
Pas raportimit të rastit njësite të policisë së Prizrenit janë angazhuar në kontrollimin e terrenit në disa pika strategjike dhe fshatra. Në ndihmë kanë dalë edhe njësitet e KFOR-it dhe FSK-së. Vlen të theksohet se KFOR-i ka angazhuar edhe mjete fluturuese për vëzhgimin e terrenit nga ajri ndërsa FSK ka angazhuar forca për kërkim shpëtim.
