AAK: Dekreti i Asociacionit serb në Kushtetuese “yrrnek i Isës dhe Hashës”

TË FUNDIT

Dërgimi i dekretit për Asociacionin e komunave serbe nga Qeveria e Kosovës në Gjykatën Kushtetuese nga opozita dhe shoqëria civile po shihet si një praktikë që nuk do të duhej ndjekur, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës, si organ ligjvënës në vend.

Për dërgimin e kësaj lënde në kushtetuese ka kundërshtim dhe dilema nga ana e opozitës dhe shoqërisë civile, sipas të cilëve dërgimi i kësaj lënde përbënë një praktik që nuk është ndjekur deri më tani dhe se dëshmon për mos përfillje të Kuvendit nga ana e Qeverisë.

Opozitarët thonë se ata që nënshkruan këto marrëveshje do të duhej paraprakisht të ishin të bindur se po nënshkruanin marrëveshje që nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, e jo pasi të nënshkruanin diçka ta konsultojnë aktin më të lartë juridik të shtetit.

Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje tha për se marrëveshja e 26 gushtit është e dëmshme për Kosovën dhe duke e qenë e tillë, qeveria nuk është në gjendje që të njëjtën ta dërgoj para deputetëve dhe Kuvendit. Sipas tij, kjo që po pritet të ndodh me dërgimin e këtij dekreti qeveritar e me shmangien që po i bëhet kuvendit nuk duhet pranuar.

Dërgimi i këtij dekreti nga ana e Qeverisë në kushtetuese, sipas tij, është një precedent që po ndodh, pasi që për të arsyetuar arritjen e një marrëveshje të re nuk mund të referohesh në të kaluarën.

Hoxha sikurse bashkëpartiakët e tij sërish ka bërë ftesë që të kundërshtohen këto marrëveshje përmes mobilizimit qytetar duke protestuar. Kjo sipas tij, do të detyronin zyrtarët qeveritarë që të largohen nga pozicionet që kanë ose nga vendet e tyre të punës.

Në AAK thonë se është e çuditshme se si vet qeveria që është nënshkruese e marrëveshjes për Asociacionin, e dërgon të njëjtën marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj përmes emailit tha se qeveria do të duhej se para të nënshkruanin këtë marrëveshje të ishin të bindur se po nënshkruan marrëveshje që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Ndërsa, Jetmir Bakija nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se dërgimi i dekretit qeveritarë nga ana e vet qeverisë nuk është një praktik e cila do të duhej ndjekur, meqë një gjë të tillë do të duhej ta bënte Kuvendi i Kosovës si organ ligjvënës në vend.

Mirëpo ajo që për Bakin mbetet më e rëndësishme është fakti se çfarë dekreti do të dërgoj Qeveria në Kushtetuese.

Sipas tij, marrëveshja e arritur së fundmi në Bruksel lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovës, ka dal jashtë marrëveshjes së 19 prillit, dhe për këtë do të duhej që Kuvendi ta dërgonte këtë dekr et qeveritarë në Kushtetuese.

Ndryshe, delegacioni i Kosovës ka arritur me 26 gusht të nënshkruaj në pako katër marrëveshje të reja me Serbinë, në mesin e të cilave është edhe marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, marrëveshje që kishte nxitur reagime e aksione nga ana e opozitës.