Domethënia e gishtërinjve mbi karakterin tuaj

0

Karakteri i një personi mund të zbulohet edhe nga gjatësia e gishtave të dorës. Sipas një studimi, personat që kanë gishtin e unazës më të shkurtër se gishti tregues, e kanë më të theksuar vetëbesimin, janë krenarë dhe mendjemëdhenj, është një nga shpjegimet e studiuesve. Zbuloni se cilit grup njerëzish i përkisni.

A) Mund të thuhet se personat me gishtin pranë të voglit më të gjatë se gishti tregues janë të bukur. Rrezatojnë sharmë dhe për këtë arsye të tjerëve lehtë u dridhet zemra. Përveç kësaj, janë më agresivë dhe më të vendosur në marrjen e vendimeve dhe nuk e kanë për gjë t’u hyjnë rreziqeve. U përgjigjen profesionet: ushtar, inxhinier, lojtar shahu, dhe janë të suksesshëm në zgjidhjen fjalëkryqeve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me gishtin afër të voglit më të gjatë fitojnë më shumë se personat me gisht pranë të voglit më të shkurtër.

B) Njerëzit me gisht pranë të voglit më të shkurtër nga gishti tregues kanë më të theksuar vetëbesimin, janë krenarë dhe mendjemëdhenj. Kënaqen me vetmi dhe nuk u pëlqen kur pengohen gjatë kohës së lirë. Nuk janë persona që ndërmarrin hapin e parë në dashuri, por janë më të prirë të pranojnë interesimin që iu jepet.

C) Personat që i kanë të njëjtë gishtin pranë të voglit dhe gishtin tregues janë paqedashës dhe ndihen keq kur bien në konflikt. Janë të organizuar dhe përpiqen të pajtohen mirë me të gjithë njerëzit. I karakterizon fakti se janë të prirë të jenë besnikë në lidhjet që bëjnë, janë shumë skofiarë dhe të kujdesshëm ndaj partnerëve të tyre.

ISIS, "do ta djegim Amerikën"

0

Ekstremistët nga radhët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video-xhirim, me anë të së cilit kërcënojnë amerikanët dhe tërhoqën vërejtjen se do të përsëritën sulme të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001.
Në porosi theksohet se lëvizja e xhihadistëve tani është më e madhe dhe më e fuqishme, në krahasim me kohën kur Al Kaida sulmoi Nju-Jorkun dhe Uashingtonin para 14 viteve dhe se islamistët tani janë sërish të gatshëm që të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shteti Islamik tërhoqi vërejtjen se asnjë amerikan nuk do të mund të ndjehet i sigurt në botë dhe se kjo organizatë tani aq sa duhet e fuqishme, për të djegur sërish Amerikën.
Në video-xhirimin me titull “Do të djegim Amerikën” ithtarët e Shtetit Islamik ftohen që të sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se ndjenja e sigurisë për qytetarët amerikanë është një fatamorganë.
Në xhirim janë përfshirë edhe disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga islamistët, siç janë ekzekutimet me prerje të kokës të gazetarëve dhe pilotëve, si dhe pamjet e shkatërrimit të qyteteve antike.RTV21

Pijet energjike 'vrasëse' për adoleshentët

0

Pije energjike mund të shkaktojnë probleme me zemrën në adoleshentët e shëndoshë , paralajmërojnë mjekët .
Një ditë mund të jetë e mjaftueshme , thanë ata, duke shtuar se të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mbi- konsumit dhe përbërjen e tyre me alkool apo drogë .
Kardiologët në Madrid thanë se pijet , të cilat përmbajnë sasi të mëdha të kafeinës , mund të shkaktojnë sulme të papritura të zemrës, . Rreziqet janë më të mëdha për ata që kanë probleme themelore të zemrës .
Si pasojë e konsumimit të madh të pijës energjike një djalë i shëndetshëm 13 vjeçar ka pësuar një sulm zemre derisa ishte duke luajtur futboll . /RTV21/

Mbi 6 mijë evropianë kanë shkuar në xhihad

0

Numri i evropianëve të cilët po luftojnë në Siri, në anën e xhihadistëve, me gjasë arrin shifrën mbi 6 mijë luftëtarë, ka deklaruar sot Komisionerja e Evropës për Drejtësi, Vera Jurova.
Në një intervistë dhënë gazetës franceze, Le Figaro, Jurova tha se nga e gjithë Evropa në Siri kanë shkuar prej 5 deri në 6 mijë individë, duke shtuar se numri i tyre me gjasë është shumë më i lartë, por se ai nuk mund të dihet me saktësi, për shkak të problemeve për të zbuluar gjurmët e luftëtarëve të huaj të përfshirë në konflikte.
Ajo më tutje shtoi se përqendrimi vëmendjes të individët, të cilët synojnë të udhëtojnë për në Siri, apo te ata, të cilët po kthehen nga vatrat e krizës, paraqet një intervenim të vonuar.
Jurova tha se ekspertët britanikë te ata që kanë vendosur të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në Siri kanë vërejtur dëshirën për aventurë, pakënaqësinë me jetën e tyre apo mungesën e perspektivës për një jetë më të mirë.RTV21

45 gjyqtarë e prokurorë të Kosovës nën hetime

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarë nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për “disa nga gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet”.
“Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës”

10 Aktorët më të pasur në botë

0

Pa dyshim se janë aktorë të mirë dhe të dashur për publikun . Shuma e parave që aktorët paguhen në çdo film sjell fitim të majshëm. Hollywoodi asnjëhere nuk dorëzohet, kështu që gjithmonë ështe i gatshëm të paguajë para të mëdha për aktorët e tyre.Ata të cilët janë kurioz të dinë për vlerën e madhe të pasurisë së tyre tani mund ta shuajnë dilemën . Këtu është lista me dhjetë aktorët më të pasur në botë./RTV21/
Salman Khan- $200 million
1

Will Smith-$215 million
2

Leonardo Di Caprio-$215 million.
3

Sylvester Stallone-$275 million.
4

Keanu Reeves-$350 million
5

Tom Hanks-390 million
6

Johnny Depp-$450 million
7

Tom Cruise -$480 million
8

Shah Rukh Khan-$600 million
9

Jerry Seinfeld-$820 million
10

Analistët politikë mbështesin protestën gjithëpopullore (Video)

0

Jo vetem partitë opozitare janë të mendimit se për të ndryshuar situaten e keqqeverisjes duhet të organizohen protesta gjithëpullore. Edhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se edhe me anë të protestave do ta ndryshojnë qasjen e kësaj Qeverie . Madje, sipas tyre opozita është vonuar me organizimin e protestave duke mos patur fuqi në Kuvend.RTV21

Irak: Dhjetë të vdekur nga një sulm në treg

0

Në eksplodimin me auto bombë në tregun në pjesën tregtare të Bagdadit kanë vdekur së paku 10 civilë bën të ditur AP duke u thirrur në zyrtarët irakianë.

Vetura e markës Pikap, në të cilën ishte e vendosur bomba, e mbushur me pemë dhe perime ka qenë e parkuar në pjesën e qytetit Amil ka thënë një burim nga policia duke shtuar se nga eksplodimi përveç të vdekurve janë plagosur edhe 25 civilë dhe janë dëmtuar rreth 20 vetura.

Burimet nga spitali kanë konfirmuar bilancin e të pësuarve nga ky eksplodim.

Sulmi është kryer derisa forcat irakiane të ndihmuara edhe nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit po luftojnë kundër ISIS-it në veri dhe perëndim të Irakut.

Për sulmin e sotëm askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Në Irak sulmet janë gati të përditshme ndërsa caqet kryesisht janë shumica shiite dhe forcat e sigurisë, prapa të cilave dyshohet se qëndron ISIS.

Google dëshiron ta blejë Twitterin

0

Twitter mund të vlerësohet si njëra nga kompanitë më të paprekshme të teknologjisë, apo njëra nga kompanitë që mbijetoi zonën e shitjes së kompanisë për 50 milionë funtash fillimisht, e më pas i rezistoi edhe çmimit dhe ofertës prej 2 miliardë funtash që asaj i ishte bërë nga kompanitë më të vjetra të teknologjisë.
Por kjo së shpejti mund të mos jetë më e vërtetë, pasi që një raport i ri nga firma në tregun e aksioneve ka pretenduar se Google është duke kërkuar përvetësimin e mundshëm të Twitter.

Siç thuhet, Twitter e ka punësuar kompaninë Goldman Sachs për ta shmangur kërkesën për blerje dhe përpjekjen e Google për ta përvetësuar atë.

Twitter është vlerësuar aktualisht me 22 miliardë funta, që do të thotë se do të ishte blerja më e lartë e Google, duke e tejkaluar edhe shumën e blerjes së Motorola Mobility për 8.5 miliardë funta.

Gjiganti i kërkimit është përpjekur të depërtojë në tregun e rrjeteve sociale përmes faqeve të shumta, duke përfshirë edhe Orkut, Buzz dhe Plus, por asnjëra nuk kanë qenë aq të suksesshme sa Twitter. (Telegrafi)

​Rokerët, komunitet i lënë anash

0

Rokerët vazhdojnë të mbesin një komunitet i veçantë, jo shumë i kërkuar nga publiku dhe pak i vlerësuar nga shteti. Vërehet qartë se sytë e shumicës së publikut janë të drejtuar nga këngëtarët e zhanreve tjera, që kryesisht janë ata të muzikës komerciale.

Megjithatë, personat që i mbesin besnikë muzikës rok, madje edhe një stili të tillë të jetës, po jetojnë ende. Ata vazhdojnë ta duan këtë jetë dhe këtë muzikë, njëjtë si në fillimet e tyre. Nuk u dorëzuan kurrë para përfitimeve, të mundshme, të përformimit të ndonjë zhanri tjetër të muzikës.

Rok këngëtarët edhe pas sa kohe që prej kultivohet kjo muzikë në Kosovë, vazhdojnë të ndihen të pakënaqur me rëndësinë që i jepet kësaj muzike dhe vendin që ky zhanër ka në vendin tonë. Për t’u çuditur, por shumë prej tyre kanë harruar që sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Rokut.

Mendohet që arsyet që roku po bie çdo herë e më tepër, janë ato ekonomike,pra fitimet e vogla që vijnë nga kjo muzikë. Andaj, edhe rok këngëtarët e zëvendësojnë muzikën rok me muzikën turbo folk, tallava e të tjera.

Në Kosovë kanë mbetur pak artistë të muzikës rok. Një prej tyre që I ka qëndruar besnik kësaj rryme muzikore është Bajram Bylykbashi i njohur si BB Poqi.

Për KosovaPress, ai thotë se në Kosovë nuk ka numër të kënaqshëm të bendeve apo këngëtarëve të muzikës rok. Sipas tij, vitet e kaluara, në Kosovë ka pas numër më të madh të rokerëve, por që ky numër gradualisht po bie.

“Niveli i rok muzikës në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, ndoshta mund të them fatkeqësisht pse, arsyeja kryesore është që numri i bendeve apo personave që merren direkt me rok muzikë nuk është i kënaqshëm. Duke u nisur prej faktit që nuk ka prodhim, nuk ka albume, nuk ka videoklipe, ka po shumë pak. Janë disa bende që mundemi me i numru në gishta edhe që përformojnë, që bëjnë rok muzikë. Krahasuar me vitet e kaluara, niveli i rok muzikës ka qenë nivel shumë i nalt në Kosovë, edhe ne kemi qenë mostër për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, ose Maqedoni , ose në Mal të Zi, ose në Preshevë e kudo që janë. Por tash është niveli pak ma i ulët edhe po mendoj që duhet me i shty njerëzit, sidomos gjeneratat e reja me i shty që me u marr me rok muzikë se rok muzika është pernime një shprehje e protestës ndonjëherë, e kënaqësisë ndonjëherë, e dashurisë ndonjëherë edhe mesazh I paqes mes njerëzve dhe harmonisë mes njerëzve”, tha BB Poqi/

Ai thotë, se muzika me të cilën merren tani artistët që dikur ishin rokerë, mund të jetë fitimprurëse vetëm për një kohë të shkurtër.

Sipas BB Poqit në vendin tonë vlerësohet pamja vizuele dhe kjo bënë që këngëtarët rok të jenë një komunitet I lënë anash dhe që shumë të tjerë të largohen nga kjo muzikë.

Ai, edhe në kohët më të vështira, pra gjatë luftës, nuk e ka tradhtuar këtë muzikë dhe për këtë është krenar.

Sipas tij rokerët gjithmonë kanë qenë anash dhe kjo traditë po vazhdon. Madje ai nuk shpreson që kjo do të ndryshojë sepse rokerët, sipas tij, kanë faj që nuk e kuptojnë se roku është muzikë universale dhe jo muzikë shqiptare. Plava thotë, se derisa kjo të vazhdojë, gjendja e muzikës rok do të jetë e njëjta si deri më tani.

Sot, është festë e të gjithë atyre, për të cilët rokenrolli (rock-n-roll) nuk është vetëm muzikë, por edhe stil e mënyrë jetese.

Kjo ditë ndërkombëtare festohet çdo vit më 13 prill, edhe pse ngjarja historike, e cila shërbeu si bazë për festimin, ndodhi një ditë më parë: më 12 prill 1954 kur Bill Hejlli (Haley) regjistroi këngën singëll “Rock Around The Clock”, që u bë pikë referimi për një rrymë të re muzikore, e cila shumë shpejt kaloi kufijtë e Amerikës dhe u përhap nëpër vende dhe kontinente, duke sfiduar shoqërinë dhe traditat.

Ndër themeluesit e rrymës ishte dhe legjendari Elvis Presli (Presley), i cili u bë idhull i adoleshentëve dhe të rinjve. Stili i veshjes, mënyrat dhe lëvizjet e tij u bënë model imitimi.