Kadri Veseli, gjatë rivarrimit në Çikatovë Kadri Veseli, gjatë rivarrimit në Çikatovë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë ne ceremoninë e rivarrimit në Çikatovë të Gllogocit të 21 personave të vrarë gjatë luftës.
Veseli duke kujtuar tmerret që po përjetonte Kosova 16 vjet më parë, ka thënë se të rënët i nderohen duke mos e keqpërdorur lirinë.
“Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë. Gjatë ditës mora pjesë në Ceremoninë e rivarrimit të njëzet e një martirëve të fshatit Çikatovë të Drenasit. Pas 16 vitesh ata u kthehen familjarëve dhe atdheut të tyre”, ka thwnw Veseli.
“Kosova, 16 vite më parë, po përjetonte dramën më të rëndë në historinë e saj, gjenocidin, të cilin përgjatë një shekulli e projektuan qeveritë e ndryshme të nacionalizmit ekstremist serb”.
“Por, Kosova mbijetoi dhe sot kur jemi të lirë duhet të mos harrojmë për asnjë moment çmimin që është dashur të paguajmë për lirinë tonë”.
“Nderimi më i madh për të rënët tanë është që sot të mos e keqpërdorim lirinë”.
