Të vdekurit në kamionin frigorifer, kanë vdekur në Hungari

0

Policia e Austrisë ka deklaruar se ventilatori në kamionin frigorifer në të cilën janë gjetur trupat e 71 refugjatëve në autostradën në Austri nuk ka punuar.

Siç thuhet në deklaratë refugjatët shpejt janë ngulfatur derisa kamioni ka qenë ende në territorin e Hungarisë.

“Duke pasur parasysh numrin e njerëzve dhe sasinë e ajrit , vdekja ka ndodhur shumë shpejt pasi ata hipën në kufirin serbo – hungarez”, ka thënë shefi i policisë Hans Peter Doskocil, transmeton agjencia kroate HINA .

Ai shtoi se refugjatët kishin oksigjen për një orë deri në një orë e gjysmë me makinë . Frigoriferi ka qenë i mbyllur hermetikisht dhe nuk ka asnjë shenjë se refugjatët u përpoqën të lirohen nga makina.

Policia ka thënë se asnjë nga 71 personat që janë gjetur të vdekur nuk janë identifikuar.

Në frigorifer kanë qenë 59 meshkuj, tetë gra dhe katër fëmijë.

“Kemi gjetur gjithsej 17 dokumente udhëtimi. Mund të themi se bëhet fjalë për një grup të përzier njerëzish, Sirianë, irakianë dhe afganë sigurisht kanë qenë në frigorifer”, ka thënë Doskocil.

Ai ka shtuar se janë gjetur edhe 40 telefona dhe se policia është në kontakt me njerëzit të cilët kanë thënë se janë të afërm të viktimave.

Vranjë: Kundërvajtje ndaj Musliut, pse ngriti flamurin(VIDEO)

0

Në Vranjë të Serbisë inicohet procedura për kundërvajtje ndaj kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Jonuz Musliu, për shkak të ngritjes së flamurit shqiptar më 28 nëntor. / 21 Media

Mustafa në RTV21: Në shtëpi jam prind e jo kryeministër(VIDEO)

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa është mysafir sonte në emisionin Argument Plus të RTV21. Shkëpusim një pjesë të kësaj interviste të cilën të plotë mund ta ndiqni në orën 21:30. Intervistën e realizoi kolegu, Fatmir Aliu./ 21 Media

 

Mr.Bean feston ditëlindjen, ja sa vjet mbushi ai (Foto)

0

Njëri ndër personazhet më të dashura të televizionit dhe humorit pa dyshim që është Rowan Atkinson apo i njohur për të gjithë juve si Mr.Bean.

Aktori i jashtëzakonshëm anglez ka festuar kështu 25-vjetorin e krijimit të personazhit më të famshëm të viteve ’90, Mr. Bean.

I shoqëruar me arushin e tij Teddy, makinën e tij ngjyrë bizele u shfaq në vitin 1990 personazhi i interpretuar nga Atkinson.

Ai ka parakaluar nëpër rrugët e Londrës dhe sheshin para Pallatit Buckingham me të qeshura dhe keqardhje pasi nuk solli më aventura të reja nga personazhi i dashur Mr.Bean2BF6E9AB00000578-0-image-m-164_1441363732259 2BF6F3D600000578-0-image-m-169_1441363864378 2BF7409E00000578-3222270-image-a-173_1441364655199

Kadri Veseli: Nënë Tereza ishte bijë e këtij populli(VIDEO)

0

Nën kujdesin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në Kaçanik është mbajtur manifestim në nderim të figurës së humanistes Nënë Tereza, me temën: “Nënë Tereza – simbol i dashurisë dhe bamirësisë”./ 21 Media

 

 

 

"Kuqezinjët" vërshojnë Kopenhagën(Foto)

0

Kombëtarja shqiptare në futboll, sonte përballet me Danimarkën në Kopenhagen, në kuadër të eliminatorëve për Evropianin “France 206”.

Kuqezinjtë e Gianni De Biasit kanë zbarkuar në tokën danezë të përgatitur, e të motivuar maksimalisht për të marr rezultat pozitive në duel me danezët e ftohet, në njërën ndër ndeshjet vendimtare për kualifikim në Euro 2016.

Nga fotot e dërguara nga një lexues i besueshëm i redaksisë 21Media,qysh tash shifet një numër masovik i kuqezinjëve të kombëtares shqiptare.

image-4d3943eeab2e99e5db9d11815a900e574c2dd56ab9b75615d7c613fb0912786f-V

image-9ea82bc84698111c163c552703eb7f4b2ba3c2936392ef93283b33a568e6f7e4-V

image-50c25a787a7dcd92b9e6cb007aca6e35da42dc1e67c00643c3c67a33e82187a0-V

image-240be2978f3644ccd8f5591ac6a09da1753b333f5b8a367426f34dd4b956eda1-V

image-396c7859252740c6e7f4eb3b7554c9ab4b8dc902bbebe670b5fc7c21fcb173b3-V

image-ce1058fe0c23a5b2289a15e07ebb92e0f1d1dc71ff8de8539d822f46dfe7e205-V

image-d2af8a6c6455087be5bbc5cb65e24c4a5a9eaafcca4cd4e83948b6a795142ad0-V

image-e0df5c04ad990505dcb54dff5acc7e70a77d642c41197745b420f7a6869b7a0c-V

​Breedlove: Situata në Kosovë, e qetë dhe e sigurt

0

Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë gjenerali Philip Breedlove tha sot se situata në Kosovë vazhdon të jetë e qetë dhe e sigurt, për çka KFOR-i ka dhënë një kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt

Megjithatë, ai nuk dha ndonjë kohë të caktuar se kur mund të largohet KFOR-i nga Kosova, duke thënë se forcat e NATO-së do të jenë në Kosovë derisa të jetë e nevojshme.

Gjenerali amerikan gjatë vizitës në Kosovë tha se është kënaqësi t’i shohë pjesëtarët e KFOR-it dhe t’i falënderojë ata për punën e shkëlqyeshme që bëjnë për ta ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Megjithatë, gjenerali Breedlove, nuk ka dhënë ndonjë afat se kur do të largohen trupat e NATO-së nga Kosova. Ai tha se për këtë do të vlerësojnë kushtet në teren dhe çfarë përparimi është arritur në diskutimin politik.

Ndërsa, i pyetur për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës dhe kërkesës së serbëve për një batalion të serbëve brenda FAK-ut, gjenerali Breedlove nuk ka dashur të flasë, duke ia lënë komandantit të KFOR-it gjeneralit Guglielmo Luigi Miglieta. Miglieta tha se shndërrimi i FSK-së në FAK është çështje politike.

Gjenerali amerikan Philip Breedlove, nuk është përgjigjur nëse KFOR-i i cili ka qenë përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, ka përgjegjësi edhe për vrasjet e pasluftës, të cilat do të jenë objekt hetimi edhe nga Gjykata Speciale.

Ndërsa,valën e madhe të refugjatëve sirianë që ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, gjenerali Breedlove tha se është një sfidë përpara vendeve të NATO-së, por edhe atyre që janë partnere të aleancës veri atlantike, ndonëse nuk ka folur në emër të të gjitha vendeve të NATO-së.

Gjenerali amerikan është pyetur edhe për rrezikun e ekstremizmit, për të cilin tha se NATO do të jetë sy hapur nga çfarëdo ndikimi që vjen qoftë nga islami radikal apo jo islami, e që sjell dhunë në këto vende.

Gjenerali Breedlove gjatë vizitës në Kosovë ka vizituar shtabin e përgjithshëm të KFOR-it në kampin Film City, e po ashtu është takuar edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe me përfaqësues të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së dhe FMN-së.

Tirana pastron rrugët (VIDEO)

0

Ne videon e meposhtme janë pamjet e aksionit të ndërmarrë nga bashkia e Tiranës për lirimin e pastrimin, lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike në zonën e Bllokut.

Ja cilat perime mbrojnë lëkurën tuaj

0

Dihet se lëkura është mjaft e ndijshme dhe se për mirëmbajtjen e saj duhet një kujdes i shtuar,mirëpo një rezultat pozitiv për një lëkurë të shëndetshme është edhe përzgjedhja e perimeve.

Ja disa perime, që janë plot me vitamina, minerale dhe fibra.

Spinaqi: A i keni sytë e lodhur apo të kuq dhe me qeska të errëta? Pasuroni menynë tuaj të përditshme me një porcion të spinaqit dhe ju do të shihni ndryshimin. Në fakt, të gjitha perimet me gjethe jeshile janë shumë të shëndetshme, por spinaqi është veçanërisht i mirë për lëkurën tuaj.

Rrepa e kuqe: Një tjetër ushqim i cili mund të bëjë mrekullira në aspektin e bukurisë dhe shëndetit. Rrepa e kuqe ka një efekt të madh në lëkurë dhe është e rekomanduar për ata që vuajnë nga aknet që ta konsumojnë rregullisht. Gjithashtu mund të ndihmojë në hidratimin e lëkurës dhe kundër rrudhave.

Speci i kuq: Speci i kuq është një nga burimet më të mira të vitaminës C, që mund të gjenden në natyrë. Vitamina C është shumë e rëndësishme sepse ajo rrit numrin e rruazave të bardha të gjakut dhe këto qeliza luftojnë bakteret dhe mikrobet në trupin tuaj. Mrekullia e vitaminës C është se stimulon prodhimin e kolagjenit i cili është i rëndësishëm për lëkurë rinore.

 

Policia: Nuk ka helm në Zubin Potok, ishte naftë

0

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media njofton se dje rreth orës 18:30, në Zubin Potok është ndier një kundërmim në ajër i derivateve – naftës që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët të cilin kundërmim e kanë vërejtur edhe nëpër shtëpi

“Menjëherë pas kësaj zyrtarët policor kanë kryer disa verifikime dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një derdhje (rreth 100 litra) të substancave kimike e quajtur ‘ Pentan’, e cila ishte derdhur në kanalizimin kryesor të Zubin Potokut”, thuhet në komunikatë.

Sipas hetimeve preliminare në këtë rast ishte i involvuar i dyshuari (M. D viti i lindjes -1982 mashkull serb), i cili edhe është arrestuar.

Kjo derdhje e këtij lëngu pastaj ka depërtuar në lumin Ibër. Për rastin në fjalë janë njoftuar njësitet relevante duke përfshirë edhe institucionet kompetente për verifikim dhe konstatim të gjendjes, për marrjen e masave të nevojshme dhe të menjëhershme për të verifikuar mundësin përhapjes së substancës së lëngët dhe parandalimin ndonjë rreziku më të gjerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar hapjen e rastit “Ndotja, de gradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.