​Kosova ndihmohet në luftën kundër korrupsionit të shkallës së lartë

0

Protagonistët në çështjen e luftimit të korrupsionit në Kosovë, do të mblidhen për rreth nëntë muaj në trajnime, tryeza të rrumbullakëta, vizita studimore e konferenca rajonale, që të shkëmbejnë ide e përvoja me vendet e tjera, me synim që të luftojnë më me sukses korrupsionin e shkallës së lartë.

Krejt kjo vjen në kuadër të një projekti të financuar nga ambasada e Gjermanisë dhe të implementuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.

Projekti ka për qëllim të ndihmojë PK-në rreth fuqizimit të kapaciteteve që kanë për të hetuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Në lansimin e këtij projekti, sot, u tha se për t’i shndërruar përpjekjet kundër korrupsionit në rezultate, duhet një zotim më i madh politik dhe se PK duhet të bashkërendoj aktivitetet e saj në luftën kundër kësaj dukurie.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberger tha se ky projekt parasheh krijimin e një grupi bazë të themeluesve dhe hetuesve përkatës që do të mirren me hetimet e rasteve të korrupsionit në mënyrë efektive.

Për t’i shndërruar në rezultate, përpjekjet e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, Schlumberger tha se ka nevojë për zotim më të madh politik.

Ai tha se institucionet në Kosovë ende janë në një fazë të hershme të luftës së përgjithshme kundër korrupsionit.

Ai tha se prokuroret edhe gjyqtarët duhet t’i trajtojnë rastet me efikasitet të lartë, duke paraqitur aktakuzat profesionale me dëshmi të strukturuara e të qarta.

Schlumberger kujtoi, se korrupsioni është një nga kërcënimet më të mëdha për zhvillimin ekonomik të një shoqërie dhe se vështirëson mundësitë për investime vendore dhe të huaja.

Këtë e tha edhe Ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës, Skender Hyseni.

E ai u zotua se do të bëjnë gjithë çka është e mundur, që në afat sa më të shkurtë të japin rezultate të prekshme lidhur me luftimin e korrupsionit.

Ai tha, se luftimi i korrupsionit është prioritet i Qeverisë aktuale të Kosovës.

Gjithashtu, Hyseni tha se duhet të punojnë drejtë luftimit të kësaj dukurie në mënyrë që, në Europë, të dërgojnë mesazhe të vendosmërisë në luftimin e korrupsionit.

Që sipas tij, Kosova ka nevojë të madhe për dërgimin e mesazheve të tillë në Europë.

E zëvendës shefi i Misionit të Ambasadës Gjermane, Matthias Kiesler tha se investitorët potencial që vijnë nga jashtë në Kosovë, largohen pikërisht për shkak të një imazhi jo të mirë në këtë drejtim.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale në Kosovë është e gatshme të punojë në këtë projekt, të cilin e konsiderojnë si shtytës drejtë trajtimit të rasteve të nivelit të korrupsionit të lartë.

Prokurori Special, Besim Kelmendi tha se secili zyrtar i lartë, duhet të ketë detyrim të tregojë për prejardhjen e pasurisë së tij.

Sipas tij, pa detyrimin për deklarim të pasurisë, organet përkatëse për luftimin e korrupsionit, e kanë të vështirë të kryejnë punën e tyre.

Kështu, ai se tha se shpresojnë që Qeveria e Kosovës, dhe kuvendi, do të ndihmojnë në nxjerrjen e një ligji të ri, ose ndryshimit të ligjeve aktuale në këtë drejtim.

Protagonistët kosovar të këtij grupi, që synojnë luftimin e korrupsionit të shkallës së lartë, shpresojnë që me këtë projekt do të fitojnë njohuri më të mëdha drejt parandalimit dhe luftimit të kësaj dukurie.

Deri në muajin dhjetor, ata do të mbajnë takime, konferenca e seminare të ndryshme me vendet e rajonit dhe më gjerë duke shkëmbyer kështu idetë dhe praktikat e secilit vend duke synuar kështu luftimin e korrupsionit në Kosovë, kryesisht atij të shkallës së lartë./KP/

Tragjedi e re në Detin Mesdhe

0

Roja detare e Italisë ka gjetur trupat e pajetë të së paku 9 imigrantëve, të cilët u mbytën pasi që një anije me 150 persona u përmbys në afërsi të brigjeve të Libisë.
Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin të gjallë 144 persona nga uji dhe janë duke kërkuar udhëtarët tjerë të anijes, e cila u përmbys rreth 130 kilometra larg brigjeve të Libisë.
Ende nuk dihet se sa imigrantë kanë qenë gjithsej në anije, e nuk dihet as përkatësia e tyre kombëtare.
Të dielën roja detare e Italisë kumtoi se vetëm gjatë fundjavës në Detin Mesdhe ka shpëtuar mbi 2700 persona dhe numri i imigrantëve që po lundrojnë drejtë brigjeve italiane është shtuar gjatë ditëve të fundit, për shkak të motit të mirë që po mbretëron.
Sipas njoftimeve të agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian, Fronteks, numri i migrantëve që gjatë vitit 2014 kanë hyrë në mënyrë ilegale në shtetet e unionit ka qenë 276 mijë, 220 mijë prej të cilëve në shtetet e unionit kanë hyrë nëpërmjet Detit Mesdhe.RTV21

Domethënia e gishtërinjve mbi karakterin tuaj

0

Karakteri i një personi mund të zbulohet edhe nga gjatësia e gishtave të dorës. Sipas një studimi, personat që kanë gishtin e unazës më të shkurtër se gishti tregues, e kanë më të theksuar vetëbesimin, janë krenarë dhe mendjemëdhenj, është një nga shpjegimet e studiuesve. Zbuloni se cilit grup njerëzish i përkisni.

A) Mund të thuhet se personat me gishtin pranë të voglit më të gjatë se gishti tregues janë të bukur. Rrezatojnë sharmë dhe për këtë arsye të tjerëve lehtë u dridhet zemra. Përveç kësaj, janë më agresivë dhe më të vendosur në marrjen e vendimeve dhe nuk e kanë për gjë t’u hyjnë rreziqeve. U përgjigjen profesionet: ushtar, inxhinier, lojtar shahu, dhe janë të suksesshëm në zgjidhjen fjalëkryqeve.

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit me gishtin afër të voglit më të gjatë fitojnë më shumë se personat me gisht pranë të voglit më të shkurtër.

B) Njerëzit me gisht pranë të voglit më të shkurtër nga gishti tregues kanë më të theksuar vetëbesimin, janë krenarë dhe mendjemëdhenj. Kënaqen me vetmi dhe nuk u pëlqen kur pengohen gjatë kohës së lirë. Nuk janë persona që ndërmarrin hapin e parë në dashuri, por janë më të prirë të pranojnë interesimin që iu jepet.

C) Personat që i kanë të njëjtë gishtin pranë të voglit dhe gishtin tregues janë paqedashës dhe ndihen keq kur bien në konflikt. Janë të organizuar dhe përpiqen të pajtohen mirë me të gjithë njerëzit. I karakterizon fakti se janë të prirë të jenë besnikë në lidhjet që bëjnë, janë shumë skofiarë dhe të kujdesshëm ndaj partnerëve të tyre.

ISIS, "do ta djegim Amerikën"

0

Ekstremistët nga radhët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video-xhirim, me anë të së cilit kërcënojnë amerikanët dhe tërhoqën vërejtjen se do të përsëritën sulme të ngjashme me ato të 11 shtatorit 2001.
Në porosi theksohet se lëvizja e xhihadistëve tani është më e madhe dhe më e fuqishme, në krahasim me kohën kur Al Kaida sulmoi Nju-Jorkun dhe Uashingtonin para 14 viteve dhe se islamistët tani janë sërish të gatshëm që të godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shteti Islamik tërhoqi vërejtjen se asnjë amerikan nuk do të mund të ndjehet i sigurt në botë dhe se kjo organizatë tani aq sa duhet e fuqishme, për të djegur sërish Amerikën.
Në video-xhirimin me titull “Do të djegim Amerikën” ithtarët e Shtetit Islamik ftohen që të sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se ndjenja e sigurisë për qytetarët amerikanë është një fatamorganë.
Në xhirim janë përfshirë edhe disa prej krimeve më të tmerrshme të kryera nga islamistët, siç janë ekzekutimet me prerje të kokës të gazetarëve dhe pilotëve, si dhe pamjet e shkatërrimit të qyteteve antike.RTV21

Pijet energjike 'vrasëse' për adoleshentët

0

Pije energjike mund të shkaktojnë probleme me zemrën në adoleshentët e shëndoshë , paralajmërojnë mjekët .
Një ditë mund të jetë e mjaftueshme , thanë ata, duke shtuar se të rinjtë duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e mbi- konsumit dhe përbërjen e tyre me alkool apo drogë .
Kardiologët në Madrid thanë se pijet , të cilat përmbajnë sasi të mëdha të kafeinës , mund të shkaktojnë sulme të papritura të zemrës, . Rreziqet janë më të mëdha për ata që kanë probleme themelore të zemrës .
Si pasojë e konsumimit të madh të pijës energjike një djalë i shëndetshëm 13 vjeçar ka pësuar një sulm zemre derisa ishte duke luajtur futboll . /RTV21/

Mbi 6 mijë evropianë kanë shkuar në xhihad

0

Numri i evropianëve të cilët po luftojnë në Siri, në anën e xhihadistëve, me gjasë arrin shifrën mbi 6 mijë luftëtarë, ka deklaruar sot Komisionerja e Evropës për Drejtësi, Vera Jurova.
Në një intervistë dhënë gazetës franceze, Le Figaro, Jurova tha se nga e gjithë Evropa në Siri kanë shkuar prej 5 deri në 6 mijë individë, duke shtuar se numri i tyre me gjasë është shumë më i lartë, por se ai nuk mund të dihet me saktësi, për shkak të problemeve për të zbuluar gjurmët e luftëtarëve të huaj të përfshirë në konflikte.
Ajo më tutje shtoi se përqendrimi vëmendjes të individët, të cilët synojnë të udhëtojnë për në Siri, apo te ata, të cilët po kthehen nga vatrat e krizës, paraqet një intervenim të vonuar.
Jurova tha se ekspertët britanikë te ata që kanë vendosur të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në Siri kanë vërejtur dëshirën për aventurë, pakënaqësinë me jetën e tyre apo mungesën e perspektivës për një jetë më të mirë.RTV21

45 gjyqtarë e prokurorë të Kosovës nën hetime

0

Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.
Zyrtarë nga Zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për “disa nga gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet”.
“Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës”

10 Aktorët më të pasur në botë

0

Pa dyshim se janë aktorë të mirë dhe të dashur për publikun . Shuma e parave që aktorët paguhen në çdo film sjell fitim të majshëm. Hollywoodi asnjëhere nuk dorëzohet, kështu që gjithmonë ështe i gatshëm të paguajë para të mëdha për aktorët e tyre.Ata të cilët janë kurioz të dinë për vlerën e madhe të pasurisë së tyre tani mund ta shuajnë dilemën . Këtu është lista me dhjetë aktorët më të pasur në botë./RTV21/
Salman Khan- $200 million
1

Will Smith-$215 million
2

Leonardo Di Caprio-$215 million.
3

Sylvester Stallone-$275 million.
4

Keanu Reeves-$350 million
5

Tom Hanks-390 million
6

Johnny Depp-$450 million
7

Tom Cruise -$480 million
8

Shah Rukh Khan-$600 million
9

Jerry Seinfeld-$820 million
10

Analistët politikë mbështesin protestën gjithëpopullore (Video)

0

Jo vetem partitë opozitare janë të mendimit se për të ndryshuar situaten e keqqeverisjes duhet të organizohen protesta gjithëpullore. Edhe njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se edhe me anë të protestave do ta ndryshojnë qasjen e kësaj Qeverie . Madje, sipas tyre opozita është vonuar me organizimin e protestave duke mos patur fuqi në Kuvend.RTV21

Irak: Dhjetë të vdekur nga një sulm në treg

0

Në eksplodimin me auto bombë në tregun në pjesën tregtare të Bagdadit kanë vdekur së paku 10 civilë bën të ditur AP duke u thirrur në zyrtarët irakianë.

Vetura e markës Pikap, në të cilën ishte e vendosur bomba, e mbushur me pemë dhe perime ka qenë e parkuar në pjesën e qytetit Amil ka thënë një burim nga policia duke shtuar se nga eksplodimi përveç të vdekurve janë plagosur edhe 25 civilë dhe janë dëmtuar rreth 20 vetura.

Burimet nga spitali kanë konfirmuar bilancin e të pësuarve nga ky eksplodim.

Sulmi është kryer derisa forcat irakiane të ndihmuara edhe nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit po luftojnë kundër ISIS-it në veri dhe perëndim të Irakut.

Për sulmin e sotëm askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Në Irak sulmet janë gati të përditshme ndërsa caqet kryesisht janë shumica shiite dhe forcat e sigurisë, prapa të cilave dyshohet se qëndron ISIS.