Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar exit poll-et që u publikuan mbrëmjen e djeshme menjëherë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë, përcjell TV21. Kurti tha se huqja për mbi 16 pikë përqindje, flet për inxhiniering për ndërhyrje në zgjedhje.
“Ajo çka ndodhi më 12 tetor rreth raportimeve për Mitrovicën duhet hetuar e hulumtuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për një huqje, por për një inxhiniering të paramenduar për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor. Exit poll-et e prezantuara gabimisht me 16 pikë të përqindjes dallim e më tepër se aq nga më shumë se një organizatë dhe për të njëjtën komunë dhe postimi i lajmeve të rreme. Se kush ishte fituesi. Ende pa u mbyllur vendvotimet, nuk janë thjesht një huqe. Kjo është cenim i demokracisë, i zgjidhjeve të lira dhe integritetit e sigurisë të shtetit tonë. I ftoj organet e drejtësisë dhe të sigurisë që të merren me këtë çështje”, tha mes tjerash Kurti./tv21.tv
