2137 fermerë aplikojnë për grante në Ministrinë e Bujqësisë

0

Është mbyllur të premten afati i aplikimit për projekte zhvillimore/ grante nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe numri i përgjithshëm i aplikimeve është 2137.

Nga numri i përgjithshëm, aplikimi nëpër regjione është si me poshtë:
Buxheti total që do të jepet për grante sivjet është planifikuar 20 milionë euro. Në Masën 101 – investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore janë planifikuar 11 milionë euro. Në Masën 103 – Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e prodhimeve bujqësore, janë planifikuar 5 milionë euro. Në Masën 302 – Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve janë planifikuar 1.5 milionë euro. Ndërkaq në Masën e Ujitjes së tokave bujqësore janë planifikuar 2 milionë euro.

Nga java e ardhshme, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) do të fillojë me vlerësimin e projekteve, bazuar edhe në kriteret e publikuara para dy muajve, e që janë edhe tani publike në uebfaqen e ministrisë. MBZHR-ja do të informojë fermerët për hapat e tjerë që do të ndërmarrë.
Ndryshe, aplikimi për skemën e pagesave direkte/ subvencioneve, me kërkesë edhe të fermerëve dhe drejtorive komunale, është zgjatur deri më 20 prill 2015.

Ekskluzive: Dy të mitura nga Kosova drejt Sirisë (Video)

0

Si u zbuluan dy vajza të mitura nga një fshat i Vitisë, që kishin rënë viktimë e rrjeteve sociale dhe ishin nisur drejt Sirisë.

Cfarë thonë ato dhe cfarë prindi i tyre, për këtë “rrugë pa krye”. Si u morën vesh dhe me kend kishin kontaktuar vajzat e mitura.

Ndiqeni rrëfimin ekskluziv të  vajzave që ishin zënë në kufi nga policia e Kosovës.

 

Hollësi të tjera ndiqni në 21 live news.

Ambasadori O’Conell: Britania mbetet e palëkundur për Kosovën

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pranoi sot në një ceremoni të veçantë kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Presidentja Jahjaga e uroi ambasadorin O’Connell për detyrën e re dhe e ofroi mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës gjatë misionit të tij në Kosovë, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për popullin e Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

Në takimin pas ceremonisë, presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes britanike posaçërisht në procesin e integrimit euroatlantik të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe inkurajimin e investimeve, si dhe në luftimin e dukurive negative, që janë prioritete të të dyja vendeve.

Ambasadori O’Connell theksoi se përkrahja e shtetit të tij për vendin tonë dhe perspektivën e saj evropiane mbetet e palëkundur dhe se Britania është e interesuar të zhvillojë një relacion të fuqishëm dhe jetëgjatë me Republikën e Kosovës.

Brezovicë, për 3 vjet do të investohen 167 milionë euro

0

​U nënshkrua kontrata për dhënien në koncesion të Qendrës Turistike të Brezovicës, e cila pritet të hyjë në fuqi pas gjashtë muajve, kështu duke i dhënë mundësi koncesionarit francez MDP consalting për t’i siguruar mjetet financiare.

Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami tha se për 3 vjet në Brezovicë do të investohen nga kozorciumi 167 milionë euro.

Ban Ki Mun: Nuk pajtohem me komentet për armenët

0

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka theksuar se ajo që i ka ndodhur armenëve para 100 viteve, gjatë kohës së Perandorisë Osmane, ka qenë një krim i tmerrshëm, por shtoi se ai nuk pajtohet me komentet, të cilat për këtë periudhë historike i bëri Papa Françesku.

Papa të dielën, në shënimin e 100 vjetorit të krimeve kundër armenëve në Perandorinë Osmane, duke folur për këtë ngjarje përdori fjalën gjenocid, e që sipas medieve botërore kjo deklaratë mund të përkeqësoi seriozisht marrëdhëniet mes Turqisë dhe Vatikanit./RTV21/

U përkujtua masakra e Mitrovicës

0

Nuk ndjehet e qetë derisa të kapen gjithë kriminelët që kryen krimin mbi familjarët e saj dhe gjithë të tjerët më 14 prill të vitit 1999 në rrugën e “Kovaçëve” në Mitrovicë.

Florije Peci, e cila kishte humbur vëllain dhe djalin e axhës, ka përkujtuar ditën e tmerrshme kur kriminelët serbë që udhëhiqeshin nga Oliver Ivanoviq, ekzekutuan 31 shqiptarë në rrugën ku u krye masakra më e madhe në Mitrovicë.
“Datën e kobshme të 14 prillit 1999, forcat serbe na dëbuan me dhunë nga shtëpitë tona duke i ndarë meshkujt, kryesisht të gjithë. I kanë shtrirë përtokë në pjesën tjetër të rrugës, normal që kanë qenë edhe ofshamet dhe dëneset tona të cilat janë imituar me onomatopetë e tyre, me mjaullima me lehje qysh edhe na kanë trajtuar. Pastaj kemi vazhduar rrugën dhe vetëm kemi dëgjuar krismat. Deri pas çlirimit nuk e kemi ditur nëse janë të vrarë, kemi pasur informata të ndryshme se qëndrojnë nëpër burgje të ndryshme në Nish, nëpër aeroporte, mirëpo ato ishin vetëm fjalë të kota, sepse ne mbetëm pa ta”, ka thënë Peci.

Ajo bëri të ditur për KosovaPress se ka qenë njëra nga dëshmitaret e cila u përballë me Oliver Ivanoviqin para disa ditësh në gjykatë, ndërsa ka uruar që të fitojë drejtësia dhe kriminelët të gjithë të burgosen.

Në kujtim të kësaj ngjarjeje tragjike, te pllaka e ngritur në vendin e krimit, buqeta lulesh ka vendosur të martën edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri me bashkëpunëtorë.
“Ne si institucione kemi ngritur zërin çdo herë që drejtësia të triumfojë. Ju e dini që për këtë rast njerëzit janë në paraburgim dhe janë duke mbajtur gjyqin, dhe ne do t’i japim të gjitha mundësitë që njerëzit të deklarohen si dëshmitarë për t’i gjykuar të gjithë ata të cilët janë marrë me këto krime. Kështu që në emër të institucioneve çdo njeri që ka bërë krime e dënoj, dhe shpresoj se drejtësia do të fitojë dhe njerëzit të marrin dënimin e merituar.

Në anën tjetër, njeriu që është përballur me të gjithë ata që bënë krime në Mitrovicë dhe i cili ka hetuar dhe ka mbledhur, vazhdon të mbledhë akoma dëshmi për të gjithë kriminelët, Halit Barani, njëherit kryetar i Qendrës Rajonale të KMDLNJ në Mitrovicë, tha se masakrën ndaj 31 personave në këtë vend e ka kryer grupi i ashtuquajtur “frenkovci” të cilëve u ka prirë Oliver Ivanoviq, Smiq dhe të tjerët.

Londër: Vjedhësit plaçkitën një familje mafioze

0

Hajnat, që vodhën trezorin me diamante dhe stoli në qendër të Londrës, ka gjasa të kenë vjedhur edhe pasurinë e një prej familjeve më famëkeqe mafioze.

Në vjedhjen spektakolare në Haton Garden, lagjen e stolive në Londër, hajnat, për të cilët besohet se janë pjesëtarë të grupit kriminal nga Ballkani, Pink Panter, me prejardhje nga Ballkani, gjatë festës së Pashkëve nga trezori i diamanteve dhe stolive vodhën gjësende në vlerë prej disa dhjetëra miliona funte, në mesin e tyre edhe pasurinë e familjes mafioze, Adams, shkruan gazeta Dejlli Mejll./RTV21/

Ja disa këshilla që duhet t’i dini,para se të bëni tatuazh

0

Tatuazhet tashmë janë bërë një trend i kohës moderne, sipas disa të dhënave thuhet se afërsisht 25% e personave të moshës 18-30 vjeç kanë një ose më tepër tatuazhe. Në vitet në vijim, do të jenë 40% e personave të kësaj grupmoshe që do të kenë një tatuazh. Tatuazhet nuk i bëjnë vetëm meshkujt. Përkundrazi, 65% e personave që kanë tatuazhe janë femra. Por përpara se të vendosni të ngjyrosni trupin tuaj, mësoni më tepër për tatuazhet, llojet e tyre dhe rreziqet që përmbajnë.

Laseri, teknika më e preferuar nga mjekët

Tatuazhet mund të hiqen. Ndonjëherë, sidomos kur është përdorur vetëm bojë e zezë, rezultatet janë të shkëlqyera. Pjesa më e madhe e mjekëve parapëlqejnë përdorimin e laserit. Disa bojëra janë më të vështira për t’u hequr sesa disa të tjera dhe nevojiten disa seanca; tatuazhet e përhershme mund të mos largohen asnjëherë plotësisht. Federata Amerikane për Ushqimet dhe Medikamentet i paralajmëron njerëzit të mos përdorin asnjë prej tatuazheve të përkohshme që shiten dhe mund t’i vendosësh vetë, pasi përmbajnë acide dhe mund të shkaktojnë reaksione të rrezikshme në lëkurë

Keshilla:

1.Mos pini pije alkoolike apo medikamente (veçanërisht aspirinë) natën përpara, apo gjatë kohës që kryeni tatuazhin.

2.Mos bëni tatuazh nëse jeni të sëmurë.

3.Sigurohuni që të gjitha gjilpërat të nxirren nga pako sterile njëpërdorimshe përpara se të përdoren mbi trupin tuaj.

4.Sigurohuni që studioja ka pajisje sterilizimi për të pastruar instrumentet pas çdo përdorimi.

5.Sigurohuni që artisti t’i lajë duart dhe të përdorë doreza sterile.

6.Sigurohuni që vendi i punës të jetë i pastër dhe pa objekte josterile (shishe uji, çanta, etj.)

7.Merrni një listë të pigmenteve të përdorura, duke përfshirë ngjyrën, emrin e prodhuesit dhe numrin e serisë.

Pas kryerjes së tatuazhit, ndiqni me kujdes udhëzimet për shërimin, duke përfshirë pomadat me antibiotikë.

 

Tumorin që e rriti për 9 muaj

0

Neagu, një grua rumune, ishte në punë kur kishte pasur dhimbje të forta në bark.
E bindur që ishte shtatzënë, kishte mbetur e shokuar kur në vend të foshnjës, mjekë i kishin zbuluar një tumor gjigand.

Kirurgët mbetën të trondtiur kur nxjerrën tumorin gjigand, që ata mendonin se ishte një fëmijë.

“Në fakt, madhësia e barkut të saj ishte mjaft e ngjashme me atë të një gruaje në muajin e nëntë të shtatzanisë” kishte deklaruar dr.Scladan.

Operacioni për heqjen e tumorit kishte zgjatur disa orë dhe mjekët kishin deklaruar se ky ishte një rast i rrallë./RTV21/

BARKU

 

Supermeni shqiptar në Zvicër shpëtoi një grua nga vetëvrasja

0

Ai nuk ishte një supermen, nuk fluturon që ta kap në krah gruan që kishte vendosur të hidhej nga lartësia për ti dhënë fund jetës. Ai thjeshtë i del para ta sfidojë, rrezikon jetën e vet për ta shpëtuar një të panjohur, në gjendje kritike ka sjrkuar agezta zvcerane “20Minuten” duke sjhrkuar për supermanin shqiptar Ziberi te titulluar: Shpëtimtari i jetës i nje gruaje, pas rënies nga dritarja (“Lebensretter fängt Frau nach Sturz aus Fenster auf”) , transmeton agjencia e lajemeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Shqiptari Ramadan Ziberi, i hap krahët e vëzhgon se ku do të hidhet, i del para dhe e pret në krah, pa dëmtimin më të vogël zviceriania shpëton.