Shkaqet e urinimit të shpeshtë

0

Urinimi i shpeshtë mund të jetë simptomë e problemeve të ndryshme. Kur urinimi i shpeshtë është i shoqëruar me ethe, kur keni nevojë urgjente për të urinuar ose dhimbje barku, ju mund të keni infeksion të traktit urinar. Shkaqe të tjera të mundshme për urinim të shpeshtë janë:

Diabeti: urinimi i shpeshtë ka të bëjë me shenjat e hershme të diabetit të tipit 1 dhe 2. Glukoza e përshpejton urinimin.

Shtatëzania: në javët e para të shtatzanisë rritet mitra dhe ushtron presion mbi fshikëz, duke shkaktuar kështu urinim të shpeshtë.

Problemet e prostatës:një prostatë e zgjeruar shtyhet kundrejt uretrës (tubi që mbart urinën jashtë trupit) dhe mund të bllokojë rrjedhjen e urinës. Kjo shkakton një lloj muri në fshikëz dhe e irriton atë. Fshikëza fillon të tkurret edhe kur përmban sasi të vogla urine, duke shkaktuar kështu urinime më të shpeshta.

Kistet intersticiale: këto kiste shkaktojnë dhimbje në fshikëz dhe nevojë për urinim të shpeshtë.

Përdorimi i medikamenteve diuretike: këto medikamente që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, nxisin nxjerrjen e lëngjeve të trupit në mënyrë të shpeshtë dhe të shpejtë/shendeti.

Sëmundjet neurologjike: dëmtimi i nervave që furnizojnë fshikëzën mund të çojnë në probleme të funksionimit të fshikëzës duke përfshirë edhe nxitjet e shpeshta dhe të papritura të urinimit.

Shkaqet më pak të zakonshme përfshijnë: kancerin e fshikëzës, mosfunksionimin e fshikëzës dhe terapitë e rrezatimit.

11 sekretet e femrave me flokë mahnitës

0

Femrat që kanë flokë të mrekullueshëm,janë ati femra që nuk vuajnë nga mungesa e shkëlqimit, majat dyshe, ngjyra e flokëve, apo probleme të tjera të zakonshme që i kanë shumë prej nesh. Nëse mendoni se e gjithë kjo lidhet me genin, e keni gabim! Në fakt ato kanë ushtruar kujdes të vazhdueshëm për të pasur flokët e shëndetshëm.

Ja disa prej sekreteve të tyre:

1- Ato mbajnëë dieta të shëndetshme dhe marrim suplemente

Flokët e shëndetshëm fillojnë nga brenda. Femrat me flokë të mrekullueshëm zakonisht kanë një dietë shumë të balancuar. Është e rëndësishme marrja e proteina për flokë të shëndetshëm apo e suplementeve për lëkurën e kokës.

2- Ato nuk i lajnë flokët çdo ditë

Femrat që kanë flokë për t’u pasur zili zakonisht përpiqen të qëndrojnë deri në 3 ditë përdorur shampot. Larja e tepërt është mënyra më e thjesht për t’i dehidratizuar, për t’i pasur më të thatë dhe pa shkëlqim.

3- Ato zgjedhin produkte hidratuese

Maskat hidratuese duhet të jenë miqtë tuaj më të mirë. Duke përdorur ato 1 herë në javë, do i bëni flokët të jetë në formën më të mirë.

4- Ato i mbrojnë flokët e tyre nga nxehtësia

Për femrat që përdorin shumë (çdo ditë) nxehtësinë në flokët e tyre është shumë e rëndësishme të përdorin mbrojtës ndaj temperaturave të larta/Anabel.

5- Ato kanë një axhendë për lyerjen e tyre

Lyerja e shpesh dhe e tepërt mund të jetë shumë e dëmshme për flokët tuaj. Është e rëndësishme të vendosni një periudhë të caktuar kohe nga lyerja në lyerje.

6- Gërshërët nuk i frikësojnë ato!

Edhe femrat që janë të dëshpëruara për të rritur flokët, duhet t’i japin atyre një prerje të shëndetshme ndonjëherë. “Femrat me flokë të shëndetshëm e dinë se duhet t’i presin ato rregullisht çdo 12 javë”- thotë Papanikolas, stilisti i flokëve të VIP-ave.

7- Ato jo thjesht flenë por flenë më mirë

Nëse do të flini 8 orë të ditës suaj, ju duhet t’i jepni të njëjtën kohë pushimi dhe rekuperimi edhe flokëve tuaj. Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është zëvendësimi i jastëkëve pambuk me ato satin. Kjo do të krijojë më pak fërkime, do të reduktojë krijimin e ondeve apo rrëmujës në flokë.

8- Ato nuk e neglizhojnë kurrë skalpin e tyre

Ja një arsye më shumë për të mos injoruar masazhin e skalpit të kokës. Përdorni trajtime hidratuese për të ushqyer dhe mbajtur të gjallë skalpin tuaj.

9- Ato përdorin produkte që shkaktojnë rënien e flokëve

Evitoni produktet e forta (për shembull llastikët) që ju ndihmojnë të mbani modelin e flokëve , pasi ato ndikojnë në rënien e tyre. Nëse kjo ndodh shija që mbeten nuk është absolutisht e mirë.

10- Ato refuzojnë të besojnë gojëdhënat e vjetra

E keni parasyshkëshillën e mamasë për t’i krehur flokët çdo here? Ju nuk duhet ta bëni këtë! Krehja e tyre e herëpashershme ndikon në shkatërrimin e tyre, tërhqejen e sforcuar, elektrizimin dhe më shumë gjasa dhe rënien.

11- Ato i shpëlajnë flokët me ujë të ftohtë

Provoni një shplarje me ujë të ftohtë në fund të dushit. Kjo do të ndihmojë në një shkëlqim më natyral të flokëve sepse uji i nxehtë mund të largojë yndyrnat mbrojtëse nga floku.

Mustafa: Synimet tona janë të forcojmë shtetin ligjor(VIDEO&FOTO)

0

Sot në Prishtinë me një ceremoni rasti u shënua 16 vjetori i Ditës së Policisë së Republikës së Kosovës
Në këtë solemnitet mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. Ai me këtë rast mbajti një fjalim.
Para të pranishmëve të shumtë më këtë ceremoni, kryeministri Isa Mustafa vlerësoi lartë profesionalizmin dhe sukseset e arritura nga Policia e Kosovës, duke u bërë një ndër institucionet me besimin më të madh të qytetarëve.
Duke theksuar se Policia e Kosovës është bërë faktor i rëndësishëm i besimit në funksionimin e shtetit të Kosovës, kryeministri Mustafa ka siguruar se Qeveria e Republikës së Kosovës do të ofroj të gjithë përkrahjen e nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të Policisë së Kosovës.

isa-policia2

isa-policia3

isa-policia4

Apeli refuzon ankesën e avokatit të Vahide Badivukut

0

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej një muaji paraburgim, ndaj të dyshuarve Vahide Badivuku, K.H. dhe M.O. Në këtë mënyrë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ika refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë i 24 gushtit.

Vahide Badivuku po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale:” Marrje e ryshfetit”, , si dhe” Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Ndërsa K.H. dhe M.O. për veprën penale “Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje”.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, janë plotësuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

Haradinaj: Kosova po shndërrohet në problem rajonal energjetik

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot në një vizitë pune në KEK, situatën enegjitike në Kosovë, e ka cilësuar të paperspektivë.
Ai ka thënë se “Kosova me rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, po shndërrohet në problem energjetik të rajonit.

“Ajo sot ka mungesë për të paktën 500 megavatë orë energji elektrike dhe situata e paperspektivë në sistemin energjetik të Kosovës, kërkon ndërhyrje urgjente të shtetit.
Nuk mund të shtyhet për as edhe një ditë rigjenerimin e kapaciteteve egzistuese, e as krijimi i kapaciteteve të reja.

Komoditeti për të mos ndërhyrë në sistemin energjetik të vendit, do ta rrezikojë skajshmërisht edhe ekonominë edhe konsumatorin.
Sistemi energjetik i Kosovës duhet t’i hapë dyert për investitorë të mundshëm të vendit dhe të huaj, sepse politikat e gabuara në këtë fushë, e kanë shndërruar Kosovën, nga një prodhues potencial, në një problem rajonal energjetik”.

“Ramush Haradinaj, në bisedë me menaxhmentin e KEK-ut, tha se dështimet në të gjitha hallkat e sistemit energjetik në Kosovë, duke përfshirë edhe këto të fundit me ndarjen e “hises energjetike” me operatorë të tjerë, nuk mund ta shndërrojnë konsumatorin kosovar në të “dënuar” ose në viktimë, që gjithmonë, me xhepin e tij, t’i paguaj dështimet, dallaveret e hajnitë… që nga adresa të ndryshme ndodhin në këtë sistem “thuhet në komunikatën e AAK-së.

ramushi1

Instagrami përditëson Direct-in

0

Shkëmbim i bisedave apo dhe fotove akoma dhe më private në Instagram, me personat të cilët jeni më shumë të lidhur do të jetë e mundur falë përditësimit të funksionit të mesazheve Direct, i dalë për herë të parë në 2013.
Në vend që të krijoni një bisedë të re, çdo herë që dëshironi të shpërndani fotografi apo video, tashmë është e mundur që kjo të bëhet pa pasur nevojë pë një mesazh të ri.

Gjithashtu, tashmë jepet mundësia të shënosh një emër për çdo grupë bisede, të bësh selfie direkt brenda bisedës dhe emoticon të ndryshme. Fotot dhe videot që shpërndahen përmes Direct janë të dukshme vetëm nga personat e grupit.

Direct do të jetë një ikonë e re, pranë “Pëlqej” dhe “Komento” në çdo postim. Duke zgjedhur ikonën e Direct, do të mund të dërgoni atë postim një miku apo një grupi miqsh në formën e mesazhit, nëpërmjet Instagram Direct. Në të njëjtën mënyrë është e mundur të dërgoni dhe Hashtag apo vendndodhje.

Arrestohet për ofrim të mitos

0

Një person është arrestuar nga policia e Ferizajt në momentin kur ka tentuar që t’i ofroj mito një zyrtari policor nga njësiti i trafikut rrugor. Sipas policisë deri tek rasti ka ardhur kur njësiti policor i trafikut rrugor, gjatë kontrollit ka ndaluar një automjet transportues me targa të Serbisë, pasi ngasësi i saj kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi, ka thënë se i dyshuari gjatë vozitjes kishte tejkaluar automjetet tjera në vijë të plotë.

“Me rastin e dhënies së dokumentacionit, i dyshuari I.D, 39 vjeç, i kombësisë boshnjake në leje tëqarkullimit kishte futur 10 euro, me qëllim të ofrimit të mitos për zyrtarët policor. Pas shkuarjes së tiketës për kundërvajtjen e kryer, policia ka arrestuar të dyshuarin për dhënje të ryshfetit dhe lëndën e kanë proceduar tek njësiti për krime ekonomike të cilët janë marr me rastin në fjalë”, ka thënë Gashi.

Mësohet se pas intervistimit dhe kompletimit të lëndës, me urdhër të prokurorit rasti i është dërguargjykatës me procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është liruar.

Reflekton BE-ja

0

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për një plan emergjent për vendosjen e më shumë se 160,000 refugjatëve të cilët janë aktualisht në të gjithë BE-në. Sipas planit në bazë të të cilit edhe janë dakorduar liderët evropian, emigrantët që janë në Itali, Greqi dhe Hungaria do transportohen nëpër vende të tjera të BE-së, në bazë të kriterit të numrit të popullsisë dhe prosperitetit ekonomik. Në të njëjtën kohë, shumica e refugjatëve, 35.000 prej tyre do të dërgohen në Gjermani, në Francë do të shkojnë 26 mijë, Spanjë 16 mijë, ndërsa në Kroaci 3 mijë e 200./21Media

Çmimi "Teuta" nga Dritëro Agolli tek Ramiz Kelmendi

0

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, me 8, 9 dhe 10 shtator 2015, në Rozhajë, në Deçan, në Rugovë dhe në Bajram Curr organizon manifestimin e tretë letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2015″.

Dita e parë e manifestimit do të fillojë me 8 shtator në Rozhajë me diskutimin mbi temën: ”Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi”, do të vazhdojë me promovimin e librit të përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut-Vucje doba”, i autorit shkodran Ridvan Dibra, ndërsa do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

Dita e dytë, me 9 shtator do të vazhdojë në Deçan, me vizitë në Muzeun Privat “ETNOKASTRIOTI”, në Isniq, për të vazhduar në asamblenë komunale me diskutimin mbi temën promovimi “Këmbimi letrar Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri” si dhe me promovimin e librit “Ashti i Kombit”, të autorit tropojan Azgan Haklaj.

Karvani i shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë për në Rugovë, në njërin nga komplekset hoteliere të së cilës do të diskutohet mbi temën “Njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanikë” si dhe do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

Ndërsa, dita e tretë dhe përmbyllëse e manifestimit mbahet me 10 shtator 2015, në Bajram Curr, ku në bashkëorganizim me “Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë”, vazhdon diskutimi mbi temën “Prania e vargut shqip në trojet etnike” si dhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko Zasto?-Nënë përse?”, i autores boshnjake nga Rozhaja Mirsada Bibiç-Shabotiç.

Me këtë rast, Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Këlmendi-një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.

Sipas një njoftimi të kësaj shoqate, ardhjen e kanë konfirmuar: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosove, Pen Qendra e Shqipërisë, Asociacioni i Intelektualëve dhe Shkrimtarëve për Ballkan, si dhe emra te spikatur të letërsisë së të tria shteteve trekufitare: Kosovë-Mal i Zi-Shqip ëri. Ndërsa, organizimi i manifestimit të tretë rajonal “Muzat e Alpeve 2015”,sivjet është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Ministria për Diasporë e Republikës së Kosovës, Bashkia e Bajram Currit, Komuna e Deçanit-Zyra e Kryetarit si dhe Komuna e Klinës-Zyra e Kryetarit.

Duke nderuar Nënë Terezën, frymëzohemi me idealin e saj të bamirësisë

0

Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik është mbajtur manifestim në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: “Nënë Tereza – simbol i dashurisë dhe bamirësisë”.

Në manifestim morën pjesë krerë të Kishës Katolike të Kosovës, të Bashkësisë Islame të Kosovës, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të ftuar të tjerë dhe qytetarë të shumtë.

Në fjalën e tij të rastit, kryeparlamentari Veseli, çmoi lart figurën e Nënës Tereze, duke e cilësuar atë flamurtare të madhe të humanizmit dhe solidaritetit njerëzor dhe simbol universal të bamirësisë. Z. Veseli tha se u zgjodh Kaçaniku për të nderuar këtë figurë të madhe të kombit tonë dhe të njerëzimit, sepse Nënë Tereza, ajo vasha e dikurshme e ndrojtur, Gonxhe Bojaxhiu, ishte bijë e këtyre trevave, Kaçanikut, Shkupit, Prizrenit, bijë e traditave të fuqishme të tolerancës fetare dhe solidaritetit, që janë të rrënjosura në kulturën dhe shpirtin tonë.

“Nënë Tereza ishte bijë e këtij populli, që shpirtin solidar të tij e shndërroi në një lëvizje botërore të humanizmit dhe bamirësisë. Nënë Tereza ishte një luftëtare e madhe e shpresës njerëzore”, theksoi kryetari Veseli, ndërsa shtoi se kjo bijë e kombit, gjithë jetën luftoi kundër barbarive që krijoi shekulli XX, duke mbajtur kështu gjallë idealin e një bote më të mirë, më solidare dhe më të drejtë.

Nënë Tereza, shtoi kreu i Kuvendit, në shekullin e urrejtjeve ideologjike e fetare, zbuloi dimensionin humanist të religjionit dhe idenë e madhe se dashuria për zotin ka kuptim vetëm duke qenë dashuri për njerëzit.

“18 vite pas vdekjes së bijës sonë të madhe, bota vazhdon të përballet ende me probleme dhe kriza të mëdha. Urrejtja, e ndërtuar mbi abuzimin e ideve politike dhe fetare, është duke bërë kërdinë në shumë pjesë të botës, duke shkatërruar jetën e milionave njerëzve dhe duke i zhytur në mjerim social miliona të tjerë. Në këtë situatë, mesazhi jetësor i Nënë Terezës, bëhet më aktual se kurrë. Bëhet i domosdoshëm. Dhe ky mesazh është se religjioni duhet të ketë vetëm një aleat- HUMANIZMIN”, tha kryetari Veseli.

Duke nderuar sot Nënë Terezen, shtoi kryetari i Kuvendit, ne frymëzohemi me idealin e saj të bamirësisë. Kryeparlamentari Veseli tha se sot, kur rrugët e Ballkanit janë të mbushura me refugjatë të ikur nga terrori i luftës në Siri, këtë frymëzim duhet kthyer në vepra konkrete, duke ndihmuar që dhimbjet e këtyre refugjatëve të pakësohen.

“Askush më mirë se sa ne nuk e kupton dhimbjen e braktisjes së atdheut për shkak të terrorit. Askush më mirë se sa ne nuk e ndjen trishtimin në fytyrat e fëmijëve të ikur nga lufta. Prandaj është moment që me aq sa kemi mundësi, të bëhemi pjesë e solidaritetit me njerëzit e vuajtur. Kështu e vazhdojmë misionin e bijës sonë të madhe, Nënës Terezë. Kështu, e nderojmë më së miri vetë atë”, theksoi në fjalën e tij kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.