​Një i vrarë në një kolegj në SHBA

0

Një person është vrarë nga të shtënat në bibliotekën e kolegjit në Karolinën Veriore, shkruajnë mediat amerikane ndërsa transmeton Reuters.

Sipas zyrtarit nga kolegji, Daniel Wiggins besohet se i dyshuari është mashkull dhe I tërë kampusi për shkak të ndjekjes së sulmuesit shkruan CNN.

Wiggins ka thënë po ashtu se numër i madh i policëve janë në vendin e ngjarjes.

“Kjo nuk është një stërvitje . I gjithë kampusi është e mbyllur “, thuhet në faqen e internetit të kolegjit në Goldsobru College në Karolinën e Veriut.

Pse e dëshiron Hillary postin e presidentes

0

Hillary Clinton fillon garën si favorite e Demokratëve për kandidatin presidencial, shkruan sot gazeta Financial Times. Për dallim nga viti 2008, kur kandidatura e saj u zbeh nga fenomeni Barack Obama, kësaj radhe, edhe strategët politikë, të cilët kanë qenë skeptikë për aftësitë e saj në fushatë, shohin shumë pak mundësi për rivalët e saj demokratë, thekson gazeta.
Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka shpallur zyrtarisht kandidaturën të dielën, duke u thënë amerikanëve se do që të jetë kampionia e tyre.

Edhe pse ka shumë kohë deri te zgjedhjet e vitit 2016, gazeta New York Times shkruan se Clinton është nën presion të madh për të shpjeguar, me terma bindës, se përse e do postin e presidentes dhe përse është e përshtatshme për të, transmeton REL.

“Nëse ajo mund t’i tregojë vendit se çfarë udhëheqëse do të jetë, për çfarë brengoset dhe cili është vizioni i saj për të ardhmen, historia me e-maile do të bëhej shumë e vogël”, citon gazeta Robert Shrumin, strateg për kandidatët demokratë presidencialë.

Pak muaj më parë është zbuluar se Clinton, gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit, ka përdorur e-mailin privat edhe për punë zyrtare.

Njoftimi ka tërhequr vëmendje të posaçme, pasi, sipas ligjit federal amerikan, korresponenca e zyrtarëve konsiderohet pronë qeveritare e Shteteve të Bashkuara.

Gazeta Washington Post shkruan se Clinton nuk do të shkaktojë të njëjtin entuziazëm në mesin e të rinjve, sikurse Barack Obama, porse votat e tyre do t’i zëvendësojë me ato të grave.

Washington Post po ashtu shkruan se Clinton duhet të luftojë pabarazinë ekonomike dhe të zotohet se do të bëjë gjërat që Obama nuk ka mundur t’i bëjë. Tregtia gjithashtu do të jetë një çështje e ndërlikuar këtu.

Por, sipas gazetës, ajo nuk mund ta ndërrojë drejtimin e Obamës në politikën e jashtme, por ajo mund të sinjalizojë një rezistencë personale për të siguruar votuesit që janë disi më agresivë sesa Obama. Ai dhe ajo duhet të gjejnë mënyra për ta orkestruar këtë dhe kjo nuk do të jetë e lehtë. Negociatat me Iranin do të jenë testi i parë shumë sfidues, shkruan Washington Post.

Clinton ka tashmë mbështetjen e presidentit Obama, i cili ka thënë se ajo do të jetë një “presidente e shkëlqyeshme”. Por, sulmet nga republikanët kanë nisur.

“Duhet të bëjmë politikë më të mirë të jashtme sesa Obama dhe Clinton, që kanë dëmtuar marrëdhëniet me aleatët tanë dhe kanë inkurajuar armiqtë tanë”, ka shkruar të dielën në Twitter Jeb Bush, ish-guvernator i Floridës dhe vëllai i ish-presidentit George W.Bush, i cili po ashtu kërkon emërimin e e tij nga ana e Republikanëve për zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Opozita fton të gjithë qytetarët në protestë (Video)

0

​Ka përfunduar takimi i liderëve të partive opozitare në Kosovë, ku është diskutuar për një koordinim sa më të mirë të protestës e cila do të mbahet të shtunën. Ata u kanë bërë thirrje të gjithë të pakënaqurve që të dalin në protestën paqësore.Në emër të të tri subjeekteve politike lidhur me protestën foli Shpend Ahmeti.

Deklaratë e Ramush Haradinaj, Kryetar i AAK-së

 

Deklaratë e Fatmir Limaj, Kryetar i NISMA-s

 

​BE kërkon bashkëpunim të vendeve të mesdheut kundër terrorizmit

0

Përfaqësuesja e lartë e Punëve të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini u kërkoi vendeve të Mesdheut të riforcojnë bashkëpunimin e tyre me BE-në përsa i përket terrorizmit përballur me një situatë të brishtë dhe larg të zakonshmes.

“Sulmet e fundit terroriste si në Paris ashtu dhe në Tunizi duke përfshirë këtu ato të ditës së djeshme në Egjipt dhe kundër ambasadës marokene në Libi, tregojnë që ne duhet të roforcojmë bashkëpunimin tonë në luftën kundër terrorizmit”, deklaroi Federica Mogherini.

Diplomatja italiane u shpreh me rastin e hapjes së një takimi informal të ministrave dhe përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe tetë vendeve të Mesdheut në jug të Evropës (Algjeri, Marok, Tunizi, Liban, Izrael, Jordani, Egjipt dhe Autoriteti palestinez).

“Të gjitha vendet e rajonit po përballen me një situatë sigurie të brishtë që është degraduar për shkak të shumë konflikteve të armatosura, veçanërisht në Siri dhe në Libi”, shtoi ajo.

“Ne po shikojmë një rritje të radikalizmit tek të rinjtë tanë që janë gjithmonë e më të shumtë që ndjekin thirrjen për xhihad në veri dhe në jug të Mesdheut”, theksoi ajo.

“Mënyra më e mirë për të punuar së bashku për sigurinë e rajonit tonë është riforcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, të sigurisë, ekonomisë, kulturës dhe politikës”, shtoi Mogherini.

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy nënvizoi gjithashtu se terrorizmi përbën një sfidë për të gjithë, Dhe bota myslimane është një viktimë.

Ky takim është i pari i këtij niveli që prej vitit 2008.

Siberi:Së paku 15 të vdekur

0

Një zjarr i madh ka përfshirë rajonin e Kakasias, në jug të Sibirit, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën së paku 15 persona dhe është shkaktuar një dëm në vlerë prej 96 milionë dollarë, kanë njoftuar sot zyrtarët rajonal.
Sipas një zyrtari lokal, 78 persona janë dërguar në spital, si rezultat i zjarrit që po vazhdon që disa ditë dhe po përhapët si pasojë e motit të thatë dhe me frymë.
Sipas medieve ruse, me mijëra banorë të Kakazias kanë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e zjarrit./RTV21/

Përmbyset anija, humbin jetën 9 imigrantë

0

Roja detare e Italisë ka gjetur trupat e pajetë të së paku 9 imigrantëve, të cilët u mbytën pasi që një anije me 150 persona u përmbys në afërsi të brigjeve të Libisë.
Ekipet shpëtimtare arritën të nxjerrin të gjallë 144 persona nga uji dhe janë duke kërkuar udhëtarët tjerë të anijes, e cila u përmbys rreth 130 kilometra larg brigjeve të Libisë.
Ende nuk dihet se sa imigrantë kanë qenë gjithsej në anije, e nuk dihet as përkatësia e tyre kombëtare./RTV21/

Ekspozita “Me dashuri nga Stambolli” vjen në GKA

0

Galeria Kombëtare e Arteve, Ambasada e Turqisë dhe Insitituti Kulturor Junus Emre në Tiranë do të hapin me datë 15 Prill , ora 19.00, ekspozitën “Me dashuri nga Stambolli”, të një prej artistëve më të njohur turq, Devrim Erbil. Ky është prezantimi i parë i këtij artisti në Shqipëri me një ekspozitë personale dhe kurohet nga Beste Gürsu.

Ekspozita tregon një përzgjedhje prej rreth tridhjetë veprash në pikturë, shumica në teknikën akrilik në kanavacë dhe në dimensione të mëdha, të cilat në fokusin e tyre kanë Stambollin. Bukuria legjendare e natyrës së këtij qyteti dhe pamjet panoramike të krijuara nga dora e njeriut kanë frymëzuar artistë të ndryshëm për shekuj me radhë. Ata i kanë dhënë një histori të gjatë artit turk.

Përveç karrierës së tij në pikturë Devrim Erbil ka dhënë kontribut për zhvillimin dhe promovimin e arteve në Turqi. Ka qenë President i Shoqatës Turke të Arteve dhe President i Shoqatës së Arteve Pamore Bashkëkohore. Gjithashtu ka qenë edhe drejtor i Muzeut të Pikturës dhe Skulpturës në Stamboll.Erbil ka një karrierë të pasur dhe të gjatë edhe në qarqet akademike. Aktualisht është Profesor i Pikturës në Departamentin e Pikturës në Universitetin Mimar Sinan.

Ashtu si thotë përshkrimi në Christie’s, shtëpia e famshme e ankandeve, ku veprat e këtij autori kapin shifra të konsiderueshme, me dhjetëra mijë dollarë, puna e hershme e Devrim Erbil të kujton fort veprat dhe ilustrimet e Matrakci Nasuh, një nga figurat më të rëndësishme të Turqisë së shekullit të 16, dhe aktiv gjatë kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, të cilat kombinonin një mori ngjyrash natyrore me perspektivën ajrore dhe lartësinë horizontale. Në pikturat e mëvonëshme Devrim Erbil trajton perspektivën dhe proporcionet në mënyrë më natyrale, ndërsa ngjyra në punët e tij bëhet monokrome dhe ekspresive.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 Maj 2015.

Si vendosi të fejohet Labi? (Video)

0

Surprizat nga Labi nuk kanë të ndalur. Ai mbrëmë i ka dhënë fund statutit të beqarisë. Labi është fejuar me bukuroshen Qendresa, këtë e ka konfirmuar vet ai për RTV 21 Media. 

 

 

Nesër hapet Java e Xhazit Turk (Video)

0

Grupi “Telvin” do të bëjë hapjen e natës premierë të Javës së Xhazit Turk, që do të fillojë nesër. Java e Xhazit turk fillon në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dhe do të zgjasë deri festival ky që do të zgjas deri me datën 18 prill.

Basha-Elhaida Danit: Performanca jote do ta bëjë krenar çdo shqiptar

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim këngëtaren përfaqësuese në Eurovizon Elhaida Dani.

Në fjalën e tij në takim Basha ka shprehur vlerësimin mkë të lartë për talentin e Elhaides dhe për këngën e saj që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Basha theksoi se shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve do të mbështesin fuqimisht këngëtaren shqiptare në Eurovizion, ndërsa shtoi se performanca e saj do të bëj krenar cdo shqiptar.

Këngëtarja Elhaida Dani në këtë takim shoqërohej edhe nga drejtori i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Martin Leka.