Grupi prej rreth 500 refugjatëve të cilët janë nisur këmbë nëpër autostradën e Hungarisë drejt kufirit me Austrinë kanë rrëzuar barrikadën e Policisë dhe kanë filluar të vazhdojnë rrugën.
Më shumë se një mijë refugjatë janë nisur sot në këmbë nga stacioni hekurudhor në Keleti në Budapest drejt Austrisë, bën të ditur agjencia e lajmeve AFP.
Grup i madh I refugjatëve, në mesin e të cilëve njerëz në karroca të invalidëve si dhe prindër që mbajnë fëmijët në krahë janë të gatshëm që të ecin 175 kilometra drejt kufirit.
Disa nga ta mbajnë fotografinë e kancelares gjermane Angela Merkel e cila më herët ka thënë se Berlini do të pranojë refugjatët sirianë.
Refugjatët që janë nisur këmbë për Austri janë pjesë e grupit prej 2 mijë njerëzve që me ditë gjenden në stacionin hekurudhor Keleti pasi që autoritetet hungareze i kanë penguar që të hipin në trenat për Austri dhe Gjermani pasi që nuk kanë pasur viza për BE.






