Apeli refuzon ankesën e avokatit të Vahide Badivukut

TË FUNDIT

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën prej një muaji paraburgim, ndaj të dyshuarve Vahide Badivuku, K.H. dhe M.O. Në këtë mënyrë kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ika refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë i 24 gushtit.

Vahide Badivuku po dyshohet nga ana e prokurorisë, se ka kryer veprat penale:” Marrje e ryshfetit”, , si dhe” Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Ndërsa K.H. dhe M.O. për veprën penale “Ushtrim i ndikimit në bashkëkryerje”.

Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë, ngase bazuar në shkresat e lëndës, janë plotësuar shkaqet dhe arsyet ligjore për caktimin e masës se paraburgimit, ashtu siç parashihen në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.