Edi Rama e përcjell ndeshjen në shesh me qytetarët

0

Ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale kryeministri Rama për të parë ndeshjen Shqipëri-Danimarkë që po luhet mbrëmjen e kësaj të premteje. Te lulishtja para godinës së Kryeministrisë, u mblodhën në orën 20:30, dhjetëra qytetarë në një ambient të organizuar enkas për të parë ndeshjen.

Bashkë me qytetarët edhe kryeministri Rama nuk ngurroi të ulej mes tyre e e të ndiqte me mjaft vëmendje lojën e kombëtares sonë. Kamera e Kosovapress në Tiranë mundi të shkëpusë disa fragmente ku shihet kryeministri Rama së bashku me ministra të tjerë të Qeverisë, deputetë dhe ambasadorë tek ulen në shesh me qytetarët….

Atmosfera kudo në qytet ka qenë e zjarrtë qysh para fillimit të ndeshjes. Lokalet dhe sheshet në Tiranë janë tejmbushur me tifozë të Shqipërisë, që duke iu gëzuar ende temperaturave të ngrohta të motit kanë vendosur të mos mbyllen në shtëpi, por ta ndjekin ndeshjen në ambient të hapur.

Dellawie: Amerika ka qenë, është dhe do të jetë me Kosovën

0

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, i cili ka filluar detyrën prej dy javësh, deklaroi në një intervistë eskluzive për RTK, se interesi amerikan në Kosovë ka qenë, është dhe do të mbetet shumë i larte.

Promovimi i zhvillimit ekonomik, forcimi i sundimit të ligjit dhe promovimi I sigurisë rajonale, sipas tij, janë tre prioritetet e SHBA në Kosovë.

`Zhvillimi ekonomik dhe sundimi I ligjit shkojnë ngushtë njëra me tjetrën. Nuk mund të ketë investime pa sundim të ligjit”, tha ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Gregory Dellawie. Ai ka folur për marrëveshjet me Serbinë, ku ka pagëzuar qeverinë e Kosovës për arritjen e tyre, zhvillimin e përgjithshëm të demokracisë etj etj.

`Interesi jon është të promovojmë një Evropë të plotë dhe tregimi i Kosovës e plotëson këtë. Vetëm javën e fundit kemi pasë tre delagacione për një muaj e gjysmë. SHBA janë këtu edhe përmes KFOR. Jemi dukë ndërtuar një ambasaë e re, që tregon përkushtimin tonë. Jemi të kujdesëshëm shumë. Prej ditës së pare jemi me Kosovën”, tha ambasdori amerikan Gregory Dellawie, duke treguar per interesin amerikan ne Kosove.

Athinë: Zjarr në një spital, tre pacientë të vdekur

0

Tre persona kanë vdekur sot dhe dy janë lënduar nga zjarri që ka shpërthyer në një klinikë psikiatrike në Athinë kanë thënë zyrtarët grekë.

Siç thuhet jetën e kanë humbur tre pacientë, ndërsa dy janë dërguar në spital për shkak të ngufatjes nga tymi.

Përfaqësuesit e shërbimit të zjarrfikësve kanë thënë se 12 pacientë janë evakuuar nga klinika “Dafni” që gjendet në pjesën perëndimore të Athinës, transmeton AP.

Shkaku i rënies së zjarrit ende është i panjohur

PK u kërkon falje gazetarëve

0

Policia e Kosovës ,përmes një kumtese për opinion ka thënë se “ka marr në shqyrtim postimin e publikuar sot me 04.09.2015, nga “KosovaPress” lidhur me shprehjet dhe veprimet e punonjësit të Policisë, Togerit të apostrofuar, dhe distancohet nga një veprim apo sjellje e tillë dhe njëkohësisht për të gjithë ata gazetarë dhe mediume që janë ndier të fyer nga kjo sjellje, pavarësisht nga rrethanat e ngjarjes kërkojmë falje të sinqertë. Me këtë Policia e Kosovës tregon vendosmërinë se komunikimi i tillë nuk përkon me sjelljet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në raport me publikun.

E kemi konfirmuar disa herë dhe dëshirojmë ta ri-konfirmojmë se mediat në përgjithësi dhe gazetarët në veçanti çdoherë kanë qenë, janë dhe do të mbesin partnerë strategjik të Policisë së Kosovës në arritjen e objektivave tona për të garantuar një rend dhe siguri të përgjithshme në vend.

Ne ndër vite kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm me të gjithë gazetarët në procese të ndryshme dhe vlerësojmë lartë punën dhe kontributin e tyre në prezantimin dhe promovimin e punës dhe rezultateve objektive policore për opinionin e gjerë.

Ne jemi të palëkundur në qëndrimin se bashkëpunimi me mediat dhe gazetarët do të vazhdoj të kultivohet edhe më shumë, do të promovohen vlerat, angazhimet dhe përpjekjet për një avancim të këtij bashkëpunimi dhe njëkohësisht ju informojmë se ndaj të apostrofuarit e kemi filluar procedurën e hetimit të brendshëm”, përfundon kumtesa e PK.

Tërhiqni mashkullin e duhur me zakonet e duhura

0

A jeni vazhdimisht duke kërkuar mashkullin e duhur për ju të cilin duket se nuk keni për ta njohur kurrë?

E vërteta është, se nëse ju jeni një femër e bukur dhe e suksesshme, një femër e cila di se çfarë kërkon, natyrshëm mendohet se ju do të keni një rresht me meshkuj të pashëm të cilët presin për tu njohur me ju dhe vazhdimisht kërkojnë mundësi për të marrë pak vëmendje apo jo? Por, ky nuk është gjithmonë rasti që ndodh të jeni, madje, zakonisht, për çudi, nuk ndodh më kështu! Arsyen nuk mund ta themi qartë, por ama, kemi disa këshilla për ju!

Këshilla të cilat do ju bëjnë ju, të fitoni zakonet dhe vetëbesimin e duhur për të tërhequr djemtë e duhur! Ata të cilët nuk kanë përse të rrinë të presin një shenjë nga ju, pasi e meritojnë gjithë vëmendjen dhe kohën tuaj. Meshkuj të cilët nuk do jeni të detyruara të dilni në një takim më tepër për respekt apo për të mos e ofenduar atë.

Sekreti për të gjetur dhe njohur mashkullin e duhur, dhe për më tepër, për ta bërë atë të tërhiqet nga ju, shtrihet në këto zakone dhe metoda që ju kemi sjellë më poshtë!

1. Dëgjoni instinktin dhe intuitën tuaj
A niseni shpesh herë përpara se të njiheni dhe takoni një mashkull me shprehjen “ po sikur? ” Po sikur ai të jetë mashkulli i duhur për ju? Po sikur ai të mund të rezultojë shumë i mirë dhe i përshtatshëm nëse vazhdoni e njihni? Vajza, mos u nisni me këtë shprehje asnjëherë kur njihni një mashkull!! Kur ju niseni me dyshime dhe rrini me shpresa që ai mund edhe të rezultojë i mirë, apo i duhuri për ju, ju po humbisni kohën tuaj.
Femrat kanë një intuitë tepër të zhvilluar dhe nuk kanë përse të mbështeten tek shpresat apo mundësitë të cilat nuk ju garantojnë asgjë! Nuk keni përse të njihni një mashkull bazuar në dyshimet tuaja nëse mundet apo jo të jetë i duhuri për ju. Ju duhet të jeni të bindura se ai do ja vlejnë, dhe se intuita juaj ju thotë që ka shumë mundësi të rezultojë ashtu si ju e mendoni dhe e ndjeni! Mos humbisni kohën me dyshime dhe me meshkuj të cilët intuita dhe instinkti juaj nuk i aprovon menjëherë!

2. Bëni pyetje të forta!
Me pyetje të forta e kemi fjalën për pyetje të drejtpërdrejta! Pyetje që do bëjnë të mundur të mos humbisni kohë me meshkuj të cilët më vonë do të rezultojnë shumë larg pritshmërive tuaja. Pyetini ata që në fillim nisa kanë apo jo të dashur, nëse janë në një lidhje, pyetini ata se çfarë janë duke kërkuar dhe se çfarë presin. Mos kini ndroje aspak. Kjo gjë do j’ua lehtësojë punën të dyve madje, do ju bëjë të keni të qarta disa detaje të cilat mund t’ju prishin shumë punë më vonë.

3. Kini një sjellje tepër pozitive
Me sjellje pozitive e kemi fjalën jo vetëm për rregullat e mirësjelljes apo etikën të cilat janë të domosdoshme për të tërhequr mashkullin e duhur, por, për energjitë tuaja. Për karizmën dhe pozitivitetin tuaj. Për atë çka ju rrezatoni tek të tjerët. Të qenurit një femër pozitive, do bëjë që pas jush të tërhi8qen njerëz pozitiv, njerëz të cilët vlerësojnë energjitë dhe çiltërsinë tuaj dhe jo negativitetin, ankesat, pesimizmin dhe arrogancën tuaj. Dini se si të bëni një jetë dhe sjellje pozitive, se si të motivoni dhe argëtoheni me të tjerët. Mos bëni thashetheme dhe mos u ankoni për çdo gjë kur njiheni me një mashkull. Mos e ngarkoni situatën tuaj me energji negative. Mund të tingëllojë paksa jo shumë e rëndësishme, por, në realitet, sjellja juaj pozitive mund të bëjë diferencën më të madhe që s’e kishit menduar më parë!

4. Thoni “PO”!
Një tjetër zakon që duhet të thyeni është ajo e të thënit jo për çdo rast dhe mundësi që ju del përpara. Një koleg i punës tuaj ju fton për një kafe, apo një mik i juaji ju fton në një party në moment të fundit. E dimë se është më e natyrshme të thoni jo, dhe i bini shkurt, por, përse duhet të thoni jo? Përse, kur ekziston sadopak mundësi që ju të njihni një mashkull që mund të jetë i duhuri. Dilni me kolegët, miqtë, të afërmit tuaj. Universi vet po ju jep përpara mundësitë dhe rastet për të thonë Po!, për të bërë të mundur më shumë mundësi për të njohur dikë në ambiente të reja.

​Edi Rama: Sonte është mbrëmja e kuqezinjve

0

Edhe në Tiranë ndeshja Danimarkë-Shqipëri po pritet me padurim.

Një monitor është vendosur në qendër të Tiranës me ç’rast kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi në Facebook me anë të cilës ka thënë se ndeshja do të fillojë edhe tre çerek ore duke e quajtur mbrëmja e kuqezinjve.

“Për treçerek ore nis mbrëmja e kuqezinjve…#ForcaShqiperia ka shkruar Edi Rama në Facebook.

​Refugjatët në shenjë proteste gjuajnë ushqimin dhe ujin

0

Policia e Hungarisë ka publikuar një xhirim në të cilin shihet se si refugjatët në shenjë protestë që nuk kanë mundur të nisen për në Vjenë e gjuajnë ushqimin dhe ujin që ua kanë sjellë ata.

Refugjatët në Bicke nuk duan të shkojnë në qendrën pranuese insistojnë që me tren të vazhdojnë rrugën për në Austri.

Rreth 500 refugjatë refuzojnë të lëshojnë trenin i cili dje është bllokuar 40 kilometra nga Budapestit. Autoritetet hungareze po bëjnë përpjekje që me autobusë t’i vendosin në qendrat e pranimit gjë që refugjatët nuk po pranojnë.

Parlamenti i Hungarisë sot në një vendim urgjent ka miratuar propozimin e kryeministrit Viktor Orban sipas të cilit është shpallur gjendje krizë.

Viktima e parë e refugjatëve në Hungari

0

Një burrë nga Pakistani ka vdekur në Hungari pasi që u rrëzuar në hekurudhë kur një grup prej rreth 350 emigrantëve ishte duke ikur nga stacioni i trenit në vendin e quajtur Bicke.

Autoritetet në këtë vend kanë mbajtur rreth 800 refugjatë ka thënë policia hungareze.

Në deklaratën e policisë thuhet se policia nuk i ka ndjekur grupin e refugjatëve që kanë ikur ndërsa burri është rrëzuar rreth 800 metra nga stacioni, transmeton Reuters.

Televizioni hungarez transmeton se pakistanezi ka rënë dhe ka goditur kokën në binarë.

Beyonce mbush 34 vjeç

0

Beyonce është duke festuar ditëlindjen e saj sot duke mbushur plot 34 vjeç.

Jo vetëm që ka punuar për trupin e saj për të cilin vdesin të gjithë, por ajo është gjithashtu një grua e suksesshme në karrierë, duke qenë një nga superstaret femra më të mëdha në botë, dhe tani është një bashkëshorte dhe një nënë e mahnitshme.

Ish këngëtarja e grupit Destiny Child, e cila është fytyra e re e VOGUE për muajin shtator, është një idhull për shumë fansa

Sulm në Turqi, vritet një polic

0

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një sulm nga militantët kurdë në një stacion të policisë në qytetin lindor të Turqisë, Tunceli.

Sulmi është i fundit në valën e dhunës që ka shpërthyer në lindje të vendit, duke pasuar ndërprerjen e armëpushimit mes qeverisë turke dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) në muajin korrik.

Sipas raportimeve, një vajzë është lënduar gjatë sulmit të sotme, si dhe një ngasës i ambulancës.