Trump me Zelensky në Shtëpinë e Bardhë: Po bëjmë përparim të madh për luftën në Ukrainë

0

Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky dhanë deklarata për mediat brenda Shtëpisë së Bardhë.

Trump thotë se është “një nder” të jem me një “udhëheqës të fortë” dhe “njeri që e kam njohur shumë mirë”.

Presidenti amerikan deklaroi se do të flasë me Zelensky rreth telefonatës së tij me Vladimir Putinin.

“Mendoj se po bëjmë përparim të madh”, tha Trump.

“Do të flasim për këtë sot. Do të flasim për atë që ndodhi dje me telefonatën time me Presidentin Putin.

“Mendoj se gjërat po ecin mjaft mirë. Filloi me Alaskën, ku mendoj se u diskutuan disa udhëzime. Dhe duam të shohim nëse mund ta arrijmë këtë.”, shtoi ai.

Bolton vetëdeklarohet i pafajshëm! Ish këshilltari i Trump del para gjykatës, përballet me 18 akuza

0

John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump, është dorëzuar tek autoritetet.

Kjo është një pjesë formale e procesit ligjor, pasi Bolton u akuzua se ka keqpërdorur aksesin e tij në informacionet e klasifikuara të qeverisë Amerikane.

Dorëzimi i tij para autoriteteve u bë sepse Bolton doli para gjykatës për të njohur aktakuzën, por pjesën tjetër të procesit ai do e ndjekë i lirë. Ish këshilltari i Trump u vetedeklarua i pafajshëm per cdo akuze, por nëse shpallet fajtor nga gjykata ai rrezikon nje dënim me 10 vjet burg.

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ngriti ndaj Bolton tetë akuza për transmetim të informacionit të mbrojtjes kombëtare dhe 10 akuza për mbajtje të informacionit të mbrojtjes kombëtare. Ish këshilltari i Trump akuzohet se ka marrë dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij.

FBI- ja Amerikane kishte kryer kontrolle në banesën dhe zyrën e ish këshilltarit të Trump për sugurinë Kombëtare përgjatë muajit gusht si pjesë e hetimit.

Në reagimin e tij Bolton tha se është viktimë e përdorimit të Departamentit të Drejtësisë si armë politike nga Trump.

John Bolton u shkarkua nga administrata e parë e Presidentit Amerikan Donald  Trump në vitin 2019. Ndërkohë në një libër me kujtime të publikuar një vit më vonë, ai e përshkroi Trump-in si një president të painformuar në çështjet ndërkombëtare.

Bolton ,76 vjeç bëshet kështu kundërshtari i tretë politik i Trump që përballet me akuza penale në javët e fundit, pas ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James.

Presidenti amerikan ka udhëzuar publikisht Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi, që të ndjekë penalisht kundërshtarët e tij.

Gucati: Mbrojmë luftën e shenjtë të UÇK-së

0

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, fjalën e tij në protestën në Tiranë, në mbështetje për çlirimtarët e Kosovës, e nisi me brohoritjet për katërshen e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë.

Gucati thotë se përmes kësaj proteste, populli ka ngritur zërin për drejtësi.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu që të mbrojmë luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të mbrojmë gjakun e derdhur për liri, që të mbrojmë nderin e çlirimtarëve tanë. UÇK-ja nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare, këtë e ka dëshmuar historia, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit”, u shpreh ai.

Ai shtoi se proceset në Hagë janë të padrejta.

“Nuk do ta lejojmë të përdhoset emri i komandantëve tanë të shenjtë. Kjo protestë s’ka lidhje me politikën. Kjo është protestë e popullit shqiptar. S’po kërkojmë mëshirë, por drejtësi. Tirana është sot kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Kosova ka luftuar për çlirim, nuk ishim kriminelë. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim të shqiptarëve. Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Liri për çlirimtarët tonë”, ka deklaruar Gucati.

Moisiu: Liria e Kosovës nuk është dhuratë, ajo u fitua me gjak

0

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë kryer krime, por kanë kryer detyrën më të lartë që e njeh historia – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit.

Në protestën në Tiranë, në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë, Moisiu ka thënë se tubimi është me qëllimin për të mbrojtur dinjitetin kombëtar e të ngrihet zëri kundër padrejtësive që po u bëhet ish-udhëheqësve të UÇK-së.

“Më 2022, ishim në Hagë në dhomat e paraburgimit për t’u takuar personalisht me presidentin Thaçi, me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Në takimin me këta burra kuptova dhe pashë se ata trima nuk ishin frikësuar, por janë burra të fortë që qëndronin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar për të pastruar luftën e UÇK-së dhe gjithë popullit kosovar, nga njolla që padrejtësisht po përpiqen t’i japin ata që s’ua duan të mirën shqiptarëve. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet”, ka thënë Moisiu.

Ai ka shtuar se ish-udhëheqësit e UÇK-së po mbahen pa prova në paraburgim.

Ka theksuar se është koha që të mos heshtet më.

“Liria e Kosovës nuk është dhuratë. Ajo u fitua me gjak me sakrifica e vendosmëri ndaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të vendosur dhe të bashkuar për të mbrojtur të ardhmen e kombit tonë”, ka thënë ai.

“Unë jam UÇK” – protestë në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

0

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë jehoi këtë pasdite nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgimin e Hagës.

Nën moton “Unë jam UÇK” qindra qytetarë të mbledhur nga të gjitha anët, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë, njëzëri thërritën “liri për çlirimtarët”! Në protestë morën pjesë edhe shumë shoqata, veteranë si dhe figura të njohura politike nga trojet shqiptare – duke e parë si detyrim moral dhe kombëtar ngritjen e zërit për ata që udhëhoqën luftën për liri. Në protestë mbajti fjalë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili paraprakisht u takua me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj./TV21

Papa Leoni XIV: Përdorimi i urisë si armë, “strategji mizore” që mohon të drejtën e jetës

0

Papa Leoni XIV ka denoncuar përdorimin e urisë si armë lufte, duke e quajtur atë një “strategji mizore” që i privon njerëzit nga e drejta e tyre themelore për jetë dhe duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë të veprojnë me vendosmëri për t’i dhënë fund urisë.

Duke folur në selinë e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së (FAO) në Romë të enjten, në Ditën Botërore të Ushqimit dhe 80-vjetorin e agjencisë, Papa dënoi trendin në rritje të përdorimit të urisë si mjet në konfliktet moderne.

“Ushqimi nuk duhet të jetë kurrë armë”, tha Papa duke paralajmëruar se veprime të tilla “u mohojnë burrave, grave dhe fëmijëve të drejtën e tyre më themelore, të drejtën për jetë”, raportoi “Vatican News”, media zyrtare e Selisë së Shenjtë.

Duke rikujtuar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së më parë e ka klasifikuar urinë si krim lufte, ai paralajmëroi se “ky konsensus duket se është zbehur”.

“Heshtja e atyre që vdesin nga uria bërtet në ndërgjegjen e njerëzimit. Uria nuk është fati i njerëzimit, por rënia e tij. Nuk është vetëm një problem që duhet zgjidhur, është një britmë që ngrihet në qiell”, shtoi Papa.

Komentet e Papës vijnë në një kohë kur miliona njerëz në zonat e konfliktit, përfshirë Gazën, Ukrainën, Jemenin dhe rajonin e Sahelit, përballen me mungesa akute ushqimore, shpesh të qëllimshme. Ai u bëri thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare të mbështesin përgjegjësinë morale, të mbrojnë civilët dhe të garantojnë sigurinë ushqimore për të gjithë.

Fjalimi i kreut të Vatikanit ishte pjesë e një apeli më të gjerë për bashkëpunim global dhe lidership etik, duke theksuar se “njeriu duhet të vendoset gjithmonë mbi fitimin”.

John Bolton dorëzohet në gjykatë, ish-këshilltari i Trumpit përballet me akuza për spiunazh

0

John Bolton mbërriti të premten në një gjykatë federale për t’u dorëzuar para autoriteteve, pasi akuzohet se, gjatë kohës sa ishte këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e presidentit amerikan Donald Trump, kishte ruajtur në shtëpinë e vet dokumente “tepër sekrete” dhe kishte ndarë me të afërm të tij shënime personale që përmbanin informata të klasifikuara.

Aktakuza ndaj tij u ngrit të enjten.

Ai nuk foli për gazetarë teksa mbërriti në gjykatën e Grinbelt, Mariland, për t’u dorëzuar para autoriteteve dhe pritet të dalë para gjykatës gjatë ditës.

Bolton akuzohet se ndau informata të ndjeshme me dy të afërm të tij për përdorimin e mundshëm të tyre në një libër që po e shkruante, duke përfshirë shënime nga informimet e inteligjencës dhe takimet me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe udhëheqës të huaj.

Avokati i Boltonit, Abbe Lowell, tha se Bolton nuk ka shpërndarë dhe nuk ka ruajtur në mënyrë të paligjshme asnjë dokument.

Hetimi kundër Boltonit nisi në vitin 2022.

Aktakuza ndaj Boltonit, e paraqitur në një gjykatë federale në Mariland, e ngarkon atë me tetë akuza për transmetim të informatave të mbrojtjes kombëtare dhe dhjetë akuza për mbajtje të këtyre informatave, të gjitha në kundërshtim me Aktin e Spiunazhit.

Për secilin pikë të aktakuzës ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet, por dënimi përfundimtar do të vendoset nga gjykatësi në bazë të një sërë faktorësh.

Në disa nga bisedat e përshkruara në aktakuzë, Bolton dhe të afërmit e tij – të paidentifikuar – diskutonin përdorimin e materialeve për një libër. Bolton i referohej dy personave me të cilët ndante shënimet e përditshme si “redaktorët” e tij, thuhet në aktakuzë.

“Po flas me [botuesin e librit] sepse ata kanë të drejtën e refuzimit të parë!” ka shkruar Bolton në një mesazh, sipas aktakuzës.

Bolton shërbeu si këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit.

Gjorgjievski: Pas zgjedhjeve mbaron politika, është koha për punë! Shukova me mesazh përmbyllës: Po luftojmë për shtëpinë tonë

0

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, tha se pas zgjedhjeve politika duhet të marrë fund dhe është koha për punë. Ai theksoi se dora e tij mbetet e shtrirë ndaj të gjithëve – qytetarëve, aktivistëve dhe kundërkandidatëve – me thirrjen për t’u bashkuar për Shkupin, sepse ky qytet është shtëpia jonë e vetme.

“Pas meje nuk qëndron vetëm partia ime politike, por një ekip profesorësh, arkitektësh, artistësh dhe njerëz të ndershëm që e jetojnë dhe e duan këtë qytet. Në ekipin tim ka maqedonas, shqiptarë, turq, romë, boshnjakë, serbë dhe të tjerë – njerëz me bindje të ndryshme politike e ideologjike, por me një dashuri të vetme: dashurinë për Shkupin“, theksoi Orce Gjorgjievski – Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Kandidatja e LSDM-së për kryetare të Qytetit të Shkupit, Kaja Shukova, dha deklaratën e saj përmbyllëse para votimeve të së dielës dhe u bëri thirrje qytetarëve të Shkupit të dalin më 19 tetor dhe të votojnë për numrin 5 – për vizion, dije dhe rezultate.

“Shkupi është shtëpia jonë dhe ka ardhur koha të luftojmë për të. Gjatë kësaj fushate folëm për zgjidhje që i rikthejnë jetën qytetit. Ne dimë si ta bëjmë Shkupin një qytet që përsëri merr frymë, lëviz dhe jeton më mirë”, tha Kaja Shukova – Kandidate për Kryetare të Shkupit – LSDM.

Gjithçka gati për zgjedhjet e së dielës! Policia do të përdorë dronë për sigurinë e vendvotimeve

0

Përderisa partitë politike e kandidatë e pavarur po shfrytëzojnë orët e fundit të fushatës zgjedhore për të prezantuar projektet e tyre,  KSHZ ka shpërndarë materialet zgjedhore në të gjitha 80 Komisionet Komunale zgjedhore dhe në Qytetin e Shkupit.

Një total prej 4,613,438 fletëvotimesh u shtypën për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe të këshilltarëve. Fletëvotimi më i gjatë është gjysmë metri dhe të gjitha janë prodhuar me standarde të larta sigurie dhe elementë mbrojtës, me qëllim sigurimin e fshehtësisë së votës.

Lista e votuesve përfshin 1,832,415 votues, të cilët do të votojnë në 3,480 qendra votimi. Nga këto, gjashtë nuk do të jenë të hapura, pasi nuk ka banorë me të drejtë vote në ato komuna.

“Materiali zgjedhor i besueshëm përbëhet nga të gjitha certifikatat e printuara të listave zgjedhore, certifikatat e printuara të ekzemplarëve origjinal të procesverbaleve nga secili vendvotim dhe nga secili Komision Komunal Zgjedhor sikurse të gjitha fletëvotimet. Kemi saktë 254,262 fleta të listave zgjedhore dhe certifikata e posaçme të listave zgjedhore, 8,692 procesverbale origjinal si material i besueshëm zgjedhor për vërtetimin e rezultateve zgjedhore dhe 8,330 ekzemplarë të tjerë”, tha Boris Kondarko, Kryetar i KSHZ-së .

Përveç fletëve të votimit, komisionet zgjedhore komunale po marrin edhe materiale të tjera zgjedhore – ekrane, pajisje për leximin e të dhënave biometrike dhe materiale të tjera të nevojshme. Procesi po monitorohet nga vëzhgues nga partitë politike, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet ndërkombëtare, me qëllim garantimin e transparencës dhe rregullsisë së procesit zgjedhor.

Shpërndarja u krye nga 17 ekipe të KSHZ-së, dhe transporti i materialit të besueshëm zhvillohet nën masa të shtuara sigurie me praninë të policisë.

Nga Ministria e Brendshme, thonë se janë përgatitur që procesi zgjedhor të zhvillohet në ambiente të sigurta dhe për herë të parë përdoren edhe dronët e policisë si vëzhgim i vendvotimeve edhe nga ajri.

 “Sipas vlerësimeve të bëra dhe planeve të përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, zyrtarët policiorë do të jenë të pranishëm pranë vendndodhjeve të qendrave të votimit, si dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile, si dhe do të përdoret edhe teknologjia moderne – dronë për kontrollin ajror me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, theksoi Goce Andreev, zëdhënës i MPB-së.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive që të kontribuojnë në një atmosferë paqësore dhe demokratike, të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë dhe të përmbahen nga çdo aktivitet që mund të prishë procesin zgjedhor. Gjatë ditës së zgjedhjeve, MPB do ta informojë publikun në kohë reale për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Stopanska Banka AD Manastir u bë pjesë e Alta Banka

0

Pasi ALTA Banka AD Beograd përfundoi me sukses blerjen e Stopanska Banka AD Manastir, kjo bankë u bë zyrtarisht pjesë e Grupit ALTA, një nga grupet financiare më dinamike në rajon.

Procesi u krye në përputhje me standardet më të larta të tregut dhe rregullatore me pëlqimin e Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Blerja e Stopanska Banka Manastir përfaqëson, nga njëra anë, një moment historik në konsolidimin e sektorit bankar rajonal, dhe nga ana tjetër, një themel të rëndësishëm për perspektivën evropiane të grupit tonë. Të dy bankat janë të bashkuara nga një traditë e fortë, integritet i provuar dhe operacione të qëndrueshme. Me hyrjen e Stopanska Bankës në sistemin e institucioneve financiare të Grupit ALTA, ne po ndërtojmë një dimension të ri të bankave bazuar në aksesueshmëri, besim dhe superioritet teknologjik – theksoi Davor Macura, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të ALTA Banka dhe pronar i Grupit ALTA.

Përfaqësuesit e Stopanska Banka Manastir shprehën kënaqësinë me procesin e përfunduar me sukses të blerjes.

Bashkimi me Grupin ALTA përfaqëson një fazë të re zhvillimi për ne. Ne besojmë se ky partneritet do t’u sjellë vlerë shtesë klientëve tanë, punonjësve dhe komunitetit lokal, duke ruajtur vazhdimësinë e operacioneve dhe duke respektuar të gjitha kërkesat rregullatore. Ne jemi të lidhur jo vetëm nga vizioni ynë i biznesit, por edhe nga afërsia e thellë historike dhe kulturore e popujve tanë, e cila i jep forcë shtesë këtij partneriteti – theksoi Aleksandra Radevska, Presidente e Bordit të Drejtorëve të Stopanska Banka AD Manastir.

Duke zgjeruar operacionet e saj në tregun e Maqedonisë së Veriut, Banka ALTA jo vetëm që po hap një kapitull të ri në zhvillim, por po krijojmë mundësi për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik të vendeve tona. Detyra e çdo institucioni financiar serioz është të jetë aleat i ekonomisë, të ndërtojë ura dhe të inkurajojë bashkëpunimin rajonal – përfundoi Davor Macura.

Stopanska Banka AD Manastir është një nga institucionet financiare më të vjetra dhe më me reputacion në Maqedoninë e Veriut, me një traditë që përfshin pothuajse 80 vjet. Me kalimin e viteve, ajo ka ndërtuar një reputacion të fortë për stabilitet, besim dhe angazhim lokal. Roli i saj kryesor është mbështetja e qytetarëve dhe ekonomisë. Bashkimi me sistemin e Grupit ALTA është një hap i natyrshëm drejt modernizimit, lidhjes rajonale dhe zhvillimit të mëtejshëm. Partneriteti me ALTA Bank do të hapë hapësirë ​​për zgjidhje inovative, si dhe për përmirësimin e përvojës së klientit, duke respektuar standardet financiare lokale dhe kornizat ligjore.

Grupi ALTA është një grup financiar modern me seli në Beograd, i cili bashkon aktivitetet bankare, të pagesave dhe të investimeve, me një fokus strategjik në inovacion dhe shërbim të jashtëzakonshëm. Ai njihet si një lider absolut në fushën e transaksioneve të pagesave dhe shërbimeve të pagesave dixhitale.

ALTA Banka, si një nga anëtarët më të rëndësishëm të grupit, operon në tregun serb për gati gjysmë shekulli dhe ofron gamën më të gjerë të produkteve bankare. Ajo ka regjistruar vazhdimisht rezultate të jashtëzakonshme biznesi dhe rritje të fortë në të gjitha segmentet e operacioneve të saj, dhe në vitin 2024 u njoh si banka me rritjen më të shpejtë në Republikën e Serbisë.