Pijet energjike 'vrasëse' për adoleshentët

0

Pije energjike mund të shkaktojnë probleme me zemrën në adoleshentët e shëndoshë , paralajmërojnë mjekët .
Një ditë mund të jetë e mjaftueshme , thanë ata, duke shtuar se të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mbi- konsumit dhe përbërjen e tyre me alkool apo drogë .
Kardiologët në Madrid thanë se pijet , të cilat përmbajnë sasi të mëdha të kafeinës , mund të shkaktojnë sulme të papritura të zemrës, . Rreziqet janë më të mëdha për ata që kanë probleme themelore të zemrës .
Si pasojë e konsumimit të madh të pijës energjike një djalë i shëndetshëm 13 vjeçar ka pësuar një sulm zemre derisa ishte duke luajtur futboll . /RTV21/

Mbi 6 mijë evropianë kanë shkuar në xhihad

0

Numri i evropianëve të cilët po luftojnë në Siri, në anën e xhihadistëve, me gjasë arrin shifrën mbi 6 mijë luftëtarë, ka deklaruar sot Komisionerja e Evropës për Drejtësi, Vera Jurova.
Në një intervistë dhënë gazetës franceze, Le Figaro, Jurova tha se nga e gjithë Evropa në Siri kanë shkuar prej 5 deri në 6 mijë individë, duke shtuar se numri i tyre me gjasë është shumë më i lartë, por se ai nuk mund të dihet me saktësi, për shkak të problemeve për të zbuluar gjurmët e luftëtarëve të huaj të përfshirë në konflikte.
Ajo më tutje shtoi se përqendrimi vëmendjes të individët, të cilët synojnë të udhëtojnë për në Siri, apo te ata, të cilët po kthehen nga vatrat e krizës, paraqet një intervenim të vonuar.
Jurova tha se ekspertët britanikë te ata që kanë vendosur të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në Siri kanë vërejtur dëshirën për aventurë, pakënaqësinë me jetën e tyre apo mungesën e perspektivës për një jetë më të mirë.RTV21

45 gjyqtarë e prokurorë të Kosovës nën hetime

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarë nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për “disa nga gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet”.
“Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës”

10 Aktorët më të pasur në botë

0

Pa dyshim se janë aktorë të mirë dhe të dashur për publikun . Shuma e parave që aktorët paguhen në çdo film sjell fitim të majshëm. Hollywoodi asnjëhere nuk dorëzohet, kështu që gjithmonë ështe i gatshëm të paguajë para të mëdha për aktorët e tyre.Ata të cilët janë kurioz të dinë për vlerën e madhe të pasurisë së tyre tani mund ta shuajnë dilemën . Këtu është lista me dhjetë aktorët më të pasur në botë./RTV21/
Salman Khan- $200 million
1

Will Smith-$215 million
2

Leonardo Di Caprio-$215 million.
3

Sylvester Stallone-$275 million.
4

Keanu Reeves-$350 million
5

Tom Hanks-390 million
6

Johnny Depp-$450 million
7

Tom Cruise -$480 million
8

Shah Rukh Khan-$600 million
9

Jerry Seinfeld-$820 million
10

Analistët politikë mbështesin protestën gjithëpopullore (Video)

0

Jo vetem partitë opozitare janë të mendimit se për të ndryshuar situaten e keqqeverisjes duhet të organizohen protesta gjithëpullore. Edhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se edhe me anë të protestave do ta ndryshojnë qasjen e kësaj Qeverie . Madje, sipas tyre opozita është vonuar me organizimin e protestave duke mos patur fuqi në Kuvend.RTV21

Irak: Dhjetë të vdekur nga një sulm në treg

0

Në eksplodimin me auto bombë në tregun në pjesën tregtare të Bagdadit kanë vdekur së paku 10 civilë bën të ditur AP duke u thirrur në zyrtarët irakianë.

Vetura e markës Pikap, në të cilën ishte e vendosur bomba, e mbushur me pemë dhe perime ka qenë e parkuar në pjesën e qytetit Amil ka thënë një burim nga policia duke shtuar se nga eksplodimi përveç të vdekurve janë plagosur edhe 25 civilë dhe janë dëmtuar rreth 20 vetura.

Burimet nga spitali kanë konfirmuar bilancin e të pësuarve nga ky eksplodim.

Sulmi është kryer derisa forcat irakiane të ndihmuara edhe nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit po luftojnë kundër ISIS-it në veri dhe perëndim të Irakut.

Për sulmin e sotëm askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Në Irak sulmet janë gati të përditshme ndërsa caqet kryesisht janë shumica shiite dhe forcat e sigurisë, prapa të cilave dyshohet se qëndron ISIS.

Google dëshiron ta blejë Twitterin

0

Twitter mund të vlerësohet si njëra nga kompanitë më të paprekshme të teknologjisë, apo njëra nga kompanitë që mbijetoi zonën e shitjes së kompanisë për 50 milionë funtash fillimisht, e më pas i rezistoi edhe çmimit dhe ofertës prej 2 miliardë funtash që asaj i ishte bërë nga kompanitë më të vjetra të teknologjisë.
Por kjo së shpejti mund të mos jetë më e vërtetë, pasi që një raport i ri nga firma në tregun e aksioneve ka pretenduar se Google është duke kërkuar përvetësimin e mundshëm të Twitter.

Siç thuhet, Twitter e ka punësuar kompaninë Goldman Sachs për ta shmangur kërkesën për blerje dhe përpjekjen e Google për ta përvetësuar atë.

Twitter është vlerësuar aktualisht me 22 miliardë funta, që do të thotë se do të ishte blerja më e lartë e Google, duke e tejkaluar edhe shumën e blerjes së Motorola Mobility për 8.5 miliardë funta.

Gjiganti i kërkimit është përpjekur të depërtojë në tregun e rrjeteve sociale përmes faqeve të shumta, duke përfshirë edhe Orkut, Buzz dhe Plus, por asnjëra nuk kanë qenë aq të suksesshme sa Twitter. (Telegrafi)

​Rokerët, komunitet i lënë anash

0

Rokerët vazhdojnë të mbesin një komunitet i veçantë, jo shumë i kërkuar nga publiku dhe pak i vlerësuar nga shteti. Vërehet qartë se sytë e shumicës së publikut janë të drejtuar nga këngëtarët e zhanreve tjera, që kryesisht janë ata të muzikës komerciale.

Megjithatë, personat që i mbesin besnikë muzikës rok, madje edhe një stili të tillë të jetës, po jetojnë ende. Ata vazhdojnë ta duan këtë jetë dhe këtë muzikë, njëjtë si në fillimet e tyre. Nuk u dorëzuan kurrë para përfitimeve, të mundshme, të përformimit të ndonjë zhanri tjetër të muzikës.

Rok këngëtarët edhe pas sa kohe që prej kultivohet kjo muzikë në Kosovë, vazhdojnë të ndihen të pakënaqur me rëndësinë që i jepet kësaj muzike dhe vendin që ky zhanër ka në vendin tonë. Për t’u çuditur, por shumë prej tyre kanë harruar që sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Rokut.

Mendohet që arsyet që roku po bie çdo herë e më tepër, janë ato ekonomike,pra fitimet e vogla që vijnë nga kjo muzikë. Andaj, edhe rok këngëtarët e zëvendësojnë muzikën rok me muzikën turbo folk, tallava e të tjera.

Në Kosovë kanë mbetur pak artistë të muzikës rok. Një prej tyre që I ka qëndruar besnik kësaj rryme muzikore është Bajram Bylykbashi i njohur si BB Poqi.

Për KosovaPress, ai thotë se në Kosovë nuk ka numër të kënaqshëm të bendeve apo këngëtarëve të muzikës rok. Sipas tij, vitet e kaluara, në Kosovë ka pas numër më të madh të rokerëve, por që ky numër gradualisht po bie.

“Niveli i rok muzikës në Kosovë nuk është në nivel të kënaqshëm, ndoshta mund të them fatkeqësisht pse, arsyeja kryesore është që numri i bendeve apo personave që merren direkt me rok muzikë nuk është i kënaqshëm. Duke u nisur prej faktit që nuk ka prodhim, nuk ka albume, nuk ka videoklipe, ka po shumë pak. Janë disa bende që mundemi me i numru në gishta edhe që përformojnë, që bëjnë rok muzikë. Krahasuar me vitet e kaluara, niveli i rok muzikës ka qenë nivel shumë i nalt në Kosovë, edhe ne kemi qenë mostër për të gjithë shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri, ose Maqedoni , ose në Mal të Zi, ose në Preshevë e kudo që janë. Por tash është niveli pak ma i ulët edhe po mendoj që duhet me i shty njerëzit, sidomos gjeneratat e reja me i shty që me u marr me rok muzikë se rok muzika është pernime një shprehje e protestës ndonjëherë, e kënaqësisë ndonjëherë, e dashurisë ndonjëherë edhe mesazh I paqes mes njerëzve dhe harmonisë mes njerëzve”, tha BB Poqi/

Ai thotë, se muzika me të cilën merren tani artistët që dikur ishin rokerë, mund të jetë fitimprurëse vetëm për një kohë të shkurtër.

Sipas BB Poqit në vendin tonë vlerësohet pamja vizuele dhe kjo bënë që këngëtarët rok të jenë një komunitet I lënë anash dhe që shumë të tjerë të largohen nga kjo muzikë.

Ai, edhe në kohët më të vështira, pra gjatë luftës, nuk e ka tradhtuar këtë muzikë dhe për këtë është krenar.

Sipas tij rokerët gjithmonë kanë qenë anash dhe kjo traditë po vazhdon. Madje ai nuk shpreson që kjo do të ndryshojë sepse rokerët, sipas tij, kanë faj që nuk e kuptojnë se roku është muzikë universale dhe jo muzikë shqiptare. Plava thotë, se derisa kjo të vazhdojë, gjendja e muzikës rok do të jetë e njëjta si deri më tani.

Sot, është festë e të gjithë atyre, për të cilët rokenrolli (rock-n-roll) nuk është vetëm muzikë, por edhe stil e mënyrë jetese.

Kjo ditë ndërkombëtare festohet çdo vit më 13 prill, edhe pse ngjarja historike, e cila shërbeu si bazë për festimin, ndodhi një ditë më parë: më 12 prill 1954 kur Bill Hejlli (Haley) regjistroi këngën singëll “Rock Around The Clock”, që u bë pikë referimi për një rrymë të re muzikore, e cila shumë shpejt kaloi kufijtë e Amerikës dhe u përhap nëpër vende dhe kontinente, duke sfiduar shoqërinë dhe traditat.

Ndër themeluesit e rrymës ishte dhe legjendari Elvis Presli (Presley), i cili u bë idhull i adoleshentëve dhe të rinjve. Stili i veshjes, mënyrat dhe lëvizjet e tij u bënë model imitimi.

Sead Alushi nuk gjendet ende, kërkimet vazhdojnë

0

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Lisicë të Mitrovicës, afër vendit ku dyshohet se ka rënë në lum dhe është zhdukur i riu Sead Alushi, të hënën në mesditë është mbajtur takimi në të cil;in morën pjesë kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, shefja e administratës në veri, Adriana Hoxhiq (ishte paralajmëruar se do të merr pjesë kryetari i Mitrovicës veriore, Goran Rakiq), komandanti i stacionit jugor të policisë, Ahmet Gjoasha, zëvendësdrejtori i Stacionit Policor në Veri, Besim Hoti, përfaqësues të FSK-së, col.Fischer Hansjorg, shef i KFOR-it për veriun e Mitrovicës, përfaqësues të zjarrfikësve etj.

Në takim është biseduar për masat dhe aktivitete që janë ndërmarrë deri tash për gjetjen e të riut Sead Alushi dhe për procesin hetimor që është duke u zhvilluar. Pas takimit, në shtabin e improvizuar është mbajtur një konferencë për gazetarë, në të cilën kanë folur kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, shefja e administratës në komunën e Mitrovicës veriore, Adriana Hoxhiq dhe Besim Hoti, zëvendës komandant i stacionit të policisë në veri, Besim Hoti. Këta të tre vlerësuan se pjesëtarët e KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër për gjetjen e 17 vjeçarit Sead Alushi, të raportuar si të zhdukur që nga dita e premte.

Kryetari Bahtiri ju tha gazetarëve se po bëhen përpjekje maksimale dhe gjithçka që është e mundur, pa kursyer asgjë, për të gjetur djaloshin qoftë të gjallë apo të vdekur. “Jemi duke shqyrtuar të gjitha opsionet, kemi kërkuar edhe një helikopter për të vëzhguar gjendjen më mirë dhe për të zbuluar edhe më shumë, si dhe një barkë tjetër që do të vjen në ndihmë. Ju e dini se FSK-ja është duke operuar qe tri ditë, por akoma nuk kemi gjetur asgjë, kështu që jemi në gatishmëri të plotë, duke filluar nga strukturat politike, por edhe ato të sigurisë, 24 orë në ditë, vetëm për të ndriçuar rastin”, ka thënë ai.

Shefja e administratës në komunën e Mitrovicës veriore, Adriana Hoxhiq, e dërguar nga kryetari Rakiq, tha se policia, bashkë me KFOR-in dhe njësitin e zhytësve, janë duke bërë të pamundurën për ta gjetur trupin i cili mungon që tri ditë. “Kjo është një tragjedi, fatkeqësi, nuk është në pyetje ndonjë sulm ndëretnik dhe shpresoj se duhet që të gjithë t’i japim policisë përkrahje dhe të gjitha strukturave të cilat veprojnë në drejtimin që të sqarohet ajo që ka ndodhur”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, Besim Hoti, zëvendës komandant i stacionit policor në veri të Mitrovicës, tha se nga perspektiva policore ka dy qasje të veprimeve, atë të që quhet veprim i drejtpërdrejtë hetimor për t’i zbuluar shkaqet dhe rrethanat e personit të humbur, si dhe veprimi tjetër operativ në terren, në operacionin e kërkim shpëtimit. Në këtë të dytën, sipas tij, policia ka rolin mbështetës të institucioneve, siç janë zhytësit e FSK-së dhe KFOR-i, të cilët bëjnë kërkimin e drejtpërdrejtë të terrenit në lumin Ibër, ndërsa policia i mbështet bashkë me ekipet e zjarrfikësve të të dyja komunave, Zveçan dhe asaj të Mitrovicës veri.

Kryetari Bahtiri potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy komunave të Mitrovicës, pra asaj jugore e veriore dhe asaj të Zveçanit, si dhe midis të gjitha strukturave tjera në terren. Ndërkaq, Hoxhiq ka bërë thirrje mes tjerash, që incidentit mos t’i jepet karakter ndëretnik.

Kosova ndihmohet në luftën kundër korrupsionit të shkallës së lartë

0

Protagonistët në çështjen e luftimit të korrupsionit në Kosovë, do të mblidhen për rreth nëntë muaj në trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale, që të shkëmbejnë ide e përvoja me vendet e tjera, me synim që të luftojnë më me sukses korrupsionin e shkallës së lartë.

Krejt kjo vjen në kuadër të një projekti të financuar nga ambasada e Gjermanisë dhe të implementuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.

Projekti ka për qëllim të ndihmojë PK-në rreth fuqizimit të kapaciteteve që kanë për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në lansimin e këtij projekti, sot, u tha se për t’i shndërruar përpjekjet kundër korrupsionit në rezultate, duhet një zotim më i madh politik dhe se PK duhet të bashkërendoj aktivitetet e saj në luftën kundër kësaj dukurie.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger tha se ky projekt parasheh krijimin e një grupi bazë të themeluesve dhe hetuesve përkatës që do të mirren me hetimet e rasteve të korrupsionit në mënyrë efektive.

Për t’i shndërruar në rezultate, përpjekjet e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, Schlumberger tha se ka nevojë për zotim më të madh politik.

Ai tha se institucionet në Kosovë ende janë në një fazë të hershme të luftës së përgjithshme kundër korrupsionit.
“Raporti i progresit për vitin e kaluar për Kosovën, tregon se hetimet penale kundër korrupsionit janë rritur, megjithatë numri i dënimeve të shqiptuara është ende i ulët dhe institucionet në Kosovë ende janë në një fazë të hershmet luftës së përgjithshme kundër korrupsionit. Numri i rasteve të sekuestrimit të aseteve të urdhëruara nga gjyqësori të implemetuara e të zbatuara nga policia është i ulët. Për t’i shndërruar përpjekjet kundër korrupsionit në rezultate dhe për të fuqizuar më tej bashkëpunimin ndërinstitucional, ekziston një nevojë për zotim më të madh politik në të njejtën kohë policia duhet t’i bashkërendoj aktivitetet e saj, veprimet e saj, në institucionet që janë përgjegjëse për ta luftuar korrupsionin”, tha ai.

Ai tha se prokuroret edhe gjyqtarët duhet t’i trajtojnë rastet me efikasitet të lartë, duke paraqitur aktakuzat profesionale me dëshmi të strukturuara e të qarta.

Schlumberger kujtoi, se korrupsioni është një nga kërcënimet më të mëdha për zhvillimin ekonomik të një shoqërie dhe se vështirëson mundësitë për investime vendore dhe të huaja.

Këtë e tha edhe Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni.

E ai u zotua se do të bëjnë gjithë çka është e mundur, që në afat sa më të shkurtë të japin rezultate të prekshme lidhur me luftimin e korrupsionit.
“Nuk do të ia dalim t’i adresojmë problemet ekonomike në rast se nuk ia dalim ta forcojmë sektorin privat. Nuk do të ia dalim ta forcojmë sektorin provat në rast se nuk lejojmë një klimë të favorshme për investime nga jashtë. Dhe, investimet nga jashtë nuk do të vijnë në masë të madhe përderisa ne nuk japim prova serioze që jemi të vendosur për të krijuar ambient të përshtatshëm për të bërë biznes në Kosovë. Dhe një nga parakushtet thelbësore është që investitorët mos të përballen me përpjekje korruptive që në hapin e parë të futjes në Kosovë”, tha ai.
Ai tha, se luftimi i korrupsionit është prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës.