Një zjarr i madh ka përfshirë rajonin e Kakasias, në jug të Sibirit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën së paku 15 persona dhe është shkaktuar një dëm në vlerë prej 96 milionë dollarë, kanë njoftuar sot zyrtarët rajonal.
Sipas një zyrtari lokal, 78 persona janë dërguar në spital, si rezultat i zjarrit që po vazhdon që disa ditë dhe po përhapët si pasojë e motit të thatë dhe me frymë.
Sipas medieve ruse, me mijëra banorë të Kakazias kanë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e zjarrit.
Siberi: Së paku 15 të vdekur nga zjarri , shumë shtëpi të shkatërruara
Galaxy A8 me ekran 5.7 inç
Samsung ka gati modelin e ri Galaxy A8 (SM-A800F), i cili pritet që rë jetë një ndër modelet mesatar më të mirë që ka sjellë deri më tani Samsung.
Galaxy A8 pritet të ketë kamerën me 5MP, dhe ekran prej 5.7 inç në Full HD Super AMOLED. Telefoni i ri nga Samsung do të jetë me dimensione 157.7×76.7×5.9 mm), në peshën prej 140 gramëve.
Procesori i Galaxy A8 pritet të jetë 64-bit”>64-bit octa-core Snapdragon 615 me 2GB RAM, 16GB memorie të brendshme, bateri të madhe me 3,050 mAh dhe Android 5.0.1
Arritjet teknologjike që do ta habisin botën
Avancimet teknologjike kanë qenë në rritje eksponenciale deri tani. Teknologjia është rrënjosur aq thellë në jetën tonë sa që është e vështirë tani të imagjinohet jeta pa të.
Teknologjia është e aftë për të krijuar lidhje të mëdha; kur ne i bashkojmë idetë natyrore dhe teknologjike, atëherë mund të kemi një harmonizim mes këtyre dhe të krijojmë gjëra të mëdha.
Imagjinoni se lidhja që Facebook po provon ta krijojë si një web global është e ndërlidhur me pulset elektromagnetike të zemrave tona. Në vend se t’i pyetni shokët përmes tastierës se si janë ata, ju ndjeni atë çfarë ata ndjejnë.
Ne vendosim se çfarë është dhe çfarë nuk është e mundur – qoftë nëse ne e dimë atë apo jo. Më poshtë do t’i gjeni arritjet e ardhshme teknologjike të cilat do t’ju lënë pa mend:
1. Bioteknologjia – Duar bionike të kontrolluara nga truri i njeriut!
Maxriter_pro-digits-bionic-fingers

Nëse një person do të pësojë një dëmtim të rëndë në dorë, ky opsion duket të jetë i përsosur! Duke pasur një dorë të ngjashme me atë që ka krijuar Zoti për ne, gjërat do të bëhen edhe më mirë këtu poshtë në Tokë.
Këto duar bionike janë komplet të kontrolluara nga truri dhe nuk ka nevojë për ndonjë operacion që t’i lidhim ato me trupin tonë. Këto duar do të kushtojnë sigurisht shtrenjtë, por do të fitohet mundësia për të pasur një dorë plotësisht funksionale në të ardhmen, transmeton Lajmi.net.
2. Arkitektura e ardhshme – Rrokaqiejt rrotullues në Dubai
021_DUBAI

Tashmë Dubai është i njohur për arkitekturën e mahnitshme. Kjo ndërtesë jo vetëm që është e bukur, por ajo lëvizë vazhdimisht. Keni dëgjuar ndonjëherë për të? Përderisa kjo mund të tingëllojë e pasigurt, ajo është e ndërtuar nga turbinat e erës të cilat krijojnë energji! Me kalimin e kohës, kjo ndërtesë do të prodhojë energji të mjaftueshme për vete dhe për ndërtesat rreth saj.
Është e përbërë nga 59 njësi të ndara ose kate të cilat rrotullohen rreth 6 metra për minutë që nuk vërehet fare. Do të dëshironit të jetonit në një ndërtesë të tillë?
3. Kapaciteti i kompjuterëve
computer_timeline

Ju kujtohet 10 vite më parë çfarë kompjuteri keni përdorur? A keni celular të mençur? Hapësirat për ruajtjen e të dhënave janë duke u bërë edhe më të mëdha, përderisa teknologjia në vetvete është duke u bërë më e vogël.
Shikojeni madhësinë e Mac Book Mini! Si mundet një pajisje kaq e hollë të jetë në gjendje të kryejë funksione aq mirë për një kohë të gjatë? Celularët janë bërë shumë të hollë gjithashtu, makinat faks, printerët, të gjithë.
Çfarë mendoni, si do të jetë teknologjia pas 5-10 viteve? A mendoni se ka teknologji e cila nuk është ende në dispozicion për publikun dhe mbahet sekret? Hulumtoni më shumë dhe do të shihni që po.
4. Transporti
tesla-motors_model-s

Ka shumë dizajne të veturave të cilat ecin përmes karburantit plotësisht të pastër që është gjerësisht i disponueshëm dhe plotësisht i pa dëmshëm. Përdorimi i gazit është reaksion kryesisht për shkak të parave dhe tërë industrisë.
Dizajnet e veturave si kjo e Tesla janë në drejtimin e duhur. Ato ende nuk janë gjerësisht në dispozicion, por do të bëhen shumë shpejtë. Njerëzimi do të ketë nevojë që të hartojë metoda të reja të transportit që i zëvendëson makinat e tanishme dhe madje edhe rrugët, transmeton Lajmi.net.
Idetë e teletransportit do të integrohen në realitetin tonë shumë shpejtë!
5. Komunikimi
ESP-Psychics-Explained-Telepathic-Communication-Spiritual-Power-Gifts-God-or-Satan-Telepathy-Orgin-The_Bible

Niveli ynë i komunikimit ka rënë së tepërmi pas shpërthimit të internetit, celularëve dhe kompjuterëve. Përderisa kjo teknologji janë të mahnitshme dhe kanë potencial që të na lidhin neve më tej, ato janë duke u keqpërdorur. Çka nëse e kombinojmë vetëdijen tonë me teknologji dhe nevoja jonë për teknologji fizike zhduket? A do të jetë kjo e mundur?
Në fund të fundit, çdo gjë është e mundur dhe e gatshme tani, qoftë edhe vetëm si koncept. Kur e zbatojmë atë në 3D, ideja është plotësisht e mundur të bëhet realitet.
Manifestimi i këtyre teknologjive ‘joreale’ qëndron në mes të artistit dhe inxhinierit. Në mes të vizionit dhe logjikës së projektimit të teknologjisë ekziston një krijim i pafund.
Në vitet e ardhshme edhe celularët do të zhduken, dhe njeriu do të bëhet vetë pajisja e cila do të ketë aftësinë të komunikojë me njerëzit nga një largësi e madhe përmes teknologjisë e cila do të integrohet në vetëdijen e njeriut.
Drogba konfirmon të ardhmen e tijë
Legjenda e skuadrës së Chelseas, Didier Drogba ka konfirmuar se dëshiron të luajë edhe sezonin e ardhshëm. 37-vjeçari pas fitores kundër skuadrës së QPR vendosi që të fliste për të ardhmen e tij, ndërsa ka konfirmuar dëshirën e tij për të luajtur edhe sezonin e ardhshëm. “Po, unë nuk mendoj se ky do të jetë sezoni im i fundit. Dua të luaj edhe sezonin e ardhshëm”, ishin fjalët e tij.
Silva: Messi, Suarez e Neymar janë më të mirët
Kapiteni i Paris Saint-Germain, Thiago Silva ka deklaruar se Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar janë lojtarët më të mirë në botë. ”Ne e dimë se ndeshja e parë do të jetë tejet e rëndësishme” ”Ne do të takohemi me një rival tejet të madh, por do tentojmë të fitojmë dhe ta mbajmë topin. Ata kanë super sulmues dhe për mua Messi, Neymar e Suarez janë tre lojtarët më të mirë në botë’, tha kapiteni i skuadrës franceze./veqsport.com/
A do të ketë “Furious 8” ?
Gjatë ndarjes së çmimeve “MTV Movie Awards”, aktori i famshëm Vin Diesel këndoi këngën “See You Again”, një këngë shumë prekëse të cilën ia kushtoi bashkë aktorit nga filmi Furious 7 dhe shokut të tij, Paul Walkerit.
Pasi zbriti nga skena, Vin Diesel konfirmoi planet për “Fast & Furious 8”, në një intervistë për MTV.
“Epo, jam munduar që ta ruaj këtë fshehtësi deri tek lansimi. Pauli thoshte që episoda e 8 është e garantuar. Dhe në disa mënyra, kur vëllai juaj garanton për diçka, ju ndonjëherë ndjeheni sikur duhet ta bëni atë të ndodh”, ka thënë Vin Diesel në lidhje me episodin e radhës të filmit “Fast & Furious 7”.
“Kështu që nëse fati është i tillë,, atëherë ju do ta kuptoni kur do të dëgjoni për të. 7-shi ishte për Paulin, 8-shi është nga Pauli”, ka shtuar aktori.
Furious 7 aktualisht është duke u shfaqur nëpër të gjitha kinematë botërore.
Ronaldo “mbret” në La Liga
Cristiano Ronaldo nuk është vetëm lojtari më i mirë në botë , por është edhe lider në listën e golashënuesve në Spanjë.
Portugezi i Real Madridit është katër gola para rivalit të tij më të madh Lionel Messit të Barcelonës. Të dy këta yje të futbollit kanë shënuara nga një gol në fundjavën që e lamë pas, dhe pritet që deri në fund të zhvillohet një luftë e rreptë në mes këtyre dy lojtarëve.
Lista e golashënuesve
1.Cristiano Ronaldo (Real Madrid) 38 gola
2.Lionel Messi (Barcelona) 34
2.Antonio Grizezmman (Atletico Madrid) 18
4.Neymar (Barcelona) 18
5.Carlos Bacca (Sevilla) 17
Thaçi: Kosova po e lufton terrorizmin, pret njohje nga Serbia
Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për Agjencinë e lajmeve të Sllovenisë –STA, se në Kosovë nuk do të ket vend për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Thaçi, i cili është i bindur se Serbia do ta njoh Kosovën në të ardhmen e afërt, ka konfirmuar po ashtu synimin e tij për të kandiduar për president të Kosovës vitin e ardhshëm.
Duke folur për STA, në margjinat e vizitës së tij zyrtare të së premtes në Slloveni, kryediplomati i Kosovës tha se Kosova deri tash me vendosmëri trajtoi fundamentalizmin dhe islamizmin ekstrem.
Ai shtoi se autoritetet e Kosovës vitin e kaluar arrestuan më shumë se 100 njerëz të cilët ishin kthyer nga Iraku dhe Siria, dhe njoftoi se kjo “luftë e pamëshirshme dhe pa kompromis” do të vazhdojë.
“Unë e vlerësoj shumë vlerësimin e Sekretarit të shtetit amerikan, Kerry, i cili e ka cilësuar Kosovën si një kampion në luftën kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit.
“Ne gjithashtu kemi miratuar një ligj që parandalon pjesëmarrjen në luftërat jashtë vendit. Nuk do të ketë vend në Kosovë për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Kosova do të lufton në këtë betejë edhe në të ardhmen” shtoi kryediplomati i Kosovës.
Thaçi njoftoi se Kosova do të ngrejë një gjykatë të veçantë për krimet e luftës me një vendim të parlamentit në fund të prillit apo në fillim të majit. “Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Ne kemi ofruar mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e ngushtë.”
Ai e sheh Kosovën në pesë vjetët e ardhshme si një anëtare e NATO-s dhe një vend që e ka përfunduar procedurën e liberalizimit të vizave dhe që ka nënshkruar një marrëveshje stabilizim asocimi (MSA) me BE dhe si anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) .
Thaçi gjithashtu beson se Kosova do të njihet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA). Njohjet mund të vijnë edhe nga Serbia, dhe potencialisht t edhe në OKB.RTV21
Vdes profesori i fagotit, Fatos Jaho
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë profesori Fatos Jaho.
Jaho ishte njeriu që hapi shkollën e Fagotit dhe i kontribuoi Filharmonisë së Kosovës Prej themelimit të saj.
Ai ishte nga Shqipëria, por jetonte mes Tiranës dhe Prishtinës. Punoi si pedagog i fagotit në të dyja vendet.
“Rrjedha turke” e pranueshme në përputhje me rregullat e BE-së
Gazsjellësi i planifikuar për bartjen e gazit rus, Rrjedha Turke, është një nga opsionet për sigurimin e më shumë burimeve për furnizimin e Bashkimit Evropian, por do të jetë e domosdoshme që kontratat dhe projekti në tërësi të jenë në përputhje me rregulloret ekzistuese të Bashkimit Evropian.
Është e domosdoshme që pronësia mbi gazsjellësin të jetë e ndarë nga distribucioni i gazit, ka theksuar Komisioni i Evropës.
Siç theksuan disa burime në Bruksel, Komisioni i Evropës po punon me Rusinë në korniza të realizimit të unionit energjetik të Evropës dhe ky bashkëpunim po zhvillohet duke pasur parasysh ndryshimet, të cilat ndodhën pasi që Moska kumtoi se ka ndalur realizimin e projektit rrjedha Jugore.
Nga zyrtarët e Komisionit të Evropës është kërkuar të vlerësojnë se a paraqet cenim të unitetit të Bashkimit Evropian marrëveshja për pjesëmarrje në ndërtimin e Rrjedhës Turke, e nënshkruar mes Hungarisë dhe Greqisë, së bashku me Serbinë, Maqedoninë dhe Turqinë.
Përgjigjja ishte se Komisioni i Evropës ishte ftuar në takim dhe se ekspertët e tij kanë marrë pjesë aty në cilësinë e vëzhguesve.RTV21

