Rei Manaj i cili shënoi supergol në ndeshjen e Shqipërisë ndaj Serbisë, u përjetësua në mural në Mitrovicë. Pasi Kombëtarja shqiptare triumfoi ndaj Serbisë me rezultat 1:0, një mural i cili tregon momentin e festës së Manajt pas golit, u vendos jashtë palestrës “Minatori” në Mitrovicë. Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka shënuar fitore të rëndësishme në kualifikimet për kampionatin botëror 2026 si mysafire ndaj Serbisë mbrëmë në Leskovc me rezultat 1:0. Gol i Manajt siguroi për kuqezinjtë tri pikë të mëdha në luftën për vendin e dytë në grupin K. Ndeshjet e radhës, Shqipëria do t’i luajë kundër Andorrës në udhëtim më 13 nëntor dhe Anglisë si vendëse më 16 nëntor.
