Kryediplomati kinez bën thirrje për bashkëpunim më të ngushtë Kinë-ASEAN për të përballuar sfidat

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëmi kinez Wang Yi theksoi të mërkurën arritjet konkrete të Partneritetit Strategjik Gjithëpërfshirës Kinë-ASEAN gjatë pesë vjetëve të fundit dhe vuri në dukje nevojën për unitet më të madh midis Kinës dhe ASEAN-it për përballimin e sfidave dhe pasigurive të reja.

Wang i tha këto gjatë pjesëmarrjes në takimin e ministrave të jashtëm Kinë-ASEAN në Manila të Filipineve.

Kryediplomati kinez paraqiti katër propozime për përparimin e mëtejshëm të bashkëpunimit Kinë-ASEAN.

Së pari, mbrojtja e mjedisit rajonal për paqen dhe zhvillimin.

Së dyti, forcimi i qëndrueshmërisë së zhvillimit rajonal.

Së treti, nxitja e zhvillimit të gjelbër dhe të drejtuar nga inovacioni.

Së katërti, vënia e njerëzve në qendër. Wang tha se Kina është e gatshme të forcojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me ASEAN-in në zbutjen e varfërisë, shëndetin publik, arsim, shkëmbimet mes të rinjve dhe instituteve të studimit të politikave, në turizëm, media, kulturë dhe fusha të tjera.

Wang gjithashtu përsëriti qëndrimin e palës kineze për çështjen e Detit të Kinës Jugore, duke u bërë thirrje vendeve të rajonit të respektojnë rreptësisht Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore.

Të gjitha palët shprehën shpresën për të arritur një Kod Sjelljeje në Detin e Kinës Jugore sa më shpejt që të jetë e mundur këtë vit, për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon