotikëve për të trajtuar njerëz, kafshë dhe ushqim.

Bakteret rezistente ndaj mikrobiomeve shkaktojnë rreth 1 milion vdekje në vit dhe kontribuojnë në gati pesë milionë vdekje tjera, sipas të dhënave të OBSH-së.

Ky institucion ka arritur në këto gjetje pas analizimit të rezistencës së baktereve në 22 antibiotikë të përdorur për t’i trajtuar infeksionet e traktit urinar, gastrointestinal, dhe ato të qarkullimit të gjakut.

PDK e para me numrin e asamblistëve, Çitaku: Besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë

0

Sipas rezultateve preliminare, Partia Demokratike e Kosovës është e para për numrin e asamblistëve, me gjithsej 208., për këtë, ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, që siç tha, ia dolën pavarësisht tentimeve për ta ndalur hovin. Çitaku shtoi se besimi i qytetarëve arrihet me punë dhe jo me fjalë.

“Përkundër çdo sfide, çdo pengese e çdo përpjekjeje për ta ndalur hovin tonë, ne ia dolëm 💪🇽🇰

Me rreth 97% të vendvotimeve të procesuara, PDK del forca e parë politike në vend me 208 asambleistë anembanë Kosovës dhe mbi 175.000 vota.

Ky rezultat është dëshmi e qartë se besimi i qytetarëve nuk fitohet me fjalë, por me punë, përkushtim e vizion.

Faleminderit secilit që u bë pjesë e këtij rrugëtimi.

Kjo është fitore e qëndrueshmërisë, e besimit dhe e vlerave që nuk lëkunden.

Vetëm përpara ❤️👊“, shkroi Çitaku.

Dënim me kusht dhe 2,500 euro gjobë për Merkon

0

Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar me dënim me kusht prej dy vitesh për emërimin e paligjshëm të një drejtori në shkollën “Zini Hani” në Veleshtë dhe një tjetër në shkollën “Vëllezërit Milladinovi”, si dhe me një gjobë prej 2,500 eurosh.

Dënim me kusht është shqiptuar edhe për të akuzuarën e parë, Egzona Shei, e cila ushtronte detyrën e drejtore e përkohshme me dokumente të falsifikuara.

Gjyqtari i shkallës së parë, Jordan Jovanov, deklaroi se nëse të akuzuarit përsërisin veprën penale brenda dy vitesh, do të përballen me një vit burg efektiv. Ai theksoi se Shei, e cila filloi të punonte në shkollë si absolvente, kishte punuar si praktikante për katër vite, ndërkohë që kushti për emërimin e një drejtori kërkonte pesë vjet përvojë.

“Dokumentet përmbajnë elemente të veprës penale ‘përdorim të dokumenti me përmbajtje të rreme’. Kjo nuk do të thotë që deklarata ishte e rreme, por që ajo që ishte shkruar nuk përputhej me të vërtetën. Egzona, e cila filloi punësimin si absolvente, punoi si praktikante për katër vjet. Në të njëjtin muaj kur diplomoi, ajo u zgjodh drejtore e përkohshme dhe dha provimin profesional të mësuesit kur filloi mandatin e saj të tretë si u.d. drejtore”, tha gjyqtari Jovanov.

Vendimi ka ngjallur pakënaqësi tek prokurori publik Xhemal Lloga dhe mbrojtësi i Merkos, Igor Petkoski, të cilët paralajmëruan ankesë ndaj aktvendimit.

“Nuk prisja një dënim në para, por duke pasur parasysh se Merko ishte dënuar më parë me kusht për rastin e parë, për të dytin ishte i nevojshëm një dënim efektiv me burg”, tha prokurori Lloga.

Merko ndodhet gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për shkak të përzierjes së tij në raste korrupsioni.

Trumpi bën thirrje për investime në shkolla e mjekësi në vend të armatimit

0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që shtetet të investojnë në shkolla dhe mjekësi, në vend të shpenzimeve për armatim. 

Në fjalimin e tij para parlamentit izraelit të hënën, Trumpi ka folur se si vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”.

Sipas tij, “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.

“Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur”, është shprehur Trumpi. 

Universiteti “Nënë Tereza”: Kanë filluar punimet përgatitore për ndërtimin e kampusit universitar

0

Nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup njoftojnë se kanë nisur përgatitjet punët përgatitore për pastrimin dhe izolimin e hapësirave, ku do të ndërtohet kampusi universitar, përcjell TV21. Nga UNT thonë se janë në pritje të lejes për ndërtim, që pritet të lëshohet nga Ministria e Transportit.

“Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me krenari dhe kënaqësi të madhe ju njofton se kanë filluar zyrtarisht punimet përgatitore për pastrimin, rrethim dhe izolim të hapësirave në Kampusin Universitar “Nëna Terezë” në Shkup. Ky proces i rëndësishëm ka nisur që në vitin 2017, kur Universiteti shpalli konkurs publik për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për ndërtimin e kampusit. Komisioni profesional zgjodhi zgjidhjen më të mirë arkitektonike, e cila më pas shërbeu si bazë për hartimin e projektit kryesor. Në proces e sipër është leja për ndërtim, e cila pritet të miret nga Ministria e Trasnporit dhe pas saj do të nënshkruhet edhe kontrata finale për nisjen e ndërtimit të kampusit të ri Universitar. Universiteti “Nëna Terezë” shpreh mirënjohje të sinqertë ndaj të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut që nga fillimi, Qeverisë, Ministrisë së arsimit dhe shkencës, Kuvendit Studentor Universitar, si dhe ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve që me mbështetjen dhe angazhimin e tyre kontribuan në zhvillimin e Universitetit “Nënë Terezë” në Shkup”, thonë nga UNT.

Dhoma e Mjekëve nuk ka çfarë të marrë! Doktorit me të “bardhë ” i kishte skaduar licenca që nga muaji mars

0

Dhoma e Mjekëve nuk mund t’i marrë licencën për punë të shkarkuarit drejtor të Klinikës së Neurologjisë, dr. Igor Kuzmanovski, pasi ai aktualisht nuk ka licencë aktive, njoftoi “Sloboden Peçat”. Licenca i ka skaduar më 15 mars 2025, ndërsa kërkesa për rinovimin e saj u dorëzua vetëm javën e kaluar, dhe procedura ende është në proces.

Sipas faqes së internetit të Dhomës së Mjekëve, emri i Kuzmanovskit nuk figuron ndër mjekët aktivë me licencë. Nga Dhoma kujtojnë se mjekët që nuk e kanë rinovuar licencën në kohë duhet të kalojnë trajnime shtesë dhe kontroll të njohurive profesionale për ta rinovuar. Licenca jepet për shtatë vjet, dhe kërkesa për rinovim duhet të dorëzohet të paktën 30 ditë para skadencës.

Mickoski: Evropa të mos na diskriminojë! Kryeministri do të kërkojë që në kufi të kalojmë në linjë të shpejtë

0

Evropa të mos na diskriminojë për faktin se nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian – të gjithë të kalojmë në linjë të shpejtë gjatë kontrollit të pasaportave në aeroporte. Këtë çështje do ta hapte kryeministri Hristijan Mickoski në bisedat me kryetaren e Komisionit Evropian, von der Leyen, e cila të mërkurën do ta vizitojë vendin tonë, por edhe me kolegët nga Bashkimi Evropian gjatë Procesit të Berlinit. Arsyeja është sistemi elektronik për hyrje dhe dalje nga vendet e BE-së, i cili nisi të zbatohet që nga dje dhe vlen për të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet jashtë zonës Shengen, përfshirë edhe Maqedoninë.

“Nëse me të vërtetë duam që deri në vitin  2030 ta shohim rajonin si pjesë të Evropës, mendoj se Europa së paku duhet të mos na diskriminojë. Të gjithë të mund të jemi qytetarë të Evropës dhe të gjithë të mund të kalojmë kontrollin e pasaportave pa u diskriminuar për shkak se nuk jemi pjesë e BE-së. Të kalojmë të gjithë në linjë të shpejtë, të gjithë kemi pasaporta biometrike, dhe siç thonë ata – nëse ka vullnet, ka edhe mënyrë. Kjo të jetë hera e parë që Bashkimi Evropian jep një mesazh konkret për Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryeministër.

Kryeministri kërkoi që të shqyrtohet më shpejt iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe tonën, për të lehtësuar hyrjen dhe daljen e transportuesve. Ai kërkoi gjithashtu që të funksionojë “linja e gjelbër”, e cila ishte paralajmëruar nga Komisioni Evropian.

Nga Asociacioni i transportuesve të kamionëve më herët për TV21 paralajmëruan se sistemi i ri do të shkaktojë kolaps të ekonomisë maqedonase dhe të ardhura më të ulëta në buxhetin shtetëror. Gjithashtu, do t’i detyrojë kamionistët të zhvendosin biznesin jashtë vendit. Ata paralajmëruan se për shkak të rregullit për qëndrim 90-ditor brenda kufijve të BE-së, brenda dy muajve një kamionist do ta arrijë limitin.

“Disa tashmë po mendojnë dhe po hapin kompani jashtë. Do të ndikojë në vetë shoqëritë tregtare të transportit, do të ndikojë në të gjithë ekonominë në vendin tonë, pasi importi dhe eksporti në këtë vend, i cili është i varur nga importi, në 96% të rasteve realizohet me transport rrugor. Furnizimi me lëndë të para, mallra tregtare, madje edhe ilaçe dhe nevoja të tjera që kemi do të ngadalësohet ose do të kushtojë më shtrenjtë, për shkak se do të duhet të angazhohen disa transportues të huaj”, dekalroi Biljana Muratovska, Asociacioni i Transportuesve “Makam Trans”.

Kryetari i OEMVP-së Nuhi Aliu, thotë se deri tani nuk kanë marrë reagime të mëdha nga transportuesit.

 “Ankesa të mëdha nuk kemi, ka disa ankesa më të vogla që kërkojnë disa çështje teknike të thjeshtohen, në mënyrë që komunikimi të realizohet edhe më shpejt”, tha Nuhi Aliu, biznesmen.

Sistemi për hyrje/dalje  parashikon mbledhjen e të dhënave biometrike – fotografi e fytyrës dhe katër gishta – për të gjithë qytetarët nga vendet jashtë zonës Shengen. Do të numërohen ditët e qëndrimit, të cilat nuk duhet të kalojnë 90 ditë.

Mickoski i refuzoi zgjedhjet e parakohshme si opsion! Osmani siguron – BDI nuk heq dorë, do të ketë Qeveri të re në mars

0

Kryeministri Mickoski refuzon çdo mundësi për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në pranverë. Ai nuk pranoi as opsionin për të cilin shpreson BDI, se nëse fiton në zgjedhjet lokale kjo do të ishte arsye e mjaftueshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo Qeveri ka legjitimitet të plotë; më shumë se 600 mijë qytetarë në zgjedhjet e vitit të kaluar votuan për këtë Qeveri, tha Mickoski.

“Unë kuptoj se ka parti politike që, përveç ndarjeve dhe, do të thoja, daljeve nacionaliste, nuk kanë program tjetër, prandaj për të mobilizuar strukturat dhe votuesit e tyre, e vetmja gjë që mund të thonë në këtë moment është të përsërisin “zgjedhje të parakohshme, zgjedhje të parakohshme”. Dhe VMRO-DPMNE i fitoi ato bindshëm me rezultat historik në vitin 2021 në zgjedhjet lokale, duke qenë në opozitë për 3 vjet”, pohoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Por nga BDI, partia që udhëheq koalicionin AKI, nuk heqin dorë dhe janë të bindur se megjithatë, pas zgjedhjeve lokale, do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Menjëherë pas zgjedhjeve lokale, do të ketë zgjedhje parlamentare. Në Qytetin e Shkupit, nuk e di nëse i keni parë sondazhet, raporti është pothuajse 8 me 2; Aleanca Kombëtare për Integrim 8 me 2 është raporti në Qytetin e Shkupit. Shkojmë në zgjedhje të parakohshme, i dini rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme, do të ketë qeveri të re në mars, do të ketë përbërje të re në Qytetin e Shkupit, prandaj unë i kam përllogaritur të gjitha, edhe Qytetin e Shkupit, edhe Qeverinë”, theksoi Bujar Osmani, nënkryetar I BDI-së.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme, VLEN është kundër mbajtjes së tyre, ndërsa nga LSDM thonë se janë të përgatitur. Ndërkaq, temën e zgjedhjeve e ndezi pikërisht kryeministri Mickoski, i cili javën e kaluar la të hapur mundësinë, për të cilën BDI angazhohet fuqishëm.

Jovan Bozhinovski emërohet drejtor në Klinikën e Neurologjisë

0

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se dr. Jovan Bozhinovski është emëruar drejtor në Klinikën e Neurologjisë në Shkup, përcjell TV21. Ky vendim vjen pas shkarkimit të Igor Kuzmanovskit, të cilit iu publikua një video skandaloze, ku shihej duke përzier kokainë dhe duke shpjeguar përdorimin e saj, madje duke pohuar se kishte marrëveshje me shpërndarës për të siguruar lëndën më të pastër.

Në lidhje me: Skandal: Doktori duke përdorur kokainë! Reagime dhe hetime: Ministri e shkarkon, Oda e Mjekëve shqyrton rastin

“Sot e emërova as. dr. Jovan Bozhinovski – specialist neurolog, ushtrues detyre drejtor të ISHP Klinikës Universitare për Neurologji. Prioriteti ynë mbetet menaxhimi i qëndrueshëm, ofrimi pa pengesa i shërbimeve cilësore për pacientët dhe vazhdimësia e plotë e punës në klinikë. Drejtorit të ri në detyrë i uroj punë të mbarë dhe zbatim të standardeve të larta profesionale dhe etike”, shkruan Aziri.