A jeni vazhdimisht duke kërkuar mashkullin e duhur për ju të cilin duket se nuk keni për ta njohur kurrë?
E vërteta është, se nëse ju jeni një femër e bukur dhe e suksesshme, një femër e cila di se çfarë kërkon, natyrshëm mendohet se ju do të keni një rresht me meshkuj të pashëm të cilët presin për tu njohur me ju dhe vazhdimisht kërkojnë mundësi për të marrë pak vëmendje apo jo? Por, ky nuk është gjithmonë rasti që ndodh të jeni, madje, zakonisht, për çudi, nuk ndodh më kështu! Arsyen nuk mund ta themi qartë, por ama, kemi disa këshilla për ju!
Këshilla të cilat do ju bëjnë ju, të fitoni zakonet dhe vetëbesimin e duhur për të tërhequr djemtë e duhur! Ata të cilët nuk kanë përse të rrinë të presin një shenjë nga ju, pasi e meritojnë gjithë vëmendjen dhe kohën tuaj. Meshkuj të cilët nuk do jeni të detyruara të dilni në një takim më tepër për respekt apo për të mos e ofenduar atë.
Sekreti për të gjetur dhe njohur mashkullin e duhur, dhe për më tepër, për ta bërë atë të tërhiqet nga ju, shtrihet në këto zakone dhe metoda që ju kemi sjellë më poshtë!
1. Dëgjoni instinktin dhe intuitën tuaj
A niseni shpesh herë përpara se të njiheni dhe takoni një mashkull me shprehjen “ po sikur? ” Po sikur ai të jetë mashkulli i duhur për ju? Po sikur ai të mund të rezultojë shumë i mirë dhe i përshtatshëm nëse vazhdoni e njihni? Vajza, mos u nisni me këtë shprehje asnjëherë kur njihni një mashkull!! Kur ju niseni me dyshime dhe rrini me shpresa që ai mund edhe të rezultojë i mirë, apo i duhuri për ju, ju po humbisni kohën tuaj.
Femrat kanë një intuitë tepër të zhvilluar dhe nuk kanë përse të mbështeten tek shpresat apo mundësitë të cilat nuk ju garantojnë asgjë! Nuk keni përse të njihni një mashkull bazuar në dyshimet tuaja nëse mundet apo jo të jetë i duhuri për ju. Ju duhet të jeni të bindura se ai do ja vlejnë, dhe se intuita juaj ju thotë që ka shumë mundësi të rezultojë ashtu si ju e mendoni dhe e ndjeni! Mos humbisni kohën me dyshime dhe me meshkuj të cilët intuita dhe instinkti juaj nuk i aprovon menjëherë!
2. Bëni pyetje të forta!
Me pyetje të forta e kemi fjalën për pyetje të drejtpërdrejta! Pyetje që do bëjnë të mundur të mos humbisni kohë me meshkuj të cilët më vonë do të rezultojnë shumë larg pritshmërive tuaja. Pyetini ata që në fillim nisa kanë apo jo të dashur, nëse janë në një lidhje, pyetini ata se çfarë janë duke kërkuar dhe se çfarë presin. Mos kini ndroje aspak. Kjo gjë do j’ua lehtësojë punën të dyve madje, do ju bëjë të keni të qarta disa detaje të cilat mund t’ju prishin shumë punë më vonë.
3. Kini një sjellje tepër pozitive
Me sjellje pozitive e kemi fjalën jo vetëm për rregullat e mirësjelljes apo etikën të cilat janë të domosdoshme për të tërhequr mashkullin e duhur, por, për energjitë tuaja. Për karizmën dhe pozitivitetin tuaj. Për atë çka ju rrezatoni tek të tjerët. Të qenurit një femër pozitive, do bëjë që pas jush të tërhi8qen njerëz pozitiv, njerëz të cilët vlerësojnë energjitë dhe çiltërsinë tuaj dhe jo negativitetin, ankesat, pesimizmin dhe arrogancën tuaj. Dini se si të bëni një jetë dhe sjellje pozitive, se si të motivoni dhe argëtoheni me të tjerët. Mos bëni thashetheme dhe mos u ankoni për çdo gjë kur njiheni me një mashkull. Mos e ngarkoni situatën tuaj me energji negative. Mund të tingëllojë paksa jo shumë e rëndësishme, por, në realitet, sjellja juaj pozitive mund të bëjë diferencën më të madhe që s’e kishit menduar më parë!
4. Thoni “PO”!
Një tjetër zakon që duhet të thyeni është ajo e të thënit jo për çdo rast dhe mundësi që ju del përpara. Një koleg i punës tuaj ju fton për një kafe, apo një mik i juaji ju fton në një party në moment të fundit. E dimë se është më e natyrshme të thoni jo, dhe i bini shkurt, por, përse duhet të thoni jo? Përse, kur ekziston sadopak mundësi që ju të njihni një mashkull që mund të jetë i duhuri. Dilni me kolegët, miqtë, të afërmit tuaj. Universi vet po ju jep përpara mundësitë dhe rastet për të thonë Po!, për të bërë të mundur më shumë mundësi për të njohur dikë në ambiente të reja.
