“Unë jam UÇK” – protestë në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë

TË FUNDIT

Sheshi “Skënderbej” në Tiranë jehoi këtë pasdite nga thirrjet për drejtësi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgimin e Hagës.

Nën moton “Unë jam UÇK” qindra qytetarë të mbledhur nga të gjitha anët, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut e më gjerë, njëzëri thërritën “liri për çlirimtarët”! Në protestë morën pjesë edhe shumë shoqata, veteranë si dhe figura të njohura politike nga trojet shqiptare – duke e parë si detyrim moral dhe kombëtar ngritjen e zërit për ata që udhëhoqën luftën për liri. Në protestë mbajti fjalë edhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti, i cili paraprakisht u takua me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj./TV21