Kryetarët e AAK-së: Qeveri,mblidhi mendët!

0

AAK, sot ka mbajtur një takim pune me kryetarët e degëve të partisë, ku i është bërë një analizë zhvillimeve në parti, si dhe pozicionimit që do të mbajë kjo strukturë politike në raport me disa procese të rëndësishme për vendin.
AAK me të gjitha degët e saj, do të vazhdojë të jetë e vendosur në mbrojtjen e interesit nacional e qytetar edhe në trajtimin e temave të mëdha, sic janë ASK, Demarkacioni dhe Gjykata Speciale…
Opozitarizmi i AAK-së në të tri këto tema, është i argumentuar dhe nuk ka për qëllim të hapë armiqësi as me Serbinë, as me Malin e zi e as Komunitetin Ndërkombëtar, por ajo do të vazhdojë të jetë e vendosur në kundërshtimin e cdo gjëje, që në cfarëdo forme, cenon funksioninim e shtetit të Kosovës.
Kjo parti do ta rrisë aktivizimin opozitar ndaj qeverisjes në të gjitha nivelet në Kosovë, e posacërisht për qeverisjen në nivelin qendror, e cila ka degraduar skajshëm dhe cilësia e saj e keqe nuk është garancë as për zhvillim e as për stabilitet politik.
Duke pasur parasysh, trendin në rritje të pakënaqësisë qytetare, AAK e fton qeverinë dhe institucionet qendrore të shtetit, që të reflektojnë dhe ta dëgjojnë zërin e pakënaqur qytetar, kjo derisa nuk është bërë tepër vonë.
Kryetarët e degëve të AAK-së, e kanë vlerësuar procesin zgjedhor në Parti, dhe kanë konstatuar se AAK po konsolidohet në një subjekt serioz politik dhe po krijon kapacitete shtesë, në mënyrë që të jetë e gatshme për sfidat e reja politike.

Jahjaga do të zhvilloi vizitë zyrtare në Shqipëri

0

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga do të zhvillojë vizitë zyrtare në Shqipëri më 10 dhe 11 shtator. Presidentja Jahjaga do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Nishani, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. Jahjaga do t’u drejtohet me një fjalim edhe deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Sot mblidhen familjarët e heronjve dhe dëshmorëve të kombit

0

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Verifikim, Agim Çeku pritet që para familjarëve të dëshmorëve të kombit të konfirmojë se komisioni të cilin e kryeson do t’ua njehë statusin e dëshmorëve të kombit edhe të rënëve para luftës çlirimtare. Kështu thuhet në një njoftim të Komisionit të Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, të cilët sot në ora 14:00 organizojnë një tubim me familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit./21Media

Avokati i Popullit në mbrojtje të qytetarëve

0

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thotë se gjykatat kosovare vazhdojnë t’i shkelin më së shumti të drejtat e qytetarëve. Jashari ka thënë se në Kosovë është një praktikë e keqe, e cila nuk e bën kompensimin e personave, të cilëve shteti ua ka shkelur të drejtën që brenda një afati të arsyeshëm kohor të përfundojë me procedurën e gjykimit./21Media

Kosova merr kredi 39.9 milionë euro për hekurudhat

0

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka treguar se ka nënshkruar një kredi me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në vlerë prej 39.9 milionë euro. Këto mjete do të përdoren për rehabilitimin e hekurudhave që lidhin Kosovën me Maqedoninë dhe Serbinë. Sipas tij, kredia është marrë me kushte shumë të volitshme, duke treguar se norma e interesit do të jetë vetëm 1 për qind.
Ministri Hoti komentuar edhe pakon e re fiskale, duke thënë se ajo ashtë pritur mirë nga bizneset dhe odat ekonomike. Hoti me anë të një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje bizneseve të raportojnë çfarëdo paqartësie që mund të kenë lidhur me pakon e re fiskale./21Media

​Kosova dhe Malta me bashkëpunim kulturor

0

Në kuadër të vizitës zyrtare në Maltë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Shala, ka takuar ministrin e Drejtësisë, Kulturës dhe Qeverisjes Lokale të këtij vendi, Hon. Owen Bonnici. Dy ministrat biseduan për bashkëpunim konkret në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore mes dy vendeve.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe atij Bonnici, u diskutua për përvojat e Maltës në legjislacion, si dhe nevojën që Kosova të harmonizojë legjislacionin në përkim me standardet moderne evropiane.

“U bisedua edhe për shkëmbimin e përvojave në konservimin dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore. Në këtë drejtim, ministri Shala kërkoi nga Malta që të ndihmojë Kosovën me ekspertë në fushë të trashëgimisë dhe të kulturës. Gjatë këtij takimi, u bisedua edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESO. Ministri Shala i kërkoi ministrit maltez përkrahje dhe mbështetje për anëtarësim e Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme, ndërsa homologu i tij i shprehu gatishmërinë për përkrahje të plotë të Maltës për anëtarësim e Kosovës në UNESCO, si dhe në organizatat të tjera.Dy ministrat gjithashtu u pajtuan për shqyrtimin e mundësive për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore në futboll ndërmjet dy përfaqësueseve. Ministrat u pajtuan që, mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, institucionet e kulturës të bashkëpunojnë, në mënyrë që artistët nga të dyja vendet të mund të performojnë në vendet respektive”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Kulturës.

Ministri Shala e ftoi ministrin Hon. Owen Bonnici që ta vizitojë Kosovë, ftesë të cilën ai e mirëpriti me kënaqësi.

Gjatë vizitës në Maltë, ministri Shala u takua me drejtuesit Inspektoratit të Lartë të Trashëgimisë Kulturore, me të cilët u bisedua për modelin e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Po ashtu, gjatë vizitës në Maltë, ministri Shala u takua edhe me drejtuesit e “Heritage Malta”, si dhe, Njësinë e Restaurimit në kuadër të Ministrisë së Kulturës së këtij vendi, institucione këto që janë përgjegjëse për konservimin, restaurimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Me ta, u bisedua gjithashtu për shkëmbimin e përvojave në fusha të konservimit dhe restaurimit, si dhe në mundësitë e ofrimit të mbështetjes për ngritjen profesionale të kuadrove të institucioneve të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

AAK: Dekreti i Asociacionit serb në Kushtetuese “yrrnek i Isës dhe Hashës”

0

Dërgimi i dekretit për Asociacionin e komunave serbe nga Qeveria e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese nga opozita dhe shoqëria civile po shihet si një praktikë që nuk do të duhej ndjekur, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës, si organ ligjvënës në vend.

Për dërgimin e kësaj lënde në kushtetuese ka kundërshtim dhe dilema nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile, sipas të cilëve dërgimi i kësaj lënde përbënë një praktik që nuk është ndjekur deri më tani dhe se dëshmon për mos përfillje të Kuvendit nga ana e Qeverisë.

Opozitarët thonë se ata që nënshkruan këto marrëveshje do të duhej paraprakisht të ishin të bindur se po nënshkruanin marrëveshje që nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e jo pasi të nënshkruanin diçka ta konsultojnë aktin më të lartë juridik të shtetit.

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje tha për se marrëveshja e 26 gushtit është e dëmshme për Kosovën dhe duke e qenë e tillë, qeveria nuk është në gjendje që të njëjtën ta dërgoj para deputetëve dhe Kuvendit. Sipas tij, kjo që po pritet të ndodh me dërgimin e këtij dekreti qeveritar e me shmangien që po i bëhet kuvendit nuk duhet pranuar.

Dërgimi i këtij dekreti nga ana e Qeverisë në kushtetuese, sipas tij, është një precedent që po ndodh, pasi që për të arsyetuar arritjen e një marrëveshje të re nuk mund të referohesh në të kaluarën.

Hoxha sikurse bashkëpartiakët e tij sërish ka bërë ftesë që të kundërshtohen këto marrëveshje përmes mobilizimit qytetar duke protestuar. Kjo sipas tij, do të detyronin zyrtarët qeveritarë që të largohen nga pozicionet që kanë ose nga vendet e tyre të punës.

Në AAK thonë se është e çuditshme se si vet qeveria që është nënshkruese e marrëveshjes për Asociacionin, e dërgon të njëjtën marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj përmes emailit tha se qeveria do të duhej se para të nënshkruanin këtë marrëveshje të ishin të bindur se po nënshkruan marrëveshje që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Ndërsa, Jetmir Bakija nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se dërgimi i dekretit qeveritarë nga ana e vet qeverisë nuk është një praktik e cila do të duhej ndjekur, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës si organ ligjvënës në vend.

Mirëpo ajo që për Bakin mbetet më e rëndësishme është fakti se çfarë dekreti do të dërgoj Qeveria në Kushtetuese.

Sipas tij, marrëveshja e arritur së fundmi në Bruksel lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovës, ka dal jashtë marrëveshjes së 19 prillit, dhe për këtë do të duhej që Kuvendi ta dërgonte këtë dekr et qeveritarë në Kushtetuese.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës ka arritur me 26 gusht të nënshkruaj në pako katër marrëveshje të reja me Serbinë, në mesin e të cilave është edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, marrëveshje që kishte nxitur reagime e aksione nga ana e opozitës.

Pastroni arteriet e zemrës me këto 3 përbërës

0

Arteriet në trupin e njeriut janë transportuesit kryesorë të oksigjenit dhe ushqyesve në zemër, si dhe në organet e tjera të rëndësishme. Për shak se ato janë shumë të rëndësishme për trupin, arteriet duhet të qëndrojnë të shëndetshme. Ushqimet e yndyrshme, produktet e përpunuara, kimikatet dhe toksina mund të shkaktojnë probleme serioze në sistemin kardiovaskular.

Arteriet në trupin e njeriut janë transportuesit kryesore të oksigjenit dhe ushqyesve në zemër, si dhe në organe të tjera të rëndësishme. Për shkak se ato janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj duhet të qëndrojnë të shëndetshme. Ushqimet yndyrore, produktet e përpunuara, kimikatet dhe toksinat mund të shkaktojë probleme serioze me sistemin kardiovaskular. Përbërësit që do t’ju paraqesim më poshtë janë shumë të dobishme për të zhbllokuar arteriet e bllokuara, si dhe për eliminimin e yndyrnave në gjak/Shendeti.

Ja ilaçi natyral që kryen këtë funksion:

Përbërësit:

8 kokrra limoni

4 litra ujë

Disa copa xhenxhefil

8 thelpinj hudhër

Përgatitja:

Shpërlajini limonat dhe pritini në feta të holla (sëbashku me lëkurën). Në një tenxhere valoni ujin me xhenxhefilin dhe hudhrat ( të cilat duhet t’i copëtoni më parë në blender). Pasi të ftohet uji me hudhra dhe xhenxhefil shton fetat e limonit.

Konsumojeni këtë pije çdo ditë, 2 orë para se të konsumoni ushqimin, në mënyrë që stomaku të jetë bosh. Gjatë trajtimit me këtë ilaç qëndroni aktiv, së paku 3 herë në javë. Në këtë mënyrë ju nuk do të pastroni thjesht arteriet tuaja, por do të përmirësoni shëndetin e përgjithshëm.

Kjo pije do të  reduktojë yndyrën e tepërt në trup, do të zhbllokojë arteriet koronare, do të pastrojë mëlçinë si dhe do t’ju mbrojë nga bakteret dhe viruset.

Rusia tenton krijimin e Rrjetit të Spiunëve në Evropë

0

Agjencia e Republikës Çeke, për kundërzbulim, ka thënë se numri i spiunëve të Rusisë është shumë i lartë dhe se Kremlini po ndërton një rrjetë të spiunëve në Evropë, të ngjashëm me atë të Bashkimit Sovjetik, para luftës së parë botërore.

“ Vlerësohet se Rusia është duke ndërtuar një strukturë në Evropë, mbi konceptin e Kominternës, e themeluar nga Bashkimi Sovjetik” thuhet në raportin mujorë të Shërbimit Informativë të Sigurisë së Çekisë , të publikuar dje.

Kominterna, është shoqatë e partive komuniste e cila ishte themeluar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1919. Raporti thotë se Kremlini po mundohet të merr në kontroll organizatat e komunitetit rus, në Çeki. Raporti potencon se Rusia vazhdon të jetë e interesuar në sektorin e energjisë në Çeki, sidomos për centralet bërthamore

Mijëra emigrantë arrijnë në Austri

0

Policia e Austrisë ka konfirmuar se dy mijë emigrantë kanë hyrë në këtë vend gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një veprimi befasues të qeverisë hungareze, e cila kishte siguruar automjete për migrantët.

Austria ka rënë dakord me Gjermaninë, se do të lejojë azilkërkuesit të kalojnë përmes kufijve të saj. Në anën tjetër Hungaria për disa ditë me radhë i kishte ndaluar emigrantët që të udhëtonin me tren, drejt Austrisë dhe Gjermanisë, me arsyetimin sa është e obliguar t’i regjistroj ata. Radhët e refugjatëve që kanë përfshirë vendet e Bashkimit Evropian, kohëve të fundit, i kanë shtyrë këta të fundit që të ballafaqohen me valë të papara të emigrantëve.

Më shumë se 140 mijë emigrantë janë regjistruar të kenë hyrë në Hungari, përmes Serbisë, aty ku Hungari është duke ndërtuar një mur të lartë prej 3.5 metra , për të ndaluar fluksin e emigrantëve.