Gjermania- Greqisë: Shkoni në Pekin ose Moskë, por…

0

Greqia do e ketë shumë vështirë që të gjejë kreditorë jashtë BE-së dhe FMN-së.

Kështu deklaroi ministri i Financave në Gjermani, Wolfgang Schaeuble.

Sipas BBC, ai deklaroi se do mirëpriste përpjekjen e Greqisë për të gjetur investime në Pekin apo Moskë, por kjo do jetë shumë e vështirë.

Paralajmërimi i tij vjen pasi është shtuar ndjeshëm frika për një falimentim të Greqisë për shkak se kostot e huamarrjes për këtë vend kërcyen me 3.5 pikë përqindje në 27 përqind.

Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis tha se qeveria e tij refuzon që të marrë në konsideratë largimin nga BE.

Ai premtoi “kompromis, kompromis, kompromis pa u kompromentuar”.

Studentët dhurojnë gjak

0

Në kuadër të misionit për dhurim vullnetar të gjakut, disa studentë të kolegjit FAMA iu bashkuan kësajë nisme ku pjesë e tyre ishte edhe këngetarja e mirënjohur Violetë Kajtazi. Kjo sasi e gjakut ë dhuruar do t’i shërbejë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në raste emergjente të kërkesave për gjak.

Thaçi: Shkuarja ime në Beograd, thellon bashkëpunimin Kosovë-Serbi

0

“Vizita ime në Beograd, thellon bashkëpunimin Kosovë-Serbi”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Hashim Thashi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, gjatë një intervistë për Deutsche Welle. Thaçi komentoi dhe Gjykatën Speciale, vizitën në Beograd dhe mundësinë e arrestimit të tij atje.

Veseli: Nderimi i të rënëve është mos keqpërdorimi i lirisë

0

Kadri Veseli, gjatë rivarrimit në Çikatovë Kadri Veseli, gjatë rivarrimit në Çikatovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë ne ceremoninë e rivarrimit në Çikatovë të Gllogocit të 21 personave të vrarë gjatë luftës.
Veseli duke kujtuar tmerret që po përjetonte Kosova 16 vjet më parë, ka thënë se të rënët i nderohen duke mos e keqpërdorur lirinë.

“Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë. Gjatë ditës mora pjesë në Ceremoninë e rivarrimit të njëzet e një martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit. Pas 16 vitesh ata u kthehen familjarëve dhe atdheut të tyre”, ka thwnw Veseli.

“Kosova, 16 vite më parë, po përjetonte dramën më të rëndë në historinë e saj, gjenocidin, të cilin përgjatë një shekulli e projektuan qeveritë e ndryshme të nacionalizmit ekstremist serb”.

“Por, Kosova mbijetoi dhe sot kur jemi të lirë duhet të mos harrojmë për asnjë moment çmimin që është dashur të paguajmë për lirinë tonë”.

“Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë”.

Shqipëri: Kushtetuesja rrëzon Byronë e Hetimit

0

Pak ditë pasi një delegacion nga Byroja Federale e Hetimit në SHBA (FBI), mbërriti në Shqipëri për të asistuar në ngritjen e më vonë funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar atë si antikushtetuese.

Pas ankesës së PD, Kushtetuesja ka vendosur se nenet për Byronë Kombëtare të Hetimit bien në kundërshtim me Kushtetutën.

Më herët është thënë që kjo Byro do dublojë punën e Prokurorisë, ndërkohë që në Kushtetutë është e sanksionuar që hetimet i bën Prokuroria.

VENDIMI

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues: Një e Pesta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike)

Subjekte të Interesuara: Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave

Objekt: Shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit” (nenet 27-36) dhe nenit 49 të ligjit nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e ngritura nga kërkuesi, si dhe prapësimet e paraqitura nga subjekti i interesuar, me vendimin e datës 17.04.2015, bazuar në nenet 131 dhe 134 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Gjykata Kushtetuese,

VENDOSI:

– Shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të Kreut VI “Byroja Kombëtare e Hetimit (nenet 27-36) të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”.

– Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e nenit 49 të këtij ligji.

Kujtohen viktimat e aeroplanit “German Wings”

0

Në katedralen e Këlnit, me anë të një shërbimi fetar dhe me pjesëmarrjen e zyrtarëve më të lartë shtetëror nga Gjermania, Franca dhe Spanja, u organizua ceremonia qendrore për të kujtuar viktimat e aeroplanit të rrëzuar të kompanisë Gjerman Uings.
Në ceremoninë qendrore morën pjesë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidenti gjerman, Joahim Gauk, zyrtarë të qeverive të Francës dhe Spanjës, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve gjermane./21 Media/

Rrëfehet Shishani

0

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga zëvendës kryetari i parë i komisionit, Fadil Demaku, raportoi Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës, Fitim Shishani, lidhur me punën e Inspektoratit për vitin 2014.

Fillimisht Shishani gjatë raportimit të tij ka folur për të arriturat, sfidat dhe reformat në IPK që e kanë karakterizuar këtë institucion gjatë vitit të kaluar.

Shishani ka vlerësuar se IPK-ja ka arritur me sukses të trajtojë të gjitha ankesat e pranuara dhe me një efikasitet të lartë t’i përcjellë në Policinë e Kosovës apo Prokurori për trajtim të mëtutjeshëm.

Ai sqaroi se gjatë vitit 2014, 305 punonjës të PK-së kanë qenë subjekt hetimi nga IPK-ja, ndërsa janë ndërmarrë këto masa dhe rekomandime: 20 arrestime dhe 64 rekomandime për suspendime.

132 raste janë dërguar me kallëzim penal në Prokurori për të cilat është ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarve për 28 kallëzime penale, tha ai.

Çikatova na përkujton sa shumë plagë mbesin të hapura

0

​Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli morën pjesë në ceremoninë e sotme të rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit, të vrarë dhe të zhdukur në vitin 1999.

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli morën pjesë në ceremoninë e sotme të rivarrimit të 21 martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit, të vrarë dhe të zhdukur në vitin 1999.

Presidentja Jahjaga theksoi se “këta janë muajt me te vështirë për të gjithë ne në Kosove, kur përkujtojmë tmerret që përjetuam si shoqëri dhe humbjet që i pësoi pothuajse çdo familje në Kosovë”.

Ajo nënvizoi se “rivarrimi në Çikatovë na përkujton sa shumë plagë mbesin të hapura dhe se kurrë nuk duhet reshtur së kërkuari drejtësi për secilin qytetar të Kosovës”.

Kryeparlamentari Veseli shprehu dhembjen dhe solidaritetin me familjarët e martirëve, të cilëve iu kthyen më të dashurit e tyre pas 16 vjetëve.

Lidhur me këtë rast, Veseli në faqen e tij në facebook ka vlerësuar se “Kosova, 16 vite më parë, po përjetonte dramën më të rëndë në historinë e saj, gjenocidin, të cilin përgjatë një shekulli e projektuan qeveritë e ndryshme të nacionalizmit ekstremist serb”.

“Por, Kosova mbijetoi dhe sot kur jemi të lirë duhet të mos harrojmë për asnjë moment çmimin që është dashur të paguajmë për lirinë tonë. Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë”, ka theksuar kryetari i Kuvendit.

atifetja

atifetja3

Prizren: Kërkohet një djalosh i humbur

0

djaliRahmi Ymeri nga Prizreni ka informuar Policinë e Prizrenit se djali i tij Luriani (1986) nga data 13 prill është larguar nga shtëpia dhe deri më sot nuk është kthyer. Dyshohet se ai ka shkuar në drejtim të bjeshkës mbi Kalanë e Prizrenit.
Pas raportimit të rastit njësite të policisë së Prizrenit janë angazhuar në kontrollimin e terrenit në disa pika strategjike dhe fshatra. Në ndihmë kanë dalë edhe njësitet e KFOR-it dhe FSK-së. Vlen të theksohet se KFOR-i ka angazhuar edhe mjete fluturuese për vëzhgimin e terrenit nga ajri ndërsa FSK ka angazhuar forca për kërkim shpëtim.

​Policia me plan për nesër

0

Policia e Kosovës njofton se ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me protestën e e cila pritet të mbahet nesër në orën 14:00 në Prishtinë.

“Si pjesë e planit operativ, janë bërë planifikimet për ri-orientimin e trafikut në rrugë alternative përgjatë kohës sa protestuesit shfrytëzojnë kalimin e tyre në rrugë, ku për këtë Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim dhe apelon tek qytetarët që të shmangin vozitjen gjatë kohës së protestës në akset rrugore ku zhvillohet protesta”, thuhet në komunikatë.

Gjatë kësaj kohe do të jenë të bllokuara për vetura rrugët, “Garibaldi”;“Gjorgj Bush”; “Luan Haradinaj”; “Robert Doll”; “Kosta Novakoviq”; Bill Klinton”; “Eqrem Çabej”; “Agim Ramadani”; “Xhemajl Prishtina”; “Ilaz Agushi” dhe “Ilir Konushevci”.

Policia e Kosovës, si institucion i zbatimit të ligjit, do të ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.