YouTube tani edhe në gjuhën shqipe

0

Google do që të tërheqë sa më shumë përdorues të YouTube-it, prandaj ka shtuar mbështetjen për 15 gjuhë të reja, në mesin e tyre edhe gjunën shqipe.

Sipas kompanisë, YouTube tani mbështet edhe 15 gjuhë të tjera, duke e çuar numrin në total të gjuhëve në 76. Tani, sipas Youtube, janë të përfshira gjuhët kombëtare të 95% përdoruesve të internetit.

15 gjuhët e reja të shtuara në YouTube janë: gjuha azerbajxhane, armene, gjeorgjiane, kazah, Khmer, kirgiz, maqedonishtja, gjuha mongole, Myanmar, Nepali, Punjabi, Sinhala, shqipja dhe Uzbek. Këto 15 gjuhë janë shtuar vetëm për versionin e uebsajtit të YouTube-it.

YouTube4

Champions: Vëmendja në ndeshjen PSG-Barcelona

0

Ndeshja kryesore e natës së sotme zhvillohet në Paris në mes skuadrës së Paris Saint Germain dhe Barcelonës. Të dyja këto dy skuadra po kalojnë nëpër një formë të mirë dhe prandaj pritet një duel i fortë.

PSG-ja synon të shënojë fitore pa pranuar gol, kurse në anën tjetër spanjollët duan të marrin rezultat të favorshëm dhe të shënojnë ndonjë gol në mënyre që ndeshjen e kthimit ta kanë më të lehtë.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Portugali në mes Portos dhe Bayern Munchen. Gjermanët janë favoritë, por Porto do të mundohet t’i shfrytëzojë mungesat e shumta që ka Bayerni dhe ta mposhtë. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 20:45.

Atletico Madrid-Real Madrid, vlerësimet e lojtarëve

0

Atletico Madrid dhe Real Madrid kanë luajtur baras në ndeshjen e parë të çerekfinales në Champions, me rezultat 0-0.

Lojtari i ndeshjes ishte portieri vendas Oblak, i cili në disa raste e shpëtoi skuadrën e tij pa pësuar gol.

Ndërsa dështaku i ndeshjes ishte Mario Mandukic, i cili pothuajse të gjitha duelet më mbrojtësit e Realit i humbi.

Vlerësimet e lojtarëve:

Atletico Madrid: Oblak 9 (Lojtar i ndeshjes), Godin 8.5, Miranda 8.5, Siqueira 8.5, Juanfran 8, Suarez 7.5, Koke 8, Gabi 7.5, Turan 8, Mandzukic 7 (Dështim i ndeshjes), Griezmann 8.5. Zëvendësuesit: Garcia 7, Torres 7.5.

Real Madrid: Casillas 8, Ramos 8.5, Varane 8.5, Carvajal 8, Marcelo 8.5, James 8.5, Kroos 8, Bale 7.5, Modric 8.5, Benzema 8, Ronaldo 8.5. Zëvendësuesit: Arbeloa 7, Isco 7.

Mitrovicë: Aksion për kërkimin e armëve deri tani 9 të arrestuar

0

Në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një aksion i madh policorë në paralagjen Vaganicë të Mitrovicës.

Ky aksioni është duke u zhvilluar për kërkimin e armëve dhe deri më tani janë arrestuar nëntë persona. Në mesin e të arrestuarve sipas burimeve të KosovaPress, ka edhe shtetas që dyshohet të jenë nga Siria. Deri më tani gjatë këtij aksioni policia ka gjetur një predhë dore dhe municion. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka konfirmuar për aksionin policorë por nuk ka dhënë detaje shtesë./RTV21

Gjermania: “Eksodi i kosovarëve, pasojë e një keqkuptimi”

0

bilkay-oeney-spd-Ministrja për integrim në qeverinë e Landit jugperëndimor gjerman, Baden-Württemberg, Bilkay Öney sa i takon valës së eksodit të muajve të kaluar nga Kosova në Gjermani ka thënë që emigrimi ilegal lidhet më një keqkuptim.

“Fakti se këtu gjatë shkurtit kanë ardhur numër shumë i madh i kosovarëve, lidhet para së gjithash me një keqkuptim: Njerëzit atje e kanë interpretuar reformën gjermane në fushë të azilit sikur çdo njeri që vjen në Gjermani si refugjat mund të qëndrojë këtu dhe pas tre muajve e fiton edhe të drejtën e punës. Ky, natyrisht që është interpretim i gabuar, i cili ndërkohë është korrigjuar si nga ana kosovare ashtu dhe nga ajo gjermane. Njerëzit tashmë e dinë: Kërkesa e tyre për azil në Gjermani nuk ka asnjë shans. Dhe, ky sqarim po jep fryte: Numrat e të ardhurve nga Kosova gjatë marsit, në krahasim me ata gjatë shkurtit ka shënuar një rënie prej 70 për qind”, ka thënë Önay në një intervistë dhënë gazetës “Badische Zeitung”./RTV21

Blanc: Barça është skuadër e madhe, do të japim më të mirën

0

Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc, e pranon se skuadrën e tij e pret një sfidë e vështirë kundër Barcelonës.

PSG dhe Barcelona do të ndeshen sonte në Paris, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Tekniku francez thotë se dueli me “blaugranat” do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se të përzgjedhurit e tij do të mundohen të bëjnë më të mirën në përballje me gjigantin spanjoll.

“Barcelona ka në skuadër lojtarë të mëdhenj dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për Lionel Messin. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për të mos dështuar. Duhet të jemi të bashkuar dhe të bëjmë lojën tonë. Kur të kemi mundësinë për të shënuar nuk do të hezitojmë siç kemi bërë në fazën e grupeve. E kemi provuar me fakte se mund ta kalojmë këtë kundërshtar”, ka thënë Blanc.

Ndeshja mes PSG-së dhe Barcelonës nis në orën 20:45.

​Përmbytet anija me mbi 500 persona në detin Mesdhe

0

Qindra të zhdukur rezultojnë të jenë në detin Mesdhe, kjo si pasojë e përmbytjes së një anije. Siç raporton CNN se në anije kanë qenë mbi 500 persona.

Anija është përmbytur rreth 80 milje larg bregdetit të Libisë.

Deri tani mësohet se janë shpëtuar mbi 140 emigrant ndërsa, operacioni i kërkimit po vazhdon.

Muajve të fundit Italia është përballur me një valë në rritje të emigrantëve të dëshpëruar nga Afrika dhe Lindja e Mesme, të nxitur nga situata e rëndë që po kalojnë disa shtete në këtë rajon.

225 shkolla sot i nënshtrohen testit PISA

0

Sot, në 225 shkolla të Kosovës me 5300 nxënës mbahet testi i vlerësimit ndërkombëtar PISA. Sipas MASHT-it kjo është një ngjarje me rëndësi për sistemin e arsimit në Kosovë.

MASHT ka kërkuar nga drejtorët Komunal të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit, koordinatorët komunal, koordinatorët e shkollave, administruesit e testit dhe prindërit të mobilizohen në përkrahje të këtij procesi të rëndësishëm për shtetin.

“Në këtë fazë të organizimit të testit PISA është me rëndësi te veçantë të bëhet një administrim profesional dhe i cilësisë së lartë. Gjithashtu është me rëndësi që të gjithë nxënësit e përzgjedhur të marrin pjesë në këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar në të cilin Kosova merr pjese për herë të parë së bashku me 72 vende të botës”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Arsimit.

Kjo e fundit iu dëshiron të gjithë nxënësve suksese në këtë test, ndërkaq administruesve një punë të palodhshme për t’u siguruar që procesi të shkojë siç është planifikuar nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në MASHT.

Përkujtohet Beteja e Zhegocit

0

Sot shënohet 16 vjetori i Betejës së Zhegocit e zhvilluar më 15 prill të vitit 1999.

Për sot është paraparë që në orën 10 të ketë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan ndërkaq manifestimi qendror do të mbahet në orën 13 tek lapidari në Zhegoc.

Në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarëve të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani dhe 18 civilë

Pas zhurmës (serbe) për Brezovicën…

0

Kosova thua se është mësuar që Serbia të mos e lë rahat me shekuj e sidomos tash e 16 vjet të tranzicionit (eksperimental). Së fundi edhe një çjerrje më e re nga i ashtuquajturi drejtor për “Kosovë e Metohi” në Qeverinë e Serbisë (Gjuriq i thonë), i cili i kërcënohet hapur Kosovës se nuk ka lojë me Brezovicën. Në atë stilin tanimë të njohur “nuk ka pazar pa hanxhinë”!
Cili është hanxhiu këtu?
Edhe kjo dihet!
Kosova si projekt perëndimor, e dëgjueshme deri në pikë të fundit, mendon se është zot në shtëpi të veten, anipse nuk qeverisë me tërësinë e territorit të saj.
Është ky vend që pranoi me diciplinë qytetëruese dhe civilizuese të jetë atdhe i të gjithë njerëzve që jetojnë dhe kanë jetuar në të.
Ky vend që pranoi pa asnjë telashe që brendapërbrenda vetit të ketë enklava të një etnie pakicë, mu ashtu siç ia imponoi Perëndimi dhe ambasadori i nderuar Ahtisari me dokumentin e tij të njohur. Dhe, votuan aso kohe të zgjedhurit e popullit në Kuvend këtë dokument, madje edhe katër akademikë, për këtë shtet me “shtete” të vogla brenda (enklavat serbe) …
Serbia dhe Beogradi që hyjnë e dalin në këtë vend që mëton të jetë evropian, sa herë t’iu teket – “si n’bahqe t’babës”!
Hyjnë nga mali, hyjnë në vendkalime, s’marrin leje, marrin leje, bëjnë lojë me këtë shtet tonin, madje bëhet zhurmë edhe kur flasin kundër këtij vendi mu në zemër këtij vendi (!) dhe pastaj ankohen, çirrën dhe thonë “Ja, ky është ai shteti i moderuar që Perëndimi i ka dhënë shpinën për ta bërë, nuk e meriton, nuk dijnë të bëjnë shtet, shkelin historinë…”, e të qena e të paqena të tjera.
Dhe ky vend, po që se mbledh guximin të reagojë, duhet përpara të matet mirë si ta bëjë këtë, pasi duhet të tregohet i dëgjueshëm deri në fund… Të mos lëndohet asnjëra palë!
Të jemi korrekt me miqët perëndimorë, PO SE PO, sepse kthim pas nuk ka por edhe të ulësh qafën, të thyesh kurrizin e të jesh përherë, edhe natën edhe ditën, në rolin e fajtorit dhe atij që është dënuar përherë me lëshue pe, edhe kjo nuk është korrekte e as diplomatike, anipse veprohet ndryshe mu për hir të stabilitetit në rajon.
Por për të dalë në pazar me “ble speca e patligjana”, vallë edhe atëherë duhet pyetur Beogradin?!
Pazar pa hanxhiun nuk ka, thonë, e këtë na e mëson historia. Po, e ditur se nuk është koha e hanxhinjëve, e as e tapive për me tregue kush kur ishte nën këtë qiell, se e ardhmja e këtij vendi dhe këtij rajoni është përbashkimi nën ombrellën e Evropës, por disa gjëra duhet qartësuar deri në fund, se për fatin e këtij vendi, vendosin VETËM ata që jetojnë dhe kanë jetuar këtu së bashku gjatë shekujve…
Nëse ka rrugë më të shkurtër, e thuani!
Sepse, kanë perënduar njëherë e përgjithmonë kohët e kryqëzatave dhe e sundimeve të huaja barbare…
Kemi falur por nuk kemi harruar!
T’i japim shans qytetërimit dhe menqurisë e jo ndarjes dhe hasmërisë!
Të shpresojmë se Brezovica do të mbetet inserti i fundit i përzierjës së Beogradit në mënyrën e jetesës sonë të përbashkët.
Kosova e Serbia janë dy shtete fëqinje, as më pak e as më shumë.
Te e fundmja, i ka Serbia mjaft hallet e veta!

Esad DUJAKA