AGK dënon sjelljen e togerit Qamil Behrami ndaj gazetarëve(VIDEO)

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon sjelljen e togerit të policisë së Kosovës ndaj gazetarëve të cilët ishin duke e mbuluar një aktivitet publik në Prishtinë.

Polici Qamil Behrami, të premten, ka ofenduar, nënçmuar dhe penguar gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre.

AGK konsideron se ofendimet e tilla janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me rregullat demokratike të sjelljes së policisë në një shtet që aspiron Bashkimin Evropian.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga policia që të distancohet nga ky ofendim publik përderisa nga Inspektorati i Policisë së Kosovës ta trajtojë seriozisht këtë rast dhe në pajtim me rregullat dhe standardet profesionale të merr masa disiplinore, në mënyrë që aktet e tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

AGK pret nga zyrtarët policorë të sillen konform kodit etik dhe profesional, të tregojnë respekt për punën e tjetrit por edhe të angazhohen për krijimin e kushteve për raportim të lirë të gazetarëve.

Ky nuk është rasti i parë kur gazetarët janë penguar në punën e tyre dhe janë përballur me kërcënime madje edhe sulme fizike nga zyrtarë policorë.

Kjo është linja e re hekurudhore që do të përshkojë Kosovën

0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është duke siguruar një kredi të lartë prej 39.900.000 € për të financuar modernizimin e infrastrukturës hekurudhore të Kosovës, thellimin e integrimit rajonal dhe forcimin e zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky është transaksioni më i madh i BERZH-it në Kosovë deri më sot dhe investimi i parë i Bankës në sektorin e transportit të vendit. Projekti do të përmirësojë lidhjen midis rrjetit hekurudhor të Kosovës dhe rrjetit evropian, përmes Korridorit VIII dhe Korridorit X në IRJ të Maqedonisë në jug të vendit dhe deri tek kufiri në veri me Serbinë.

Kredia për infrastrukturë e Hekurudhave te Kosovës (Infrakos), do të sigurojë fonde për të përmirësuar lidhjen hekurudhore ndërkombëtare të Kosovës, përmes korridorit të 10të. Kjo linjë do të jetë e gjatë 148 kilometra, dhe e ndarë në tre seksione: seksioni jugore Fushë Kosovë – Kufiri me Maqedoninë; pjesa qendrore Fushë Kosovë-Mitrovicë; dhe linja deri tek pjesa veriore e Mitrovicës.

Krahas kredisë së BERZH-it, edhe Banka Evropiane e Investimeve është duke kontribuar në këtë projekt. Projekti gjithashtu përfiton nga mbështetj a e donatorëve të rëndësishme me grante investive të ofruara nga Bashkimi Evropian dhe grante për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Zëvendëspresidenti i parë I BERZH, Phil Bennett, tha se “një infrastrukturë e mirë-zhvilluar dhe modern transporti është kryesore për arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Ne jemi krenar të kemi këtë linjë si projektin tonë të parë të transportit në ven Si e vetmja lidhje hekurudhore ndërkombëtare e Kosovës është me rëndësi jetike për integrimin e mëtejshëm të vendit në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare. Lidhjet e përmirësuara të transportit do të kontribuojnë në masë të madhe në rritjen e tregtisë dhe bashkëpunimit rajonal dhe pan-evropiane. ”

Ndërkohë ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes në selinë e BERZH në Londër, tha se “ky është një projekt i lartë me prior itet për Kosovën për modernizimin e linjës hekurudhore, që do të sjellë përfitime të shumëfishta politike dhe ekonomike në vend. Ai është një hap shumë i rëndësishëm drejt përmirësimit të lidhjeve kombëtare dhe ndërkombëtare të tregtisë dhe në rritjen e efikasitetit dhe cilësisë së pasagjerëve dhe ngarkesave në tranzit”.

Projekti hekurudhor I quajtur “Kosovo Rail Route 10”, është pjesë e rrjetit të Ballkanit Perëndimor në zgjatjen e linjave hekurudhore, dhe shtimin e Rrjeteve të Transportit Trans-Evropian, i cili është pjesë e një agjende më të gjerë të Bashkimit Evropian për të promovuar lidhjet përmes transportit në tërë rajonin tonë.

Refugjatët çajnë bllokadën, vazhdojnë për Vjenë(FOTO)

0

Grupi prej rreth 500 refugjatëve të cilët janë nisur këmbë nëpër autostradën e Hungarisë drejt kufirit me Austrinë kanë rrëzuar barrikadën e Policisë dhe kanë filluar të vazhdojnë rrugën.

Më shumë se një mijë refugjatë janë nisur sot në këmbë nga stacioni hekurudhor në Keleti në Budapest drejt Austrisë, bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.

Grup i madh I refugjatëve, në mesin e të cilëve njerëz në karroca të invalidëve si dhe prindër që mbajnë fëmijët në krahë janë të gatshëm që të ecin 175 kilometra drejt kufirit.

Disa nga ta mbajnë fotografinë e kancelares gjermane Angela Merkel e cila më herët ka thënë se Berlini do të pranojë refugjatët sirianë.

Refugjatët që janë nisur këmbë për Austri janë pjesë e grupit prej 2 mijë njerëzve që me ditë gjenden në stacionin hekurudhor Keleti pasi që autoritetet hungareze i kanë penguar që të hipin në trenat për Austri dhe Gjermani pasi që nuk kanë pasur viza për BE.

 

​Ademi: Do t’i korigjojmë tekstet shkollore

0

Arsimi cilësor, shkëmbimi i përvojave mes Kosovës dhe Maqedonisë si dhe krijimi i një universiteti shqiptar në Shkup ishte tema e takimit në mes ministrave të Arsimit të dy shteteve Arsim Bajrami dhe Abdilaqim Ademi.

Ministri i Arsimit të Kosovës Arsim Bajrami konsideroi se marrëveshja e nënshkruar në Vlorë është një marrëveshje historike dhe se ka mundësuar bashkëpunimin në sferën e arsimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë , e që sipas tij kjo është një bazë e shkëlqyeshme për politikat në sferën e arsimit.

“Kemi hedhur idenë që të krijojmë ndoshta një diçka të përbashkët shqiptare, mundësinë e bashkëpunimit të gjitha universiteteve shqiptare që vërtetë sigurojnë një mundësi që të krijojmë standardet unike të arsimit të lartë, që janë pjesë e standardeve të Bolonjës dhe të krijojmë një hapësirë ku studentët shqiptarë në hapësirat shqiptare do të lëvizin pa kufizime. Ne kemi diskutuar mjaft gjatë për përvojat e modernizimit në s ektorin e arsimit dhe të dy ministrat dhe të dy shtetet jemi të fokusuar tek ngritja e cilësisë në arsim”, tha Bajrami.

Ministri i Arsimit të Maqedonisë Abdilaqim Ademi tha se ata si shtet në sferën e arsimit janë pak më të avancuar në veçanti në futjen nëpër shkolla të teknologjisë informative, andaj Ademi ka ftuar Ministrinë e Kosovës që këto përvoja t’i ndajnë së bashku.

“Arsimi nuk njeh kufij ashtu siç nuk njeh kufij edhe kultura. Rinia ka nevojë për t’u arsimuar jo vetëm në vendin e tij dhe ne si shtete si ministri duhet t’ iu krijojmë mundësi këtyre të studiojnë dhe të arsimohen edhe në universitetet jashtë vendeve të tyre dhe në rast të parë të mund të studiojnë në universitete në gjuhën shqipe. Ne gjithashtu do të ndihmojmë Republikën e Kosovës për t’ u pranuar në asociacionet apo organizatat ndërkombëtare veçanërisht jemi në procesin e konsultimit që Kosova të pranohet edhe në Bolonjë dhe do ta ketë përkrahjen tonë të plotë në takimin e radhës”, tha Ademi

Sa i përket teksteve shkollore në Maqedoni të cilat kanë përmbajtje urrejtëse ndaj shqiptarëve, ministri Ademi tha se janë duke punuar në ndryshimin e ligjit me qëllim që të zhdukin gjuhën e urrejtjes nga tekstet shkollore dhe para se të përpilohen do të mundohen që të bëjnë punën që historianët të merren me këto tekste dhe jo politikanët.

“Unë disa herë e kam theksuar se plotësisht pajtohem që në disa nga tekstet shkollore ka përmbajtje kontestuese, ka përmbajtje kontroverse dhe ka përmbajtje që ndoshta nxitin urrejtj en ndëretnike, dhe kjo nuk është mirë sepse nxënësit do të duhej të mësonin nga tekstet shkollore dhe të përgatiten për të ardhëm që të mos mbjellin urrejtje”, tha Ademi

Ministri Ademi ka folur edhe për mundësinë e ndërtimit të Universitetit shqip në Shkup, me qëllim që të krijohen hapësira të mjaftueshme për të gjithë studentët shqiptarë./KP/

VV-Policisë: Mos i qëndroni besnik Isa Mustafës(VIDEO)

0

Derisa kryeministri Isa Mustafa po merrte pjesë në shënimin e 16 vjetorit të Policisë së Kosovës në sallën e kuqe, Lëvizja Vetëvendosje doli me aksion afër pllatos së Pallatit të Rinisë duke i bërë thirrje policisë që mos t’i qëndrojnë besnik Isës, pasi sipas tyre, ai e ka besnikun e vet që i jep tender, duke iu referuar kështu djalit të tij./ 21 Media

Nesër nisë festivali “HardhFest”(Video)

0

Të gjithë ata që do ta vizitojnë Rahovecin këtë vikend do të kenë mundësi të përjetojnë shijen e rrushit dhe verës të shoqëruara me muzikë e aktivitete të shumta të organizuara me rastin e festivalit tanimë tradicional “HardhFest”. Ky Festival u organizua nga Ministria e Bujqësisë dhe komuna e Rahovecit./ 21 Media

OEK: Pako e re fiskale e qonë Kosovën një hap më afër BE-së(Video)

0

Me pakon e re fiskale të TVSH-së Kosova ka përmbushur kushtet kryesore për integrim në Bashkimin Evropian thonë zyrtaret Qeveritar. Sipas tyre, kjo pako do të mundësoj zhvillim ekonomik, ulje të papunësisë dhe do të përmirësojë gjendjen sociale për qytetarët./ 21 Media

 

Futboll: Ndeshje eliminatore evropiane

0

Sonte zhvillohen tetë ndeshjete tri grupeve përkatëse D,F dhe I të eliminatoreve të kampionatit të ardhshëm evropian në futboll.

Grupi “D”
Gjeorgjia – Skocia
Gjermania – Polonia
dhe
Gjibraltari – Republika e Irlandës
Grupi “F”
I. Faroe – Irlanda V.
Greqia – Finlanda
dhe
Hungaria – Rumania
Grupi I
Danimarka – Shqipëria
dhe
Serbia – Armenia

Vjollca -“Femra police më e guximshme në botë”(VIDEO)

0

Kapitene, Vjollca Hoti, komandante e Stacionit policor në Fushë Kosovë, ditë më parë në Kardif të Britanisë së Madhe, ku ia nda çmimi vjetor “Femra police më e guximshme në botë”. Çmimi iu nda në konferencën e 53-te vjetore të Asociacionit Ndërkombëtar të Grave në Polici./ 21 Media

Kaltrina Selimi sot feston ditëlindjen (Foto)

0

Këngëtarja Kaltrina Selimi sot feston ditëlindjen e saj. Ajo ka vendosur një foto në rrjetin e saj social Instagram me një mbishkrim mbi foto ku tregon që sot ka ditëlindjen.

Me këtë rast pa dyshim që nuk munguan as urimet që këngëtarja mori nga fansat e saj.11994285_727656427362447_906098085_n