Tevez s’lëshon primatin në Itali

0

Nuk është vetëm Juventusi që nuk e lëshon primatin në Seria A, por i tillë është edhe sulmuesi i kësaj skuadre, Carlos Tevez.

Argjentinasi që disa javë rresht është lider në listën e golashënuesve dhe favoriti kryesor për të fituar “Këpucën e Artë” në Itali. Tevez, i cili ka pasur një karrierë të suksesshme edhe në Angli, vazhdon të mbetet njëri prej lojtarëve kryesor në Juventus dhe sukseset e kësaj skuadre lidhen më emrin e tij.

Lista e golashënuesve

1.Carlos Tevez (Juventus) 17 gola

2.Mauro Icardi (Inter) 16

3.Jeremy Menez (Milan) 16

4.Luca Toni (Helas Verona) 15

5.Paulo Dybala (Palermo) 13

Studim: Diabeti shkaktohet edhe nga obeziteti

0

Specialistët pohojnë se obeziteti është shkaktar i sëmundjes së sheqerit ose diabetit. Sipas shkallës së zhvillimit, diabeti është një sëmundje e cila të vret 8-15 vite më shpejt.

Nëse mesatarja e yndyrave te femrat është mbi 22 dhe te meshkujt mbi 18, kjo është shenjë e shëndoshjes. Obeziteti mund të shkaktohet nga stili i gabuar i ushqyerjes, pasiviteti, trashëgimia gjenetike, uria emocionale, nga disa ilaçe etj.

Për të jetuar gjatë ju duhet të ruani fuqinë muskulare. Nivelin e insulinës duhet ta mbani në njësinë 5-6. Vitamina D duhet të jetë në nivele normale gjatë 365 ditëve të vitit. Mesatarja e lartë e yndyrës, yndyrosja e mëlçisë dhe rezistenca e insulinës janë disa faktorë që ndikojnë në shëndetin e njeriut. Por mos harroni se obeziteti mund të bëhet shkak i diabetit në vitet në vazhdim.

Te femrat obeze paraqitet një sasi më e madhe yndyrash në zonën e barkut dhe si rrjedhojë nxitet shumimi më i shpejtë i qelizave kanceroze dhe zmadhimi i tumorit. Dobësimi dhe ruajtja e peshës ideale ulin rrezikun e përsëritjes së kancerit të gjirit.

Enver Hoxha i treti në listën e diktatorëve më të ‘çmendur’

0

Në një dokumentar të publikuar këto ditë që flet mbi 10 diktatorët më të çmenduar, i treti më radhë është renditur Enver Hoxha.

“Ndërtoi 750 000 bunkerë prej çimentoje, në një kohë kur vendi kishte një popullsi prej vetëm 3 milion, për tu mbrojtur nga ndonjë sulm i jashtëm”, është kjo arsye pse Enver Hoxha renditet i treti në listën e “10 diktatorëve më të çmendur”.

Hoxhës ia kalon Mobutu Sese Seko, ish-diktator i Republikës Demokratike të Kongos. Ai ndëshkonte këto që i përmendej emri në TV.

Sipas dokomentarit Hoxhës ia kalon edhe Saparmurat Niyazov nga Turkmenistani, i cili i emëronte muaj e vitit sipas emrave të familjes së tij. Ai gjithashtu dënonte këto që vendoste flori tek dhëmbët si edhe çdo njeri që sinkronizonte buzët me këngëtarët në koncerte./RTV21

Drake fshinë buzët nga puthja e Madonës

0

Perderisa Madona  ka qenë duke përforcuar në festën e Coachella mbrëmje, në Kaliforni, këngëtarja 56 vjeçare i ka rrëmbyer një puthje Drake, i cili në video duket se nuk e ka shijuar puthjen.

Megjithatë Madonna ka vazhduar programin e saj, edhe pas puthjes që i kishte marrë në befasi muzikantit 28 vjeçar./RTV21

10 vendet më të korruptuara në botë

0

Korrupsioni dhe trazirat ekonomike shpesh shkojnë dorë më dorë. Në vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara, dhe në shumë vende evropiane, ne shpesh shohim se si korrupsioni ka rënë si rezultat i informimit ose përpjekjeve gazetareske. Por në shumë vende të tjera të botës, megjithatë, korrupsioni ka një ndikim të madh në nxitjen e varfërisë tronditëse dhe në sistemet e thyera ekonomike në një mënyrë shumë më të hapur.Njihuni me 10 vendet më të korruptura në botë !/RTV21/

Somalia
1

Korea Veriore
2

Afganistani
3

Sudani
4

Sudani Jugor
5

Libia
6

Iraku
7

Uzbekistani
8

Turkemistani
9
Siria
10

Vdiq shkrimtari Günter Grass

0

Shkrimtari Günter Grass, i cili theu heshtjen e së kaluarës për brezin e ri të gjermanëve, ka ndërruar jetë sot në një spital në Lübeck në moshën 87 vjeçare , njoftojnë mediat gjermane.

Grass është shkrimtari që ka gjetur rrugën e suksesit që nga poezia deri tek drama.

Libri i tij i parë është novela “The Tin Drum” e botuar në 1959, me të cilën arriti të fitonte reputacionin ndërkombëtar, duke i sjellë atij Çmimin Nobel për Letërsinë, 40 vjet më vonë.

Grass kishte platformën e tij që udhëhiqej nga një fushatë për paqen e mjedisin, ndërsa ishte kundër ribashkimit të Gjermanisë./RTV21

“De Niro si Enca Ferari”

0

Për mediat italiane Robert de Niro ka teguar se e ka pranuar ftesën e “Enca Ferarit”për të luajtur në film,ku dhe filmi do të quhet me të njejtin emër”Ferari”.Filmografia ka bërë të ditur se do të paraqitet periudha e vitit 1945 dhe ajo e viteve tetëdhjetë.

“Është nder për mua, me paraqit imazhin të cilin e ka përpunuar revulucioni i automobilizmit.Puna në film pritet të filloj së shpejti,po që pjesa më e madhe e filmit ka për tu xhiruar në Itali,ky projekt është në listen e prioriteteve të mija”është shprehur De Niro për mediat italiane.

Veqantin e filmit do të ia shtoi Clint Eastwood,i cili do e bëjë regjinë.Edhe pse ende nuk është bërë e ditur,por individët e afërt të aktorit holivudian thonë që kjo është mëse e ditur.

De Niro ka prejardhje nga Italia dhe Shqipëria dhe gjithmonë ka marrë tituj si qytetar nderi por Silvio Berluskoni pretendon se De Niro ka dëmtuar imazhin e qytetareve Italian, nëpermjet filmave të tij mafioz./RTV/21.

Gjuriq: Beogradi dhe Kosova – dy kryeqendra të Serbisë!

0

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq ka deklaruar sot në Graçanicë se Serbia ka dy kryeqendra – njëra është Beogradi dhe e dyta Kosova.

“Kryeqendra e dytë është Kosova e Metohia, Patrikana e Pejës, Graçanica, dioqeza e Rashkës-Prizrenit… reliktet e të cilave, bashkë me popullin, janë mbjellë nëpër tërë Kosovën”, ka thënë Gjuriqi para gazetarëve pas liturgjisë së Pashkëve në manastirin e Graçanicës./Tanjug/

Mitrovicë: Thirrje që incidenti të mos merr karakter ndëretnik

0

Kryetari i komunës së jugut të Mitrovicës, Agim Bahtiri, bashkë me përfaqësuesen e komunës së veriut të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, si dhe zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, kanë vlerësuar se pjesëtarët e KFOR-it, FSK-së, Policisë së Kosovës dhe të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe përgjatë rrjedhës së lumit Ibër për gjetjen e 17-vjeçarit Sead Alushi, të raportuar si të zhdukur që nga dita e premte.

Ata, gjatë një konference me gazetarë të organizuar të hënën nga Shtabi i improvizuar për kërkimin e të zhdukurit, që ndodhet në veri të Mitrovicës, kanë ofruar mbështetje të parezervë, duke garantuar se do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zbardhur rastin.

Ndërkaq, Hoxhiq ka bërë thirrje që incidentit mos t’i jepet karakter ndëretnik.

Bayerni ndaj Portos pa Riberyn dhe Schweinsteigerin

0

Pas Javi Martinez, David Alaba dhe Arjen Robben për sidën e Champion League për Bayern Munchen do të mungojnë edhe dy yje të tjerë.

Francezi Franck Ribery dhe gjermani Bastian Schweinsteiger nuk do të luajnë në këtë ndeshje. Anësori Ribery që vazhdon të jetë i rëndësishëm për gjigantet gjerman ka probleme me kaviljen, kurse 30-vjeçari Bastian Schweinsteiger është me grip.

Këto llogariten si dy mungesa të mëdha për ekipin e Pep Guardiolës, sepse ndeshja e parë zhvillohet në Portugali dhe është mjaft e rëndësishme rezultati në këtë ndeshje.