Aksion i madh policor në mbi 10 lokacione, nën hetim një spital privat dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

0

Një aksion i ri policor kundër krimit të organizuar është duke u zhvilluar këtë mëngjes në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Sipas informacioneve jozyrtare, pjesëtarë të Departamentit për Krim të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike po kryejnë bastisje në më shumë se 10 lokacione.

Sipas informacioneve fillestare, nën hetim janë persona përgjegjës nga një spital privat, si dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësore. Në mesin e personave që përmenden në informacionet jozyrtare është edhe ish-drejtori i Fondit, Den Donçev.

Ata dyshohen për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar, punën e pandërgjegjshme në shërbim, mashtrimin dhe pastrimin e parave.

Sipas të njëjtave informacione, dëmi ndaj buxhetit tejkalon 1.5 milionë euro, ndërsa përfitimi i kundërligjshëm material për spitalin vlerësohet në rreth 4 milionë euro. Të dëmtuar dyshohet se janë edhe një numër i madh pacientësh që janë trajtuar në këtë spital.

Detaje të tjera për aksionin priten gjatë ditës.

Ndërpritet furnizimi me ujë në “Xhon Kenedi” dhe Fushë Tophanë

0

Pa ujë nga ora 08:00, një pjesë e Çairit dhe Tophanës. Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, nga ora 08:00 kanë mbetur pa ujë konsumatorët në rrugën “Xhon Kenedi” dhe një pjesë e lagjes Tophanë, njofton NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Sipas tyre, ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjasë deri në sanimin e defektit.

BE-ja bëhet pishman, tërhiqet nga oferta që Kanadaja të bëhet “anëtare e asociuar”

0
This handout photograph taken and released by the European Union on September 16, 2026 shows European Commission President Ursula von der Leyen (L) greeting Canada's Prime Minister Mark Carney during her annual keynote address to the European Parliament in Strasbourg, eastern France. EU chief Ursula von der Leyen raised the prospect on September 16, 2026 of Canada becoming the 27-nation bloc's first "associate member", as she pitched closer cooperation on tech, defence and energy to Canadian leader Mark Carney. "I would like to work with you on opening the door for Canada to be the first associate member of the EU," von der Leyen told the Canadian prime minister, who was attending her annual keynote speech to the European Parliament, drawing a standing ovation in the chamber. (Photo by Christophe Licoppe / EUROPEAN UNION / AFP) / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / EUROPEAN UNION / Christophe LICOPPE" - HANDOUT - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Bashkimi Evropian është tërhequr nga oferta drejtuar Kanadasë për të nisur bisedimet mbi mundësinë e anëtarësimit të saj si “anëtare e asociuar”, pas mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare, pikërisht kur pritej të fillonte samiti BE-Kanada në Montreal.

Një draft i deklaratës së përbashkët, që do të publikohet në përfundim të samitit, i cili zhvillohet të enjten dhe të premten, përmban një formulim më të zbutur, duke propozuar “një afrim gjithnjë e më të ngushtë të Kanadasë me BE-në, pa arritur deri te anëtarësimi i plotë”.

Çështja ka nisur pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka befasuar pothuajse të gjithë kur njoftoi në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit muajin e kaluar se BE-ja do të shqyrtonte mundësinë e “anëtarësimit të asociuar” për Kanadanë.

Deklarata u përshëndet si një moment historik në historinë e BE-së, pasi i ofronte një vendi jashtë Bashkimit lidhje kaq të ngushta me bllokun. BE-ja nuk ka pranuar asnjë shtet të ri anëtar që nga anëtarësimi i Kroacisë në vitin 2013.

Ajo u pa gjithashtu si një shenjë se po jepte rezultate thirrja e kryeministrit kanadez, Mark Carney, në samitin e Davosit në janar, që “fuqitë e mesme” të bashkëpunonin me njëra-tjetrën.

Megjithatë, në vend që të shpallte një program pune për zhvillimin e konceptit të “anëtarësimit të asociuar”, drafti i komunikatës, të cilin e ka parë gazeta The Guardian, thotë se të dyja palët do të “punojnë për të përcaktuar, deri në samitin BE-Kanada të vitit 2027, konceptin e një afrimi gjithnjë e më të ngushtë të Kanadasë me BE-në, pa arritur deri te anëtarësimi i plotë…”.

Ideja e anëtarësimit të asociuar ishte diskutuar edhe më parë për vende si Ukraina, por ishte hedhur poshtë.

Deklarata e von der Leyen i kishte zënë në befasi kryeqytetet e BE-së dhe ka shkaktuar kundërshtime politike dhe ligjore. Meqë “statusi i asociuar” nuk ka një përkufizim të qartë, diplomatët ngritën pikëpyetje, ndër të tjera, nëse Kanadaja do të mund të merrte pjesë në Këshillin Evropian, në organet legjislative apo në proceset vendimmarrëse, pa pasur të drejtë vote.

Në një takim të hënën, ambasadorët e vendeve të BE-së kanë shprehur shqetësime për ofertën e pazakontë, por janë zotuar të përpiqen të gjejnë një rrugë diplomatike për ta tërhequr propozimin për “anëtarësim të asociuar”, pa e vënë në pozitë të vështirë von der Leyen.

Sipas burimeve, Italia ka sugjeruar formulimin “anëtarësim i asociuar, siç propozohet nga Komisioni”, duke lënë që përkufizimi të përcaktohej më vonë nga shtetet anëtare.

Gjermania ka shkur edhe më tej në tërheqjen nga propozimi, duke sugjeruar formulimin “një afrim gjithnjë e më të ngushtë të Kanadasë” me BE-në.

“Duket se askush nuk është konsultuar për anëtarësimin e asociuar, përveç bashkëpunëtorëve më të afërt të (von der Leyen). Shumë shtete anëtare, përfshirë Gjermaninë, nuk ishin të kënaqura. E gjithë kjo është si të përpiqesh të riparosh avionin ndërsa ai është në fluturim”, ka thënë një diplomat.

Gjermania kishte argumentuar se “anëtarësimi i asociuar” duhet të rezervohej si një hap i ndërmjetëm për vendet kandidate për anëtarësim, si Ukraina apo Mali i Zi, duke vënë në dukje se ky status nuk ka bazë formale në traktatet aktuale të BE-së.

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut

0

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, duke vënë në shënjestër 10 individë dhe një entitet, të dyshuar për përfshirje në skema që sigurojnë të ardhura për programet e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Phenianit.

Sipas Departamentit amerikan të Thesarit, skemat përfshijnë punonjës të teknologjisë së informacionit nga Koreja e Veriut, të cilët sigurojnë në mënyrë mashtruese vende pune në kompani amerikane dhe në vende të tjera. Një pjesë e madhe e pagave të tyre, sipas autoriteteve amerikane, i kalon regjimit të Phenianit për të financuar programet e armëve të shkatërrimit në masë dhe raketave balistike.

Departamenti i Thesarit paralajmëroi se këto rrjete veprojnë përmes sistemit financiar global, duke kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për të frenuar aktivitetet e tyre. Sipas njoftimit, edhe Australia dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të lidhura me Korenë e Veriut gjatë këtij muaji.

Misioni i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara në Nju Jork nuk kishte reaguar menjëherë ndaj kërkesës për koment.

Masat e reja vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur interes për rifillimin e bisedimeve me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Megjithatë, Pheniani ka treguar pak interes për negociata që synojnë kufizimin e programit të tij bërthamor.

Trump dhe Kim zhvilluan takime historike në vitet 2018 dhe 2019, por përpjekjet diplomatike dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kërkesën amerikane që Koreja e Veriut të braktiste armët e saj bërthamor.

Parukieri shqiptar që ia preu flokët Lamine Yamalit, synon titullin e kampionit të botës në Itali

0

Me origjinë nga Kosova dhe i njohur në mesin e futbollistëve të njohur evropianë, Cerkin Mehmeti po synon një tjetër sukses në karrierën e tij. Parukieri 33-vjeçar nga Leipzigu do ta përfaqësojë Gjermaninë në Kampionatin Botëror të Parukerisë në Itali, ku do të garojë për titullin e më të mirit në disiplinën “crop fade”.

Cerkin Mehmeti është shndërruar në një emër të njohur në mesin e futbollistëve profesionistë, veçanërisht atyre që luajnë për RB Leipzigun. Por, tashmë, shqiptari me prejardhje nga Kosova synon të dëshmojë talentin e tij edhe në një skenë tjetër ndërkombëtare, duke garuar për Gjermaninë në Kampionatin Botëror të Parukerisë, që mbahet në Paestum të Italisë.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam nominuar. Është një nder i madh për mua ta përfaqësoj Gjermaninë në skenën ndërkombëtare”, ka thënë Mehmeti për gazetën gjermane BILD.

Ai do të garojë në disiplinën “crop fade”, një teknikë e prerjes së flokëve që kërkon kalim të saktë dhe të njëtrajtshëm nga lëkura te flokët. Në këtë garë do të përballet me parukierë nga 25 vende të ndryshme, ndërsa synimi i tij është i qartë: të kthehet në shtëpi me titullin e kampionit të botës.

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas një deklarate të Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Ankarasë dhe Uashingtonit, në prag të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 2027. Ai nënvizoi se Turqia do të vijojë përpjekjet për të zgjeruar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat.

Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Lindjen e Mesme. Erdogan e informoi Trumpin për qëndrimin e Ankarasë ndaj zhvillimeve në rajon, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe Jemenin. Sipas Presidencës turke, ai bëri të ditur se Turqia po monitoron nga afër situatën dhe po kërkon zgjidhje diplomatike në kuadër të Aleancës së Mbrojtjes së Përbashkët të Mekës.

Sa i përket luftës Rusi-Ukrainë, presidenti turk shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të mbështetur rifillimin e përpjekjeve diplomatike mes dy palëve, me synimin për t’i dhënë fund luftimeve.

Nga ana e tij, Trumpi uroi Erdoganin dhe popullin turk për Ditën e Republikës së Turqisë, që shënohet më 29 tetor, si dhe për organizimin me sukses të Samitit të Organizatës së Shteteve Turkishtfolëse.

Netanyahu pa shumicë të qartë, presidenti izraelit kërkon marrëveshje për qeverinë e re

0

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, u ka bërë thirrje partive politike që të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja, pas rezultatit të paqartë të zgjedhjeve parlamentare.

Në fjalimin e tij të parë publik pas votimit, Herzog tha se pret rezultatet përfundimtare gjatë javës së ardhshme, ndërsa paralajmëroi konsultime me grupet parlamentare për formimin e qeverisë së re.

Ai vlerësoi pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve, duke theksuar se ajo pasqyron dëshirën e izraelitëve për demokraci.

Sipas rezultateve paraprake, me rreth 85 për qind të votave të numëruara, blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu ka siguruar 53 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Gadi Eisenkot ka 48 vende.

Ndërkohë, partitë kryesisht arabe, Lista e Përbashkët dhe Ra’am, kanë siguruar së bashku 19 mandate, në parlamentin që ka gjithsej 120 vende.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, pjesëmarrja në votime arriti në 77.7 për qind, duke shënuar rritje krahasuar me 70.6 për qind në zgjedhjet e vitit 2022.

Me 5.6 milionë qytetarë që ushtruan të drejtën e votës, kjo është pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet izraelite që nga viti 1999, ndërsa sfida kryesore mbetet sigurimi i mbështetjes së mjaftueshme për formimin e qeverisë së re.

Bërnabiç akuzon studentët: S’duan drejtësi, por arrestimin e Vuçiqit  

0

Ana Bërnabiç, e cila ushtron detyrën e presidentes në detyrë të Serbisë, ka pretenduar se ka nisur një fushatë për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiq. Në një reagim në rrjetin social X, ajo deklaroi se qëllimi i kësaj fushate, sipas saj, nuk është vendosja e drejtësisë, por largimi i Vuçiqit.

Bërnabiç pretendoi se gjatë fushatës zgjedhore, Vuçiqit iu pengua të fliste, ndërsa gjatë periudhës së heshtjes zgjedhore ai u sulmua dhe u përhapën, sipas saj, informacione të pavërteta për të dhe familjen e tij.

Ajo e lidhi paralajmërimin për marrjen në pyetje dhe arrestimin e mundshëm të presidentit me hetimet për shembjen e tendës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, tragjedi në të cilën humbën jetën 16 persona.

Bërnabiç ngriti pikëpyetje mbi përgjegjësinë e anëtarëve të komisionit të rishikimit, të cilët, sipas saj, kontrolluan projektin dhe dhanë miratimin, pa kërkuar verifikime shtesë. Ajo nuk akuzoi Vuçiqin, për informacionet e përhapura në media, se ai kishte dijeni mbi zbatimin e projektit.

Për të mbështetur argumentin e saj, Bërnabiç përmendi edhe shembjen e një pjese të çatisë së terminalit të aeroportit Charles de Gaulle në Francë, në vitin 2004, ku humbën jetën katër persona. Ajo theksoi se presidenti i atëhershëm francez, Jacques Chirac, nuk ishte trajtuar si i dyshuari kryesor në atë çështje.

“Qëllimi këtu është të heshtet dhe të largohet Aleksandar Vuçiq, dhe jo të vihet drejtësia në vend”, deklaroi Bërnabiç, duke shtuar se SNS-ja do të luftojë kundër asaj që ajo e cilësoi si “terror revolucionar”.

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt për satelitët

0

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia është në kontakt me miliarderin amerikan Elon Musk për çështjet që lidhen me konstelacionet satelitore në orbitën e ulët të Tokës, pavarësisht dallimeve politike.

“Elon Musk është një gjeni industrial. Në orbitë ka më shumë se 5.000 satelitë. Jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë amerikanë, përfshirë edhe zotin Musk”, tha Putin gjatë vizitës në një ekspozitë në kuadër të samitit “Rusia – Afrika”.

Ai theksoi se Rusia dhe SHBA-ja bashkëpunojnë në fushën e hapësirës, pasi vendosja e satelitëve në orbitë kërkon rregull dhe disiplinë.

Putin foli edhe për sistemin satelitor rus “Rassvet”, i ngjashëm me “Starlink”, duke thënë se ai është ende në fazat e para të zhvillimit. Sipas tij, sistemi ka cilësi të lartë, por Rusia duhet të vendosë më shumë satelitë në orbitë. Aktualisht, në orbitë ndodhen rreth 30 satelitë të këtij sistemi.

“Është vetëm hapi ynë i parë, por jemi krenarë që e kemi nisur këtë punë në mënyrë të pavarur. Tani është e rëndësishme të kalojmë nga cilësia te sasia”, deklaroi Putin.

Ronaldo mposht Messin për çmimin “BOAT”

0

Superylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka lënë pas konkurrentë shumë të fortë për çmimin “Topi i Artë i të gjitha kohërave”. 
Çmimin inaugurues që jepet me vota të tifozëve, Ronaldo e fitoi të mërkurën në mbrëmje, duke lënë pas edhe superyllin argjentinas, Lionel Messin. 
Sezoni 2008 ku Ronaldo përfundoi me çmimin “Topi i Artë”, u zgjodh më i miri sipas votave të tifozëve. I dyti me më së shumti vota ishte sezoni 2012 i Messit. 
Ronaldo më pas i fitoi edhe katër trofe të tjerë të “Topit të Artë”. 
Në vitin 2008 pati sezon të shkëlqyer me Manchester Unitedin duke i shënuar 42 gola, ndërsa e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të Premier Leagues dhe trofeut të Championsit. 
Votimi u hap më 1 tetor dhe u mbyll të martën, vetëm një ditë pasi Harry Kane dhe Alexia Putellas i fituan çmimet kryesore në ceremoninë “Topi i Artë”.

Një votë u kushtoi tifozëve 1 euro, ndërsa ata kishin të drejtë të votonin më shumë se një herë. 
Messi dhe Ronaldo dominuan me vota. 12 vendet e para u zunë pikërisht nga kjo dyshe.