​UÇK e Dukagjinit: Ejani bashkë t’i përmirësojmë listat

0

Organizata e Veteranëve të UÇK-së për Dukagjin pas shprehjes së pakënaqësive të njerëzve në lidhje me publikimin e listave të kategorive të luftës ka dërguar një sqarim për media nëpërmes të cilit kërkohet nga të gjithë që të dërgojnë ankesat e tyre.

Në sqarimin që mban nënshkrimin e kryetarit Avdyl Mushkolaj më shumë faji për këto pakënaqësi i lihet ligjit për kategoritë e dala nga lufta që siç thuhet në deklaratë ky ligj padrejtësisht nuk ua njeh kontributin luftarak në mënyrë meritore atyre që ishin të angazhuar edhe nga 6-7 muaj gjatë vitit 1998 në vijat e para të frontit, ndërkaq ua njeh të drejtën atyre që janë angazhuar ndoshta vetëm një apo dy javë para përfundimit të luftës, pa marrë pjesë në asnjë veprim luftarak.

“ Kur kësaj i shtohet fakti se ky proces i verifikimit po bëhet me 16 vjet vonesë, përfshirë edhe gabimet e shumta teknike dhe lëshimet e shfaqura në lista, si në rastet kur një person gjendet në dy-tri lista të ndryshme, kur një dëshmor nuk gjendet në asnjë listë apo gjendet në listat e të refuzuarve apo të pjesëmarrësve, kur emri i një luftëtari që e ka filluar e mbaruar luftën nuk gjendet në asnjërën prej listave, etj., ka bërë që pakënaqësitë dhe shqetësimet të rriten. Por, sqarojmë se këto lista nuk janë listat përfundimtar”, thuhet në sqarim të OVL e UÇK-së për Dukagjinin.

Nëpërmes këtij njoftimi bëhet thirrje publikisht të gjithë bashkëluftëtarëve dhe kontribuuesve të UÇK-së që janë të pakënaqur me pozicionet në listat e publikuara, apo të bashkëluftëtarëve të tyre, të gjithë atyre që mund të ofrojnë fakte dhe argumente se në këto lista mund të kenë hyrë njerëz jomeritorë dhe të kenë mbetur jashtë listave njerëz meritorë, që të gjithë së bashku të përmirësohen dhe të mënjanohen lëshimet apo gabimet eventuale.

“Mbi të gjitha u themi se nuk ka arsye që këto lista të bëhen shkas për hidhërime, grindje e ngatërresa ndërmjet bashkëluftëtarëve”, thuhet në deklaratë.

Pse gjeli këndon çdo mëngjes?

0

Askush nuk e di me saktësi pse gjeli ia thotë këngët që kur zbardh dita. Ky ishte objekti i studimit të Universitetit të Nagoya të Japonisë, të cilët avancuan në një eksperiment të mirëfilltë për të zbuluar sekrete e zgjimit herët në mëngjes të gjelit.

Kështu, ata mund të gjenin përgjigje rreth pyetjeve: Si e kupton gjeli që agimi po afron? E kupton atë nga muzgu, apo njeh shumë mirë orën?

Kështu shkencëtarët vendosën në një dhomë gjela ku dritat ishin të dobëta për 24 orë. Të gjithë gjelat dhe “kikirikuuuu” që ata lëshonin u regjistruan për një muaj rresht, me aparatura të posaçme dhe specifike.
Two roosters singing at a microphone, isolated on white

Në fund, analizimi i të dhënave të grumbulluara tregoi se edhe kur nuk ekzistojnë ndikime të jashtme që tregojnë ardhjen e agimit, gjelat vazhduan të njëjtin avaz pak para agimit siç më parë.

Përfundimi është se kikiriku-t i binden ritmit të ashtuquajtur circadian, një cikël prej 24 orëve që dikton orën biologjike në tru për të sinkronizuar funksionet fiziologjike si në ciklin ditë-natë, shkruan Living. Por gjatë rrjedhës së ditëve, kishte një çrregullim të vogël, shumë të lehtë për gjelat, tregues ky që ora biologjike bazohet edhe në faktorë të jashtëm për të mbajtur ritmin e duhur.

Messi më i mirë së Ronaldo

0

Cristiano Ronaldo për momentin është lojtari më i mirë në botë, por të njëjtin mendim nuk e ka edhe trajneri italian Fabio Capello.

Ish-trajneri i Real Madridit është i mendimit së Lionel Messi i Barcelonës është lojtar më i mirë së Ronaldo.

“Lionel Messi realizon gola, por edhe pason si askush tjetër në botë. Ndërsa Cristiano Ronaldo ka goditje të forta dhe fuqi, por argjentinasi është lojtari më i mirë në botë”, tha Capello. Deri tash Messi ka fituar katër herë “Topin e Artë”, kurse Cristiano Ronaldo e ka fituar plot tre herë “Topin e Artë”.

Franca i dëbon rreth 200 azilkërkues Shqiptarë

0

Mbi 200 persona, kryesisht shqiptarë, mes tyre edhe 80 fëmijë janë dëbuar mëngjesin e sotëm, 14 prill. Shqiptarët ishin strehuar në një ndërtesë ushtarake në Lion të Francës, që prej vitit 2013. Gazeta franceze “Le Monde” shkruan se këtyre personave iu ishte refuzuar e drejta për azil.

“Le Monde” shkruan se mes ish-azilkërkuesve që gjendeshin në këtë objekt ushtarak kishte edhe persona, të cilët kanë marrë urdhër që të lënë territorin francez.

Sipas Michel Jouart, një aktivist francez, pasi këta refugjatë shqiptarë dhe kosovarë qëndruan për disa vjet në Lion, disa prej tyre, më parë ishin strehuar poshtë një ure. Sipas tij ky kamp kishte strehuar mbi 500 persona.

Ky vendim për dëbimin e shqiptarëve erdhe në prag të shqyrtimit nga ana e Senatit francez të reformës së ligjit për azil, i cili synon të forcojë masat mbrojtëse për aplikantët dhe të reduktojë aplikimet për azil.

5 ligje të pazakonta në botë

0

Bota është përplotë ligje të pazakonta, si p.sh., ai i cili ndalon të goditen me shuplakë ngjalat e ngordhura, apo pornografinë në të cilën femrat kanë gjoks të vogël . Këtë herë po ju sjellin edhe pesë ligje të pazakonta nga e tërë bota.

5. Nëse dëshirojnë dhëmbë artificialë gratë duhet patjetër të marrin leje me shkrim nga bashkëshortët, Vermont, SHBA

dhembet

Mirëpo ky nuk është ligji i vetëm i pazakontë të cilin banorët e Vermontit duhet patjetër ta respektojnë. Dikur këtu ka qenë e ndaluar me ligj edhe të lidhni gjirafën për shtyllë telefoni, derisa larja të dielën ka qenë obligim ligjor.

Krahas kësaj, konstatimi që Zoti nuk ekziston, këtu do të kishte mundur t’ju kushtonte shumë para, madje edhe dënimi me burg.

4. Studentët të cilët mashtrojnë në teste shkojnë në burg, Bangladesh

mashtrimi

Në Bangladesh, fëmijët të cilët janë 15 vjeç (por edhe më shumë se 15) mund të burgosen nëse profesori “i kap” duke mashtruar në provimin e fundit.

Çdo vit, Qeveria e Bangladeshit merr masa të rrepta që të pengojë mashtrimin, andaj bën fushatë të madhe mediale, në mënyrë që t’u tërheqë vërejtjen nxënësve se çka i pret.

Mashtrimi në teste nuk është gjëja e vetme e cila mund të të fusë në burg në Bangladesh. Provoni të merrni guximin dhe t’i thoni personit që i ka 32 vjeç se është “i virgjër”!

3. Ndalimi i puthjeve në stacione hekurudhore, Francë, Britani e Madhe

puthja

Kush do të thoshte që vendi më romantik në botë, vend i cili njihet me emrin “puthja franceze”, mund të ketë një ligj të këtillë. Në të vërtetë, i vetmi dënim për këtë “kundërvajtje” është që personi zyrtar do t’ju lusë që të ndaloni apo që të largoheni.

Francezët nuk e kanë ndaluar vetëm puthjen në stacionet hekurudhore. Ata gjithashtu kanë ndaluar që ta quani cilin do derr Napoleon, gjithashtu është ilegale që të qëlloni mbi anglezin i cili kalon Kanalin anglez (përveç nëse gjendet në anije luftarake), ndërkaq shpuzorja e cigareve konsiderohet armë vdekjeprurëse.

2. Ndalimi i përtypjes së çamçakëzit, Singapor

camqakezat

Në Singapor, çamçakëzët janë të ndaluar. Ky ligj është nxjerrë për shkak të çmimit të lartë dhe vështirësive në eliminimin e çamçakëzëve nga hapësirat publike.

Pos kësaj, në Singapor është e ndaluar të ecni lakuriq në banesën tuaj (konsiderohet pornografi), nëse nuk lëshoni ujin në tualetin publik ju pret gjoba e madhe në të holla, por gjithashtu është ilegale edhe urinimi në ashensor si edhe kënaqja orale (përveç nëse është në kuadër të paralojës).

1. Shtatzënat mund ‘çlirohen’ kudo që dëshirojnë, madje edhe në kapelën e polici, Britani e Madhe

shtatezenat

Edhe pse nuk është i njohur asnjë rast konkret, megjithatë paksa jemi të sigurt që ku ligj shpesh keqpërdoret….

Pos këtij ligji, në Britani të Madhe është ilegale të vdesësh në Dhomën e Parlamentit, ngjitja mbrapsht e pullës postare me fotografinë e monarkut britanik konsiderohet akt tradhtie, ndërsa koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin e Britanisë së Madhe automatikisht bëhet pronë e mbretit-mbretëreshës.

Gjithashtu, në Skoci është obligim ligjor që ta lejoni të huajin në shtëpi, nëse kërkon të përdor tualetin tuaj.

Janjiq: Incidentet në veri, mund të krijojnë trazira etnike në Kosovë

0

Analisti politik, Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka deklaruar se incidentet e fundit në veri të Kosovës, mund të rriten në trazira serioze gjatë këtij viti dhe në tërmete sociale, politike dhe ndëretnike.

Janjiq ka thënë se kontekstet shqiptaro-serbe “ është si rezultat i një dinamike të gabuar” në fushën e sigurisë në veri të Kosovës dhe në të gjithë vendin, transmeton lajmi.net

Në një intervistë për televizionin serb “TV Pink”, ka thënë se forcat policore të Kosovës nuk funksionojnë në mënyrë moderne dhe se për këtë arsye, nevojitet kohë të dalin rezultatet e hetimit.

Janjiq vlerëson se, siç është shprehur, “të qetësohet topi”, dhe në të njëjtën kohë, të vendosen lidhje paqësore me strukturat e sigurisë në veri,transmeton lajmi.net.

Greqia nuk është para falimentimit

0

Qeveria e Greqisë ka përgënjeshtruar spekulimet e gazetës britanike, Fajnenshell Tajms, se Athina zyrtare po përgatitet të shpall falimentimin, nëse deri në fund të prillit nuk arrihet marrëveshja me kreditorët ndërkombëtarë.
“Greqia nuk është duke u përgatitur për falimentim. Bisedimet me kreditorët po përparojnë shpejtë në drejtim të gjetjes së një zgjidhje të favorshme për dy palët”, citoi agjencia Rojters një burim nga zyra e kryeministrit grek, Aleksis Cipras./RTV21/

Nuk janë gjetur fakte për korrupsion në EULEX

0

Nuk janë gjetur fakte për akuzat për korrupsion në EULEX, thuhet në raportin e rezultateve të hetimit të të dërguarit të posaçëm për hetimin e korrupsionit në EULEX.

I dërguari i posaçëm Jean- Paul Jacquet i dorëzoi raportin shefes së lartë për politikë të jashtme të BE Federica Mogherini, raportojnë mediat e huaja.

Jacquet argumenton se nuk gjeti prova për akuzat , por vuri në dukje një numër të mangësive në punën e misionit gjyqësor evropian dhe bërë rekomandime për të eliminuar ato .

“Kam marrë raportin e profesor Jacquet dhe në përputhje me premtimin për transparencës sot e kam dorëzuar në Parlamentin Evropain dhe përfaqësues të vendeve anëtare “, ka shkruar Mogherini në një njoftim për media.

Mohgerini ka falënderuar Jacquet dhe ka deklaruar se shërbimet kompetente të BE-së kërkojnë mënyrnë më të mirë për të zbatuar rekomandimet e tij.

​VV për Kushtetuesen: “Vendi i Krimit!”

0

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar një aksion simbolik para objektit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin rast ata kanë vendosur shirita paralajmëruese me mbishkrime “Vendi i Krimit!” dhe “Këtu falsifikohen dokumente!”.

Disa prej aktivistëve madje kanë pasur edhe dialog verbal me njërën prej pjesëtareve të Policisë së Kosovës, e cila ishte vendosur para derës së gjykatës.

Ata duke ngjitur këto shirita kanë tentuar ta bllokojnë hyrjen e objektit të kësaj gjykate, ndërsa nuk ka pasur incidente. Pas aksionit simbolik aktivisti i VV-së Nol Nushi tha se kanë dalë për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj shkeljeve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Nushit, ky institucion tashmë po jep vendime vetëm në të mirën e PDK-së, dhe është shndërruar në shkelësin kryesor të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
“Ky institucion do të duhej të ishte i tillë që mbron kushtetutshmërinë e Kosovës mirëpo kohët e fundit Gjykata Kushtetuese tashmë e PDK-së është shndërruar në shkelësin kryesor të kësaj Kushtetute” ka thënëNushi

Rasti që e ilustron më së miri këto shkelje të kësaj gjykate,sipas Nushit është rasti i falsifikimit të nënshkrimit të gjyqtarit ndërkombëtar Robert Carola, i cili sipas tij është bërë për interesa, dhe se është hasur në shkelje të pozitës zyrtare.

Rruga e Arbrit gati për 3 vjet, Kina e merr me koncesion

0

Rruga e Arbrit pritet të përfundojë brenda 3 vitesh, ndërsa ndërtimi i saj i është dhënë me koncesion kompanisë shtetërore kineze “China State Construction Company”. Lajmi u komunikua zyrtarisht sot nga Ministria e Financave dhe ajo e Transporteve gjatë punimeve në komisionet parlamentare.

Irena Beqiraj, zv/ministre e Financave, tha se kjo rrugë do t’i japë një zhvillim ekonomik gjithë zonës së veriut, duke lidhur Tiranën me Dibrën me shkurtimin e destinacioneve, e duke krijuar mundësi punësimi nëpërmjet nxitjes së biznesve të reja.

“Kjo kontratë koncesionare lidhet me një nga kompanitë shtetërore ndërtimore kineze e cila do ta financojë tërësisht 3 vitet e para ndërtimin e rrugës, dhe i vetmi ndikim që do të ketë në buxhet është se qeveria shqiptare pas ndërtimit, pas 3 viteve ndoshta do të vendosë një fond garancie që mendohet nga llogaritjet tona aty te 26 milionë lekë në buxhet, nëse këto nuk mblidhen nga kompania nga përdorimi i rrugës. Është rrugë shumë interesante, sepse fillon me lidhjen e Dajtit deri në Dibër, sepse lidh Tiranën me Dibrën. Mendohet se do të jetë një rrugë e cila do t’i japë zhvillim ekonomik, zonës së veriut të Shqipërisë dhe gjithë Qeveria është shumë entuziaste për fillimin e Rrugës së Arbrit”, tha Beqiraj.

Deputeti socialist i zonës së Dibrës, Ulsi Manja, përkujtoi se ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një nga premtimet elektorale të kësaj mazhorance, dhe tha se do t’i shërbejë komunitetit të Dibrës, Matit, Bulqizës.

Sipas Manjas, kompania kineze “China State Construction Company”, që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës, klasifikohet si një ndër 3 kompanitë më të mira në botë në fushën e ndërtimit.
“Ndërtimi i kësaj rruge ka qenë një nga premtimet elektorale të Qeverisë, pra të kësaj mazhorance; ndërtim i një rruge të shumërpitur për një komunitet, siç është komuniteti i Dibrës, i Matit, i Bulqizës, por kjo rrugë nuk do të lidhë vetëm këto 3 zona urbane të qarkut të Dibrës, por do të bëjë të mundur më në fund integrimin e qarkut të Dibrës me Tiranën dhe, pse jo, edhe me Portin e Durrësit. Ajo që do të theksoja në lidhje me rëndësinë e këtij projektligji është fakti se kompania që ofrohet për ndërtimin e kësaj rruge, kompania kineze është një kompani ndërtimi e cila renditet ndër 3 kompanitë më të mëdha në botë dhe e para në sektorin e ndërtimit sipas klasifikimit të bërë nga revista The Economist, në vitin 2012. Edhe pse ky projektligj u fut me procedurë të përshpejtuar, të mos humbim kohë në hyrjen në fuqi të këtij ligji, por hyrja në fuqi e tij të bëhej menjëherë duke marrë mendimin paraprak edhe të Presidentit të Republikës,” tha deputeti i Dibrës Ulsi Manja.