Numri i evropianëve të cilët po luftojnë në Siri, në anën e xhihadistëve, me gjasë arrin shifrën mbi 6 mijë luftëtarë, ka deklaruar sot Komisionerja e Evropës për Drejtësi, Vera Jurova.
Në një intervistë dhënë gazetës franceze, Le Figaro, Jurova tha se nga e gjithë Evropa në Siri kanë shkuar prej 5 deri në 6 mijë individë, duke shtuar se numri i tyre me gjasë është shumë më i lartë, por se ai nuk mund të dihet me saktësi, për shkak të problemeve për të zbuluar gjurmët e luftëtarëve të huaj të përfshirë në konflikte.
Ajo më tutje shtoi se përqendrimi vëmendjes të individët, të cilët synojnë të udhëtojnë për në Siri, apo te ata, të cilët po kthehen nga vatrat e krizës, paraqet një intervenim të vonuar.
Jurova tha se ekspertët britanikë te ata që kanë vendosur të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në Siri kanë vërejtur dëshirën për aventurë, pakënaqësinë me jetën e tyre apo mungesën e perspektivës për një jetë më të mirë.RTV21
