Thaçi: Gjykata barrë e rëndë, por mënyrë e vetme për të larguar “retë e zeza” mbi Kosovën

0

Një nga qëllimet kryesore të Kosovës është integrimi saj në Bashkimin Evropian, shkruan e përjavshmja sllovene “Reporter”, për çka është e rëndësishme edhe pjesëmarrja e pakicës serbe në pushtet. Marrëveshja kryesore me Serbinë është arritur në verën e vitit 2013 në Bruksel dhe në kuadër të kësaj marrëveshjeje, shkruan kjo e përjavshme sllovene duke cituar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës janë organizuar edhe zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.
“Serbët tani janë pjesë e Parlamentit të Kosovës dhe në ditët e ardhshme do të jenë prapë pjesë edhe e qeverisë. Kosova është atdhe i të gjithë banorëve të saj dhe së bashku ne mund të ndërtojmë një të ardhme për pjesëmarrje në institucionet shtetërore”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Thaçi për “Reporter”.

Me Marrëveshjen e Brukselit, sipas Thaçit, do të krijohet asociacioni i komunave me popullatë serbe, të cilat do të kenë një rëndësi lokale dhe rajonale në fushën e infrastrukturës, të kulturës, arsimit. Por, edhe pse asociacioni nuk do të ketë asnjë funksion legjislativ dhe as ekzekutiv, sipas Thaçit, ai kurrë nuk do të jetë autonomi dhe as nuk do jetë një model i ngjashëm i Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë. “Ky asociacion do të veprojë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe standardet evropiane të funksionimit të pushtetit lokal”, ka thënë Thaçi.

Në pyetjen e Reporterit se pse nuk e ka marrë postin e kryeministrit pasi ka fituar zgjedhjet e vitit të kaluar, Thaçi është përgjigjur se edhe në Kosovë ka ndodhur ajo çfarë ka ndodhur në vende të tjera, për shembull në Slloveni. “Kryeministri nuk është nga partia që ka marrë më së shumti vota në zgjedhje as në Slloveni. Partia jonë për së treti herë me radhë ka fituar me një shumicë solide, por ne kemi arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në interes të shtetit. Kemi bërë sakrifica dhe kemi krijuar një qeveri stabile të qendrës së djathtë. Qeveria është duke punuar me një shumicë prej dy të tretave të votave në Parlament, koalicioni përfshin të gjitha pakicat që janë në qeveri dhe kjo ishte një zgjidhje e arsyeshme. Ne ramë dakord që zoti Mustafa ta udhëheqë Qeverinë, unë e kam ushtruar tashmë dy mandate dhe me marrëveshje në vitin e ardhshëm zgjedhem President i vendit dhe kjo është një mënyrë për ndarjen e balancuar të pushtetit”, ka thënë Thaçi, transmeton javorja sllovene “Reporter”.

Ai ka thënë se është i gatshëm ta kërkojë edhe votën e qytetarëve të Kosovës dhe është i sigurt se do ta merrte shumicën e votave të tyre, sikur kreu i shtetit të mos zgjedhej nga parlamenti. ”Unë jam i përgatitur për të dyja mundësitë, për tetë vjet unë kam bërë politikë me mbështetjen më të madhe në vend. Mendoj se edhe në zgjedhje të drejtpërdrejta do të merrja mbështetjen masive të qytetarëve për President”, ka thënë Thaçi.

Për marrëveshjen e arritur me Beogradin për Gjyqësorin, Thaçi ka thënë se gjyqtarët serbë ngadalë do të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës. “Marrëveshja demonstron përparim të mirë, ne jemi shumë të vendosur për të vazhduar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për të arritur marrëveshje të reja. Në fund të fundit, do të ketë një normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se cili partner është më i rëndësishëm për Kosovën, Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Evropian, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka një partneritet të veçantë dhe miqësi të përjetshme me SHBA’të, por ajo është duke bërë përpjekje për t’u integruar në BE, sepse kjo është rruga e vetme e Kosovës. “Unë besoj se BE-ja do të jetë më e pasur nga një vend i ri, i cili ka një miqësi shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Së fundi, SHBA dhe BE kanë një sistem të vlerave të barabarta për zbatimin e të cilave ne jemi duke bërë përpjekje edhe në Kosovë”, ka thënë Thaçi.

E për sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale, zëvendëskryeministri Thaçi, ka thënë seKosova ka qenë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi dhe të gjithë të akuzuarit nga Kosova kanë shkuar në Hagë vullnetarisht dhe janë liruar. “Themelimi i Gjykatës nuk është i lehtë, është barrë e rëndë për ne, por kjo është e vetmja mënyrë për të hequr qafe një lloj reje të zezë mbi Kosovën. Gjykata do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës”, ka thënë Thaçi për të përjavshmen Reporter.

​SHBA, 200 milionë dollarë për Irakun

0

Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se SHBA do të ndajë 200 milionë dollarë që ta ndihmojë Irakun për të shpërngulurit që është dashur ti lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të ISIS-it

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irakian Hajdar Al Abadi, Obama ka deklaruar se SHBA duhet të ndihmojë familjet me fëmijë që kanë pësuar për shkak të aktiviteteve të ISIS, transmeton AP.

Obama përkujton se forcat irakiane janë më mirë të përgatitura qëkur Al Abadi është bërë kryeministër i Irakut para shtatë muajsh.

Presidenti amerikan ka thënë se forcat irakiane dhe koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve kanë rikthyer një të katërtën e territorit të cilët luftëtarët e ISIS ia kanë marrë Irakut.

Megjithatë Obama ka thënë se procesi i largimit të ISIS nga Iraku do të jetë proces i gjatë

Policia konfirmon gjetjen e një trupi në lumin Ibër

0

(I plotësuar)Shefi i Operativës së Policisë për veriun e Mitrovicës Zhelko Bojiq e ka konfirmuar për KosovaPress se një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Ibër.

Por Bojiq nuk ka dhënë detaje për identitetin e trupit të gjetur.

——————————————————————————————–

Gjendet një trup i pajetë në lumin Ibër

Në orët e mbrëmjes të së martës është gjetur një trup i pajetë në lumin Ibër. Sipas burimeve të KosovaPressit trupi është gjetur në vendin e quajtur “Simonida” në veri të Mitrovicës por që ende nuk dihet identiteti i tij.

Sipas burimeve trupin e kanë gjetur njësiti i zjarrfikësve të komunës së Zveçanit.

KosovaPress nuk ka mundur të marrë detaje në lidhje me këtë rast as nga Policia as nga autoritetet e Zveçanit.

Mësohet se në gjashtë muajt e fundit në vendin ku dyshohet se ka rënë i riu 17 vjeçar S.Alushi nga Suhadolli kanë humbur edhe tre persona tjerë.

I riu Alushi javën që shkoi ka humbur pa gjurmë dhe dyshohet se është rrëmbyer nga ujërat e lumit Ibër,por pavarësisht kërkimeve të FSK-së ai ende nuk është gjetur.

Kosovarët të parët me kërkesa azili në Gjermani

0

Qytetarët e Kosovës gjatë muajit mars kanë bërë më së shumti kërkesa për azil në Gjemani, gjithsej 11.729, thonë shënimet gjermane të Shërbimit për Migrim dhe Refugjatë.
Në janar qytetarët nga Kosova kanë bërë 3.630 kërkesa për azil, ndërsa në muajin shkurt 7.728.
Pas qytetarëve të Kosovës, në vendin e dytë me kërkesa për azil janë qytetarët nga Siria, 4.620 sosh, qytetarët e Shqipërisë janë vendin e tretë me 3.020 kërkesa ndërsa Serbia është në vendin e katërt me 2.833 kërkesa për azil, transmeton Koha.net.
Kur bëhet fjalë për numrin e përgjithshëm të kërkesave për këtë vit, statistika gjermane thotë se vendin e parë e zënë po ashtu qytetarët nga Kosova, me 23.137 kërkesa, në vendin e dytë janë qytetarët e Sirisë me 15.444 kërkesa dhe në vendin e tretë janë qytetarët e Serbisë me 9.074 kërkesa.RTV21

Kujt "ia ngrehi hundën" Labi (Foto)

0

Menjëherë pasi Labi i dha fund beqarisë, ai tani rendin ia ka liruar miqve të tijë beqarë, ai së fundmi e zgjodhi ledrin si personin që i ka ardhë rendi të fejohet siç shihet edhe në foto duke i’a ‘ngrehë hundën’

“Po thua më erdh rendi”, ka shkruar Ledri përmbri fotos ku shfaqet së bashku me Labin .

labii

Hakeron lotarinë dhe fiton 14.3 milionë dollarë

0

Thonë se më shumë shanse keni për t’u goditur nga vetëtima se sa të fitoni lotarinë, por një njeri në SHBA duket se ka dashur të ndryshojë fatin e tij përmes tastierës.
Ai njeri në Iowa e SHBA-së pretendohet se ka hakeruar lotarinë dhe ka bërë të mundur që tiketa e tij të dalë fituese me një shumë prej 14.3 milionë dollarësh.

Kjo është ajo çfarë ka ndodhur në Iowa të SHBA-së. Drejtori i lotarisë Eddie Raymond, pretendon se hakeri kishte hyrë në dhomën e lotarisë dhe kishte vendosur një USB në kompjuterin që lotaria e përdorë për t’i përzgjedhur numrat, transmeton Lajmi.net.

Ai thotë se USB-ja ishte infektuar me një virus spiun ‘Rootkit’ i cili është një program i veçantë i dizajnuar për të përfunduar një detyrë të caktuar dhe më pas për t’u shkatërruar vetvetiu.

Hakeri pastaj bleu tiketën e tij të lotarisë dhe e fitoi atë një muaj më vonë. Avokati i hakerit pretendon se ai nuk ka hyrë në atë dhomë asnjëherë dhe kjo është vetëm një pretendim për të mos ia dhënë atij paratë e fituara.

Avokati thotë se klienti i tij nuk ka mundur ta hakerojë sistemin e llotarisë apo të hyjë në dhomën e gjenerimit të numrave për shkak që ajo është e mbyllur dhe monitorohet nonstop përmes kamerave.

Drejtuesit e tjerë të lotarisë thonë se atë ditë kamerat ishin ngatërruar, që i bie se ai ka mundur ta hakerojë edhe sistemin e kamerave, transmeton Lajmi.net.

Prokurori i rastit thotë se pavarësisht se mbrojtja e tij thotë se ai ishte jashtë shtetit kur e bleu tiketën fituese, të dhënat tregojnë se celulari i tij ishte përdorur në Iowa ditën kur ishte blerë tiketa.

Se çfarë do të ndodhë me këtë rast në SHBA nuk dihet ende, por nëse hakeri del fajtor ai do të burgoset për disa vite. Ndryshe, kjo ngjarje ka filluar t’u pëlqejë regjisorëve, të cilët janë të interesuar ta shëndrrojnë në film.

'Time'- Putin, njeriu me ndikimin më të madh në botë

0

Sipas rezultatit të anketës të bërë në mesin e lexuesve të revistës amerikane, Tajm, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kryeson listën e 100 personave me ndikimin më të madh në botë.
Putin në anketë mori 6.95 për qind të votave të lexuesve, më shumë se politikanët tjerë, udhëheqësit shoqëror dhe fetarë, që gjenden gjithashtu në listë.
Votimi përfundoi javën e kaluar, rezultatet u publikuan sot, ndërsa më 16 prill është planifikuar të publikohet lista, sipas përzgjedhjes së redaksisë.
Revista Tajm qartësoi se 57 për qind të pjesëmarrësve në anketë kanë votuar nga territori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 5 për qind nga territori i Kanadasë dhe 4.55 për qind nga territori i Britanisë.
Tajm, revistë kjo që botohet që nga viti 1923, renditjen e publikon që nga viti 1999 dhe në listë gjenden njerëzit, për të cilët lexuesit janë të mendimit se veprimet e tyre kanë ndikimin më të madh në situatën në botë.RTV21

Gjendet një trup i pajetë në lumin Ibër

0

Në orët e mbrëmjes është gjetur një trup i pajetë në lumin Ibër. Sipas burimeve të KosovaPressit trupi është gjetur në vendin e quajtur “Simonida” në veri të Mitrovicës por që ende nuk dihet identiteti i tij.

Sipas burimeve trupin e kanë gjetur njësiti i zjarrfikësve të komunës së Zveçanit.

KosovaPress nuk ka mundur të marrë detaje në lidhje me këtë rast as nga Policia as nga autoritetet e Zveçanit.

Mësohet se në gjashtë muajt e fundit në vendin ku dyshohet se ka rënë i riu 17 vjeçar S.Alushi nga Suhadolli kanë humbur edhe tre persona tjerë.

I riu Alushi javën që shkoi ka humbur pa gjurmë dhe dyshohet se është rrëmbyer nga ujërat e lumit Ibër,por pavarësisht kërkimeve të FSK-së ai ende nuk është gjetur./kp/

Në Evropë janë shtuar shpenzimet për armatim

0

Konflikti në Ukrainë ka rezultuar me armatimin e dukshëm të shteteve të Baltikut, Ukrainës, Polonisë dhe Rusisë, dëshmon raporti më i ri i Institutit të Stokholmit për Hulumtimin e Paqes, SIPRI.
Si rezultat i konfliktit në lindje të vendit, Ukraina ka shtuar për 23 për qind shpenzimet për ushtri në 3.8 miliardë euro.
Është interesant fakti se në vendin e dytë të shteteve me shpenzimet më të mëdha për ushtri, në listën e bërë nga SIPRI, rreshtohet Mali i Zi, ku në periudhën 2013-2014 shpenzimet ushtarake kanë shënuar rritje prej 19.14 për qind.
Edhe shtetet fqinje të Ukrainës kanë shtuar shpenzimet në fushën e mbrojtjes. Kështu, Polonia rreshtohet në vendin e tretë, pasi që ka regjistruar një rritje prej 12.86 për qind. Në Poloni rritja e shpenzimeve po arsyetohet me modernizimin e ushtrisë.
Sipas SIPRIT, edhe Rusia po armatoset. Qysh para fillimit të krizës në Ukrainë, Moska kishte planifikuar ripërtëritjen e 70 për qind të sistemeve të armatimit, proces ky që pritet të zgjasë deri në vitin 2020.
Rritje të shpenzimeve në fushën ushtarake kanë pasur edhe shtetet e Baltikut, Letonia, Estonia dhe Lituania, në kuadër të përpjekjeve të të realizuar objektivat e NATO-s.RTV21

'S'kemi tokë t'i falim Malit të Zi'

0

Të enjten banorët që kanë prona afër kufirit me Malin e Zi do të protestojnë në Pejë kundër demarkacionit mes Kosovës dhe këtij shteti fqinj.

Sipas banorëve të kësaj pjese nuk do të lejohet që asnjë pëllëmbë e tokës të tyre ta marrë Mali I Zi, transmeton RTK.

Banorët e këtyre tokave kanë kërkuar nga komisioni shtetëror që mos ta nënshkruajnë demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.