Gjermania- Greqisë: Shkoni në Pekin ose Moskë, por…

TË FUNDIT

Greqia do e ketë shumë vështirë që të gjejë kreditorë jashtë BE-së dhe FMN-së.

Kështu deklaroi ministri i Financave në Gjermani, Wolfgang Schaeuble.

Sipas BBC, ai deklaroi se do mirëpriste përpjekjen e Greqisë për të gjetur investime në Pekin apo Moskë, por kjo do jetë shumë e vështirë.

Paralajmërimi i tij vjen pasi është shtuar ndjeshëm frika për një falimentim të Greqisë për shkak se kostot e huamarrjes për këtë vend kërcyen me 3.5 pikë përqindje në 27 përqind.

Ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis tha se qeveria e tij refuzon që të marrë në konsideratë largimin nga BE.

Ai premtoi “kompromis, kompromis, kompromis pa u kompromentuar”.